FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Të rinjtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 20:34

Diktatura e ndritur


ARMANDO BOCE
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Është e vështirë të dallohet qartë nëse pikëpamja e “Të rinjve” për një diktaturë të ndritur, ishte një përpjekje për të argumentuar mënyrën qeverisëse të Zogut, apo vërtet Shqipëria kishte nevojë për një regjim si ai që mbronin Nebil Çika e Ismet Toto, sidomos i dyti. Gjithsesi është e vërtetë se Zogu sado i kritikueshëm në qeverisje, arriti rezultate me reformat e tij, rezultate që sigurisht nuk do të ishin arritur po të mos kishte një qeverisje të tillë me dorë të fortë. Pra, forma e ndjekur ishte ajo e duhura. Vendi sakaq kishte provuar në kurriz të tij shumë dështime në politikë, qeveritë zëvendësonin njëra-tjetrën madje dhe me grushte shteti. Liritë politike në të zgjedhur dhe në të përfaqësuar, politikanët e rinj shqiptarë i kuptuan në mënyrë të gabuar.


Çështja për një “diktaturë të ndritur” është argumentuar gjatë nga “të rinjtë”. Nevoja, situata, mjetet e tradita ishin argumentet ku bazohej kjo ide. Nevoja e një qeverie të fortë ndryshe nga ato të kaluarat që dështuan, situata ekonomike e shoqërore, ku ndodhej vendi kërkonte vendosmëri e jo lëkundje e "diversitet" në vendimmarrje. Për më tej, mjetet në dispozicion të një vendi të vogël e ulnin ndjeshëm pjesëmarrjen aktive të popullit në qeverisje. Tradita përbënte gjithashtu një element më shumë që lejonte zbatimin në vend të një qeverisjeje autoritare. Shqiptari nuk shqetësohej nëse në parlament kishte një apo asnjë parti politike, kjo sepse në nivel regjimi shtetëror mungonte tek ai ideja e të qenit i përfaqësuar diku politikisht. Eksperimenti i kaluar me partitë politike si ajo Përparimtare e Popullore, nuk shkoi më shumë se një ndjenjë kureshtjeje.

Mungesa gjatë kësaj kohe e një ideologjie është e qartë në Shqipëri. Kështu gazetat e revistat e të rinjve shqiptarë kanë një synim, suksesin e një parimi, një ideje. Gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, opozita ndaj një qeverie të vjetër u ndërthur me ndërtimin e një ideologjie. Por ideologjia do të mbetet brenda mureve të redaksisë kur ajo has në kundërshtimet e njëpasnjëshme të qeverisë në forma nga më të ndryshmet. Të parat revista të të rinjve me përmbajtje ideologjike u mbyllën shepjt, duke treguar tashmë se idetë e reja nuk kishin simpatinë e qeverisjes së vjetër.

Është e vërtetë se dhe vetë punëtorët e ideologjisë shqiptare, nuk ishin të përkushtuar në krijimin e këtyre ideve. Arsyet e kësaj letargjie ishin nga më të ndryshmet por më e rëndësishmja sepse “duhej më shumë dritë”. Kushtet nuk ishin të duhura për ndërtimin e një ideologjie të mirëfilltë, përndryshe lëvizja do të kishte dhe mbështetjen e politikës. Rasti i 21 tetorit të qeverisë së Mehdi Frashërit tregoi se politika dhe ideologjia nuk kishin dhe aq kundërshti sa ishin shfaqur në të kaluarën. “Një ideologji kombëtare nuk mund të ndërtohet nëse nuk ka kushte politike të favorshme”.

Në mes të këtyre zhvillimeve në krye të ideologjisë së re qëndronte lartësimi i kombit shqiptar. Kombi duhej fuqizuar e të arrinte deri aty sa të vetëripërtërihej. “Të gjitha shtresat e shoqërisë, të mos krijojnë konflikte sociale, por përkundrazi në harmoni të punojnë për qëllimin final: Madhërimin e Gjallërimin e Kombit”.

Ky lartësim do të çonte në krijimin e njeriut të fortë si nga ana biologjike ashtu dhe morale. “Një njeri i ri që të ofrojë mundësi, që të dashurojë por dhe të urrejë. Ajo që do ta dallojë këtë njeri të ri nuk është mungesa e individualizmit, por përkushtimi i tij në tërësinë kombëtare”. Ky njeri shqiptar do të ishte i disiplinuar dhe inkuadruar edhe ushtarakisht.

Një nga parimet e kësaj diktature ishte prona private. Prona private në një shtet të “diktaturës së ndritur” ishte themelore në marrëdhëniet ekonomike. Kjo pronë përveçse të drejta kishte dhe detyrime. Të zotëruarit pronë nuk do të thotë detyrimisht që me të të abuzohej. Kjo do ta çonte situatën në atë gjendje ku hendeku do të ishte shumë i madh midis shtresave.

Duke rishpërndarë pasurinë evitohej që shtresa më e varfër të kthehej në rrezik e të binte pre e ideologjive që predikonin luftën e klasave e përmbysje të qeverive përmes revolucioneve. Ky mund të konsiderohet dhe nga tiparet më interesante të “diktaturës së ndritur”, pasi në historinë evropiane rishpërndarja e pasurisë nuk ishte karakteristikë e një regjimi diktatorial. Në vende si Gjermania apo Italia, firmat e mëdha u favorizuan dhe pasurimi i tyre vazhdoi edhe nën sundimet totalitare, ndërsa në Bashkimin Sovjetik nuk ekzistonte fare prona private. Ndaj dhe në veçoritë e saj “diktatura e ndritur” nuk mund të njësohet me regjimet diktatoriale të shfaqura në shtetet e tjera të Evropës.

Sigurisht që kur flitet për Shqipërinë e klasën e saj të pasur, fjala është për pronarët e mëdhenj të tokave. Shqipëria ishte një vend agrar e shumë larg industrializimit, por shtresa e këtyre pronarëve ishte pasuruar më shumë e pozita e saj ishte vështirë për t’u kërcënuar. Në këtë situatë, kur duhet krijuar tek masat ndërgjegjja kombëtare dhe ndjenja e disiplinës, është e nevojshme dhe e domosdoshme vendosja e një “diktature të ndritur”. Kombi shqiptar me prapambetjen e tij shoqërore, politike dhe ekonomike, kishte pikërisht nevojë për një “diktaturë të ndritur”.

Në ato kushte ishte e padiskutueshme dhe jashtë realitetit, të vihej në diskutim vendi i Shqipërisë në kulturën perëndimore krahas shteteve të tjera evropiane. Prapambetja e trashëguar kishte krijuar një dallim të thellë me këto shtete, madje deri dhe me fqinjët. “Populli e ndjen që shpëtimi do vijë nga një “diktaturë e ndritur”, ai ka nevojë për veprim, e jo sentimetalizma, ai nuk do teori e retorikë, nuk do apati e përgjumje, por veprim, veprim. Prestigji moral i kombit arrihet vetëm përmes kësaj diktature” . Sepse në mes të Evropës, një vend analfabet, i paorganizuar politikisht dhe me një ekonomi mosekzistuese, ishte një shfaqje e mjerueshme.

Kur Zogu konsolidoi pushtetin e tij duke i dhënë për disa kohë vërtet formën e një “diktature të ndritur” shqiptarët miratuan në heshtje dhe nuk u shqetësuan shumë që liria e tyre për të zgjedhur ishte kufizuar. Të lodhur nga mungesa e qëndrueshmërisë politike, ardhja e Zogut u vlerësua prej shumë intelektualëve, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, si një shenjë dinamizmi në qeverisje. Monarki apo republikë, kjo ishte pak e rëndësishme nëse në krye qëndronte një person si Ahmet Zogu, dinamik dhe me energjitë për t’i imponuar një shoqërie të tillë shqiptare reformat e tij modernizuese. Në këtë kohë simpatia për monarkinë nuk fshihej nga “të rinjtë”.


Krah zhvillimeve në vend me “diktaturë të ndritur” të rinjtë nuk nënkuptonin zhdukjen e institucioneve si parlamenti apo qeveria, por se këto institucione duhej të ndryshonin në përmbajtje. Në parlamentin e ri duhej të mbizotëronte në radhë të parë nacionalizmi e më pas pjesëmarrja të ngrihej në bazë të kualifikimit të individëve. Aftësia profesionale ishte shumë e rëndësishme në këto nivele. Në parlament nuk duhet të mungonte as juristi, por as agronomi, as ekonomisti, por as inxhinieri. Vetëm me këtë përbërje formulimi i ligjeve do të bëhej nga njerëz kompetentë dhe jo nga deputetë merita e vetme e të cilëve ishte të vidhnin e të mbanin mbiemër të njohur.

Dikush do ta konsideronte kufizimin e votës si një nga format më antidemokratike që iu imponohej shqiptarëve.8 Por si mund të mendohej t'i jepej e drejta e votës një fshatari apo qytetari në shumicën dërrmuese të rasteve analfabet, apo që gruan e tij e trajtonte si skllave e që padrejtësitë që përballonte i zgjidhte duke kapërcyer shtetin ligjor?! Fakti që Mbreti mishëronte tashmë figurën e një udhëheqësi reformator konsiderohej çështje e mbyllur.

Pyetja që lind në këto momente është nëse një parlament si ai i kërkuar nga “të rinjtë” mund të zgjidhej vërtet nga shqiptarët? Është e sigurt se “të vjetrit” nuk plotësonin asnjë nga kushtet për këtë lloj parlamenti. Ata ishin joprofesionalë dhe pa ndjenjë të fortë kombëtare. Një parlament i tillë me tipare të reja vërtet që nuk mund të zgjidhej në vitet e para, por studentët shqiptarë tashmë po arsimoheshin si brenda ashtu dhe jashtë vendit dhe asgjë nuk do t'i pengonte të bëheshin në të ardhmen e afërt anëtarë të këtij institucioni.

Ardhja në fuqi e qeverisë së Mehdi Frashërit ishte dhe rasti i shfaqur në zhvillimin e shtetit shqiptar që tregoi se elementët përparimtarë në shoqërinë shqiptare nuk mungonin. Atyre vetëm iu duhej dhënë mundësia të shfaqnin aftësitë e tyre në strukturën e shtetit. Në këto rrethanat të reja, një qeveri e një parlament ndryshe, si ai që kërkonin me ngulm “të rinjtë” nuk ishte më i pamundur.

Kundërshtitë që shfaqen nga të vjetrit kundër “diktaturës së ndritur” ishin të argumentuara keq. Shqipëria, sipas kundërshtarëve të kësaj forme regjimi, nuk ishte një vend ku diktatura mund të vihej në zbatim. Shqipëria, për ata, ishte një vend që nuk do të hiqte dorë nga liritë e saj themelore. Këta kundërshtarë, në shumë raste intelektualë, jetonin në një realitet tjetër prej ku flisnin për liri themelore dhe për lirinë sikur ajo të ishte mohuar në vende perëndimore si Franca apo Anglia, dhe jo në një vend pa kulturë të mirëfilltë politike.9 Pikërisht e kaluara politike e Shqipërisë kishte treguar se një nga liritë themelore, ajo e të zgjedhurit përfaqësuesit, nuk ishte zbatuar e plotë. Shqiptarët më parë zgjidhnin ata që duhej të zgjidhnin përfaqësuesit. Kjo sepse vetë rrethanat në vend e detyronin këtë metodë. Kështu "mbështetësit e lirisë" kërkonin që shqiptari "të votonte i lirë", por për t'u qeverisur të qeverisej "pa kërkuar llogari".

Dyshuesit ndaj regjimit të propozuar nga të rinjtë do të mund të mjaftoheshin me një udhëtim nëpër vend. Në mal, fshatari shqiptar në shek. XX lufton ende me natyrën. Në qytete mbizotëron jo lumturia, por sëmundje si tuberkulozi apo sifilizi. Në çdo familje shqiptare pozita e femrës është dramatike. Por kundërshtarët e diktaturës kërkonin që gjendja në Shqipëri të mos ndryshonte, që shqiptarët të vazhdonin të ruanin "liritë e tyre". Liri, të cilat rrallë i gëzuan, jo sepse nuk dinin, por sepse shqetësoheshin për gjëra të natyrës më imediate se si të siguronin ushqimin, apo nëse do të arrinin t'u jepnin fëmijëve minimumi i arsimit të kohës.

Në kontrast me këtë qëndrim diktatura e ndritur përkundrazi kërkonte lartësimin e kombit e institucione me funksione reale gjë që detyrimisht nënkupton se shqiptarëve nuk do t'u mohohej vota, por në një farë mënyre ajo duhej fituar dhe duhej parë si një e drejtë dhe detyrim kombëtar. Diktatura e ndritur kërkonte të kthente shqiptarët nga shtetas indiferentë ndaj politikës, në shtetas me përgjegjësi politike, që një malësor të mos ketë shqetësim të tij vetëm bukën e misrit, që një mësues të mos ta konsiderojë punën e tij si angari për të ushqyer veten, por si detyrim kombëtar dhe që pas shumë vitesh tashmë femra të konsiderohet e barabartë me mashkullin.

Ka një sërë argumentesh të tjera që përforcojnë idenë se diktatura e kërkuar në Shqipëri nuk ngjante me "diktaturat" siç këto ishin shfaqur në shtetet e tjera. Madje ky ishte gabimi themelor i kundërshtarëve të “diktaturës së ndritur”, të cilët e identifikonin këtë të fundit me regjimet totalitare të Evropës. Kjo ndodhte edhe kur dallimet parimore ishin bërë tashmë të qarta. Sidoqoftë kjo i përkiti viteve të para kur ideja e diktaturës së ndritur ishte në fillimet e saj, pasi në një stad të dytë pas kundërshtimeve dhe zhvillimeve të reja në vend, Nebil Çika shprehu tashmë mbështetjen për regjimin fashist italian. Por për këtë çështje duhen marrë në konsideratë kushtet pasi Mbreti kishte braktisur vendin dhe mbante tanimë përgjegjësi për vrasjen e mikut dhe kolegut më të ngushtë të Nebil Çikës, Ismet Toton, ndaj dhe veprimi i Nebilit nuk mund të shkëputet nga këto ngjarje.

Në një shikim të ftohtë përmbajtja e “diktaturës së ndritur”, edhe pse e mangët në strukturim, përjashtonte shumë prej parimeve bazë të regjimeve totalitare si të Perëndimit ashtu dhe të Lindjes. Elementi më domethënës ishte pikërisht mungesa e një partie politike si ato që drejtonin vendet me regjim totalitar. Shqipëria nuk kishte një parti që të identifikohej me shtetin. Mungonte politika populiste që do të mund të indoktrinonte popullsinë. Për më tej në asnjë shkrim ku kërkohet kjo diktaturë nuk bëhet fjalë për shtypje, dhunë a terror. Shqipëria ishte një shtet homogjen dhe pakicat e papërfillshme në numër nuk përbënin shqetësim për racën shqiptare që të kërkoheshin politika të posaçme. Margjinalizimi i pakicave të caktuara vinte kryesisht dhe prej qëndrimit të tyre për të mos u integruar në shoqëri. Kësisoj dhe ngjashmëria e vetme mes “diktaturës së ndritur” me regjimet totalitare të vendeve të tjera të Evropës së asaj kohe ishte vetëm emri.


Përballë kësaj diktature kundërshtarët vendosnin atë që e quanin si "demokraci", e cila mbrohej nga të vetëquajturit intelektualë shqiptarë si forma e vetme që garanton "liritë themelore". Por në një shqyrtim të kohës dhe vendit për të cilin flitet, cilat demokraci shërbenin në atë kohë si model për "mbrojtësit e lirisë"? Anglia? Shtet i zgjedhur me vota të lira, por ku të drejtën e votës e kishte vetëm klasa aristokrate. Shteti që në kolonitë e saj u mohonte shtetasve të vet liritë më themelore. Amerika? Shteti plutokrat i sunduar nga shoqëritë tregtare. Franca? Shtet në emër i qeverisur nga Fronti Popullor por i sunduar me oligarki.

E tillë ishte situata në botë dhe në Evropë, ku kishte regjime totalitare që nuk e fshihnin shtypjen e lirive dhe kishte dhe regjime demokratike, të cilat të tillë kishin vetëm emrin, pasi përmbajtja e tyre nuk cilësonte asnjë tipar demokratik. Kësisoj dhe kërkesa në Shqipëri për ngritjen e një “diktaturë të ndritur” nuk ishte jashtë realitetit botëror. Rruga e zgjedhur nga "të rinjtë" çante midis një regjimi totalitar dinamik dhe një regjimi liberal në kalbje. Forma parake e kësaj diktature u arrit për pak kohë nga regjimi monarkist i Ahmet Zogut, ku ideja e tij për shtetin ishte për një shtet autoritar, i cili nëpërmjet reformave do të arrinte zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 20:37

Kryelartësi kombëtare


ISMET TOTO
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Kemi në Shqipëri një tok shqiptarë, që mbahen të mënçur, të ndritur dhe të ekuilibruar, të cilët nuk gjejnë asnjë shkak për mburrje dhe kryelartësi kombëtare. Këta njerëz, me kokë të varura dhe me buzëqeshje të hidhur, janë të ftohët si bora. Këta besojnë se fakti, që janë pjesëtarë të një kombi të vogël, është një fatkeqësi dhe me bëmjet e tyre dëshmojnë qartazi se e gjithë puna është një tallje, dhe se më e mira e punëve është të tallesh me çdo gjë e sa të mundësh. Këta janë apostujt e talljes dhe të disfatismës më të dobët kombëtare. Në gjithë lëvizjet e këtij vendi, këta nuk shohin gjë tjetër, veçse mundësinë për të siguruar jetën materiale dhe për të rritur fëmijët e tyre me ndonjë bursë shteti, që të mund të bëhen dentistë ose veterinerë, që kështu, edhe ata të kenë të siguruar bukën! Asnjë interesim për gjëra dhe mendime, që s'kanë të bëjnë drejt për së drejti me atë të shkretë bukë?


Kjo klasë njerëzish, të sëmurë shpirtërisht, ekziston. Dhe ka të keqen e madhe që mëndësinë e saj të degjeneruar e propozon edhe ndër të tjerë. Kështu që klasa e njerëzve që tallen, klasa e disfatistave, sa po vjen e shtohet.

Kjo është një nga sëmundjet e shoqërisë sonë. Jemi nga ata që besojmë se është mirë të vihet gishti guximtarisht ndër plagët shoqrore. Kështu mund të shërohen.

Kjo sëmundje, pra, ka shkaqet e saj. Një nga shkaqet kryesore është mënyra e qeverisjes së këtij vendi prej Musa efendive dhe Abdurahman Dibrave me shokë. Dëmet morale që ka pësuar vëndi nga këta njerëz, janë më të mëdha nga dëmet materiale. Këta, i vunë shqiptarët në pamundësi të interesohen për punët shtetrore dhe kombëtare. Para 21 tetorit çdo interesim në punët e vëndit ishte një faj. Nga ky shkak, fare natyrisht, shumë njerëz u shtrënguan ta kthejnë punën në tallje. Tallja dhe disfatizma s'kish ndonjë rrezik. Nuk të shpinte në Porto-Palermo. Përkundrazi.

Mirëpo kur një klasë njerëzish, e shtrënguar ose jo, merr një drejtim, formon një psikologji, atëherë bëhet e zorshme që të shkëmbehet drejtimi dhe mentaliteti. Nga kjo arsye shohim sot një tok disfatistë, që s'besojnë në asgjë të mirë shqiptare. Të këtillë do të kemi edhe nesër. Njerëz, që do të zgërdhijnë dhëmbët kurdoherë që do të thuhet një fjalë e thekur kombëtare, do të kemi edhe nesër. Marifeti është që t'i njohim këta njerëz dhe kurdoherë që do të na dalin përpara me të zgërdhiturat e tyre, t'u japim nga një të shtytur të fortë.

Sot është koha që të jemi kryelart për lirinë dhe kombësin tonë. Sot është koha që të besojmë se ky vëndi ynë i vogël, le që mund të bëhet një ditë edhe i madh, por ajo që është edhe më me rëndësi, është se ky Atdhe po futet definitivisht në rrugët e ndritura të qytetërimit. Sot është dita që të besojmë fanatikisht se ky Atdhe ka gjithë të mirat dhe bukuritë. Dhe se fisi ynë, me gjithëse i prapambetur, është brumë i mirë me cilësi të jashtzakonshme. Ky fis mund të prodhojë krijonjës një ditë. Dhe na, si bijtë e këtij fisi; nuk mund veçse të përpiqemi me çdo mënyrë që ditët e lumtura të vijnë sa më parë.


Është koha që të bëhemi fanatikë për çdo gjë që është shqiptare. Është koha që kryelartësia jonë kombëtare të gjejë justifikimet e saj në përpjekjet tona të sinqerta për t'u shërbyer interesave të sotme dhe të nesërme të Shqipërisë sonë.

"Arbënia", 1936
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 20:38

50.000 djem shqiptarë


ISMET TOTO
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Elita e djalërisë shqiptare përbëhet nga disa qindra vetë që patën rast dhe mënd të studjojnë. Kur është folë për djalërinë shqiptare, shumica kanë kuptuar "të rinjtë intelektualë"', kurse në realitet janë dy gjëra dhe dy kuptime fare të ndryshme.


Fenomeni i djalërisë është një nga fenomenet e shekullit tonë dhe shfaqet në çdo vënd të botës si mbas konditave të jetës dhe përgatitjes e organizimit, që kanë klasat e ndryshme të shoqërisë. Me fjalë të tjera, djalëria e përbotshme sot, në kundërshtim me djalëritë e brezave që shkuan, ndjen disa shqetësime për forma dhe botëkuptime të reja. Ndjen nevojën të shkëputet nga tirania e traditës pengonjëse dhe t'u përvishet shkencave dhe zbulimeve me një trimëri dhe forcë të pashoqe. Shekulli i sotëm mund që i përngjet shekullit të Rilindjes, një shekulli, që është paralajmëtari i një epoke krejt të re.

Po të vrejmë edhe në vëndin tonë, ku shqetësimet e botës së qytetëruar sapo kanë filluar të ndihen, shohin se djalëria shqiptare, e qyteteve dhe e katundeve, shkollare e jo shkollare, ndjen disa shqetësime që s'i ka ndier brezi i shkuar e që sot quhet i vjetri. Në punë martese, në mënyrën e jetesës, në konceptet fetare, në konceptet morale e politike, në punën e respektimit të traditës dhe të zakoneve, në punën e shqiptarismës etj. Djalëria jonë është diçka e ndryshme nga brezi i vjetër. Brezi i vjetër u rrit ashtu si brezat e tjerë të shkuar, brënda në tiraninë e errët të koncepteve të mykura të shekujve. Me përjashtime të ralla, brezi i vjetër nuk u rrit i shqetësuar për kërkime dhe zbulime të reja. Për këtë shkak brezi i vjetër është si një peshë, që rëndon dhe s'lë të marrin hov dëshirat e brezit të ri, i cili i rritur në epokën ngjethëse të radios e të aeroplanit kërkon të eci me ritme gjithnjë më të nxituar.

Kjo është e vërteta, që s'duan të kuptojnë shumica e shqiptarëve të sotëm. Djalëria jonë, e gjitha, dua të them poshtë e lart 50 ose 60'000 djem shqiptarë të këtyre ditëve, që të gjithë, se cili, natyrisht në proporcion me shkallën e zhvillimit të tij, ndjejnë brënda tyre disa energji dhe duan që këto energji të gjejnë një udhë për t'u shpërthyer me të tërë rrëmbimin e dinamismën djaloshare të këtij shekulli!

Mirëpo na, merremi gjithënjë me problemet dhe hallet e "të rinjve intelektualë", duke pandehur se po të gjëndet një farë rregullimi për këta, (duke u gjetur nga një punë, sepse barkun e kuptojmë si të vetëmin dhe kryesorin shkak, që sjell shqetësime!) gjithë problemi është i zgjidhur. Harrojmë se ajo që zien dhe djeg, është toka nën këmbë, dua të them, turma e djalërisë, e cila nuk do të na lërë të qetë gjer sa ta kuptojmë se ç'është dhe çdo dhe gjer sa të mos i japim mundësi të derdhë energjitë e saj lirisht.

Problemi kryesor dhe jetik i këtij vëndi sot, është problemi i organizimit të 50'000 djemve ashtu siç i ka regjimentuar Hitleri falangat e tyre të tmerrshme.

Unë thërres me zë të lartë dhe them se nëqoftëse nuk do të organizohet kjo djalëri shqiptare, kjo energji e fortë, kjo vlerë kryesore dhe e vetmja shpresë e kombit, atëhere le të dihet se gjithë ç'bëjmë shëmbëllen me ujët në havan dhe se na s'dimë ku vemi.

"Arbënia", 1936
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 20:41

Parime të diktaturës së re


ISMET TOTO
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Një nga parimet themeltare te diktaturës së re është: Koordinimi i të gjitha energjive të grupeve, që përbëjnë shoqërinë në mënyrë që secila klasë shoqërore të arrijë një maksimum veprimi dhe zhvillimi pa vajtur në kundërshtim me të tjerat klasa të shoqërisë dhe gjithmonë duke pasur për objektivë të mirën kolektive. Mbasandaj mobilizimi i të gjitha forcave morale e lëndore të shoqërisë, drejt një qëllimi të vetëm: Forcimit dhe lartësimit kombëtar në çdo kuptim të shëndoshë e të mbarë që kanë këto fjalë.


Si korollar i këtyre premisave vjen, natyrisht, edhe një tjetër pohim i rëndësishëm: Individi është një tutelë e trupit të madh që quhet shtet. Individi ekziston për të realizuar idealin dhe qëllimet që ka shteti me çdo kusht e çdo sakrificë. Pra, në kundërshtim me parimet që burojnë nga kryengritja frënge se individi ekziston për hir të shtetit dhe jo shteti për hir të individit.

Demokracia, si teori dhe doktrina liberale përgjithësisht, pretendojnë se shteti nuk duhet të jetë, veçse një polici për qetësinë publike dhe rregullimin pak a shumë të marrëdhënieve me shtetet e jashtme. Kurse diktatura e sotme zotërohet t'i japë një drejtim bashkë me impulset e duhura gjithë jetës dhe aktiviteteve të shoqërisë në të gjitha manifestimet e ndryshme duke filluar qysh nga shtimi dhe përmirësimi i prodhimeve bujqësore e industriale e gjer tek edukata fizike e kulturore e popullit, e gjer tek një përmirësim më i drejtë dhe më harmonioz i pasurisë, në mënyrë, që një klasë të mos bëhet paralizë në kurriz të tjetrës etj...


Shteti diktatorial modern i ka dhënë vetes një mision kaq të zorshëm dhe totalitar, sa s'e ka pasur kurrë ndonjëherë në historinë e vet. Shteti diktatorial pohon se njeriu lind e vdes brenda një shekulli, kurse jeta e shtetit shtrihet nëpër mijëvjetorët. Nga kjo arsye kujdesjet dhe veprat e shtetit shtyhen nga interesa historike, të cilat mund të jenë kundër interesave aktuale të një populli. Shteti diktatorial, në këtë kuptim, nuk mendon e nuk kujdeset vetëm për brezin që jeton sot për sot, por mendon e kujdeset sidomos edhe për brezat që vijnë.


Problemi demografik, eugjenika, përmirësimi i racës, themelimi i problemeve të mëdha ekonomike e shpirtërore, e sa e sa të tjerë, janë punë që kryhen në 50 vjet e herë në 100. Prandaj vetëm shteti, që ka jetë të gjatë, mund të merret me këto punë. Individi ose grupet nuk mund të merren me këto, jo vetëm sepse e kanë jetën të shkurtër, s'kanë mjetet dhe durimin e duhur, por edhe, sepse është natyrale për njeriun e të mos tërhiqet në punë, të cilave, sigurisht, nuk arrin t'ua shohë pemët.

Shteti diktatorial modern, pra, është një organizim i gjallë me jetë të gjatë. Ai ka mundësinë e planifikimit, të disiplinimit dhe të drejtimit, të gjithë punëve të shoqërisë, jo vetëm sepse ka jetë të gjatë dhe mundësi e mjetet për të vepruar, por edhe sepse shteti është i paanshëm, nuk e interesojnë grupet që formojnë kombin, por e tëra kombëtare, d.m.th. udhëhiqet kryekëput nga e mira e përgjithshme, jo vetëm e brezit të sotëm, por edhe e atyre që do të lindin e do të jetojnë në Atdhe.

Shteti diktatorial modern mundohet të arrijë maksimumin e bashkimit shpirtëror dhe të njësimit racial të njerëzve, që përbëjnë shoqërinë. Dhe këtë mundohet ta bëjë duke i dhënë Atdheut ngjyrën e një tempulli të shenjtë dhe duke futur njerëzit nëpër udhët e një fanatisme të ndritur e të fortë ndaj këtij tempulli.

"Arbënia", 1936
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 20:47

Gurë themelie


ISMET TOTO
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Përgatitemi duke ecur



Kjo është kryefjala jonë dhe e çdo njeriu, që ndien dhe jeton dinamizmën evolutive të botës së qytetëruar në këtë shekull. Nuk është kursesi e mundur, as praktikisht, as edhe teorikisht, që të krijohet një kuadër formulash dhe me anë të tij të parashikohen me detaje të gjithë elementët dhe mënyrat me të cilat do të zgjidhen, në të ardhmen, problemet e një vëndi. E ardhmja nuk mund të mbyllet e të ndrydhet nëpër formula. Jeta është dinamike dhe ka aspekte të shumëngjyrta. Ashtu siç ndryshon një plan lufte në zhvillim e sipër të luftës, ashtu reformohet, evolohet dhe kompletohet edhe një plan i jetës përgjithësisht. Po gjithashtu, sikundër një plan lufte supozon direktiva të përgjithshme, ashtu edhe një plan jete ka nevojë t'i paracaktohen disa vija, t'i shënohen gurët e themelisë, mbi të cilat do të qëndrojë. Po kaq dhe jo më tepër. Përsërisëm: Përgatitemi duke ecur, në ecje e sipër, po intuitivisht, dimë edhe se ku vemi. Themi intuitivisht, sepse jeta e një shoqërie nuk zhvillohet besnikërisht me një proçes llogjik të parapashëm përpikërisht. Elani i jetës nuk zbatohet nga formula intelektuale të parakrijuara, qoftë spontaneisht, qoftë nga një proçedurë llogjike çfarëdo.


Shteti dhe Kombi janë një


Organizimi i një populli brenda disa kufijve dhe ligjeve, ia këmben emrin në Shtet. Po shtet nuk mund të ekzistojë pa patur vetë ai popull një vullnet të përbashkët

- që lind nga homogjenitet kulture, zakoni, shpirti dhe race - për të bërë Shtet dhe Komb. Ekzistenca e një shteti është një fait acompli vetvetiu në këtë kuptim. Dhe ekzistenca e një Shteti presupozon edhe dëshirën për të realizuar Kombin! Që domethënë një harmoni gjithnjë më e përsosur në të gjitha shfaqjet e jetës njerëzore, spirituale dhe lëndore. Nga kjo e vërtetë e shkëlqyer del në shesh që Shteti dhe Kombi, në ditët tonë, janë dhe duhet të jenë Një. Dhe fakti që në krye të piramidës shoqërore të shteteve diktatoriale qëndron nga një njeri, që është mishërimi i aspiratave të shumicës dërmonjëse të popullit, nuk provon veçse atë që thamë. Dhe fakti më elokuent akoma, që këta prijsa jo më të mbajnë një ekuilibër midis ndasive, partive dhe divergjencave të grupeve, por me një përpjekje kurajoze të vazhdushme për të realizuar një shkallë sa më të lartë harmonie dhe bashkimi të tërësisë së popullit, provon haptazi se shteti dhe kombi, që si vullnet sinthetizohen tek Prijsi, janë kryekëput Një, si qëllim, si vullnet edhe si pikëmbritjeje.


Shteti dhe Individi


Nuk mund të konceptohet një njeri që jeton vetëm fill. Njeriu është anëtar i shoqërisë, celulë e një trupi më të madh me funksione më të mëdha. Ushtari i një batalioni nuk e ndien veten vetëm, por e shumëzon vetëm me pesëqint që është forca e batalionit. Sepse ai vepron si pjesëtar i një trupi, që quhet batalion dhe që ka fuqi pesëqind njerëz. Kështu është edhe njeriu në shtet. Është një pjesë e tërësisë dhe identifikohet me tërësinë dhe jeton jetën e tërësisë kombëtare. Kështu diktatura moderne nuk hiçëson individin, por e ngre në shkallën e lartë që të identifikohet me kombin. Në këtë mënyrë individi do t'i japë kombit gjithë ç't'i kërkojë dhe kombi do t'i japë atij gjithë ç'i duhet. Ashtu sikundër një djalë i mirë u jep prindërve gjithë ç'fiton, fjala vjen, dhe ata i japin disa të holla e të mira sa u premton buxheti. Sepse më këtë frymë fisnike dashurie është e mbrujtur dhe qëndron më këmbë piramida shoqërore diktatoriale dhe jo mbi bazat e kalbura të marrëdhënieve të lira, të leverdisë dhe të reciprocitetit. Sepse po të qe Kombi krijesa e një leverdie reciproke, d.m.th. një tregti në mes të individit dhe kombit, qysh mund të shpjegohen sakrificat tmerronjëse që bëjnë popujt në kohë paqe dhe lufte për interesat kombëtare? Shqiptarët e kohëve të Pavarësisë, a mos luftuan dhe vdiqën që të bëhej Shqipëria dhe të bëheshin ata zengjinë dhe të rronin mirë ata vetë personalisht? Apo mos nesër kur Atdheu, a thua se do të vejë e shtytur nga instikti tregtar? Instikti tregtar nuk bën komb, bën çifutë. Kombet i mban sakrifica, altruisma, ideali, shpirti.


"Arbënia", 1936
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 20:49

Propaganda komuniste


ISMET TOTO
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Në çdo vënd të botës mund të ketë një farë llogjike dhe një farë arsye qënieje lëvizja komuniste dhe propaganda relative e saj. Përveçse në Shqipëri. Dhe në realitet, në Shqipëri nuk ka një lëvizje ose propagandë komuniste në ndonjë kuptim serioz. Po ka disa njërës, sadopak, të vjetër e të rij, që, të dehur nga leteratura ose si i thonë ata vetë, nga "dialektika materialiste", nuk lënë rast pa thënë ndonjë fjalë ose pa zhvilluar ndonjë princip nga ata që supozojnë çrregullime, anarki dhe përmbysjen e sistemit shoqëror. Dhe këtë punë nuk e bëjnë aspak ata intelektualë të zhvilluar mirë dhe që i dinë mirë punët e që kanë tendenca të mëngjëra, po e bëjnë gjysmakët që nuk njohin siç duhet as filosofinë marksiste, as atë kapitalisten, as edhe problemet, gjëndjen dhe hallet e vëndit tonë. E bëjnë ata pak vetë që i kanë fare të trubullta ato pak mendime, që kanë në krye dhe duke mos ditur as ata vetë se ç'duan dhe ç'është e arsyeshme dhe e mundur të duan, janë zhytur në leteraturën socialiste dhe ëndërrojnë, nëpër atë, një botë të lumtur, e cila nuk mund të realizohet kurrë.



Këta njerëz njihen, sepse në Shqipëri i njohim dhëmbët njëri-tjetrit. Ndshta ka dhe asish që njihen fort pak. Sidoqoftë na do të flasim pakëz qartë sot dhe të gjithëve. Do t'u themi sinqerisht atë që mendojmë, si njerëz dhe si shqiptarë.

Do t'u themi se ajo që nuk ka vënd në Shqipëri, është propaganda komuniste. Dhe këtë u a themi jo doemos në bazë të ndonjë parimi antimarksist, por kryekëput në pajtim me dialektikën e tyre. Sepse marksizma supozon të ekzistojë një klasë e madhe puntorësh të organizuar. Dhe kjo klasë puntorësh të ketë dhe atë, që quhet ndërgjegje klase dhe të ketë vullnet dhe mundësi përpjekjeje për të ardhur në fuqi. Dhe në Shqipëri, pra, që s'kemi as industrira, as klas punëtore të organizuara etj., nuk ka aspak vënd teoria marksiste, veçse të qëndrojë në disa tru të sëmura, si një dokument i gjallë epilepsie mendore për këta të pafat.

Nëqoftë, pra, siç thonë komunistët dhe principet e tyre, se bota e gjithë një ditë do të bëhet komuniste, (punë që edhe më optimistët e tyre e parashohin pas një shekulli) na themi se vëndi ynë, do të jetë një nga më të mbramit, që do mundë të pësojë përmbysjen komuniste. Kjo është kaq e thjeshtë, sa s'do asnjë shkoqitje. Shtojmë se pa u bërë gjithë Europa komuniste, ne shqiptarët, edhe sikur të bëhemi që të gjithë një milionë Leninër, prapë se prapë Shqipërinë s'e bëjmë dot bolshevike dhe i vetmi rezultat i çdo tentative do të ishte, që të hamë disa grushte solemne, që të na vijë mëndja rotull.

Edhe kjo është fare e thjeshtë dhe e kuptueshme, sa s'do asnjë shkoqitje.

Atëhere si justifikohen ata njerëz që bëjnë propagandë komuniste në Shqipëri? Dhe cili do të ishte rezultati llogjik i aktiviteteve të tyre?

Ata nuk justifikohen veçse kështu: janë kalamaj nga trutë, s'dinë ç'bëjnë, ku rrojnë, s'njohin thellë as teorinë marksiste, as gjendjen e botës jo marksiste; janë kalamaj që dehen me ëndërra që s'kanë asnjë posibilitet realizimi.

- Konsekuencat?

Ato i dimë. Aktiviteti i tyre një ditë nga ditët do të merzitë shoqërinë, nacionalistët dhe qeveritarët e vëndit. Kjo shoqeri, këta nacionalistë dhe këta qeveritarë do të shtrëngohen të kundërveprojnë. Dhe besoj se nuk ka njeri që do të dyshojë se ai që do të hajë dru në këtë mes, janë bash ata kalamajtë komunistë, që duke mos ditur se ç'bëjnë, i sjellin dëm qetësisë së vëndit dhe shumë më tepër dëm vetes së tyre.

Thamë se do të flasim qartë dhe sinqerisht. Ashtu bëmë. Tashti na duhet të themi edhe nja dy fjalë, para se ta mbyllim këtë bisedë, e destinuar vetë prej natyrës së saj të jetë e shkurtër:

Detyra e çdo njeriu që lindi e u rrit shqiptar dhe flet gjuhën e këtij vëndi, është të bëjë ç'është e mundur pas fuqive të tij, dhe me një kuptim të thellë të konditave dhe të realitetit të sotëm, për të ndihmuar këtë popull, për të forcuar idealet e shenjta të atdhedashurisë dhe të vëllazërisë kombëtare. Ata që me aktivitetin e tyre venë kundër këtyre dy qëllimeve, bëjnë, ndërgjegjësisht ose jo, tradhti në kuptimin më të plotë që ka fjala.

Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhti është edhe kur mbjell farëra, që janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit. Kështu duke qëndruar punët, ne nuk do të çuditemi aspak, kur një ditë, si ç'tha dhe vetë z. Kryeministër, të funksionojë ligja për faje politike kundër atdheut, mbi ata njerëz që venë kundër interesave të vëndit.

Një klimë e fortë nacionaliste, një riorganizim shoqëror, një disiplinë dhe rregullim i të gjitha klasave të popullit dhe interesave të tyre, një veprimtari e fuqishme drejt oksidentalizmit, kjo është Shqipëria ideale.



"Arbënia", 1936
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 21:03

Krymb shoqnuer


Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Pesimisti i perherëshëm! Ai i shkretë âsht per t’u mëshirue , por jo për t’u urrejtun si gerbuluni i shoqnis s’onë. Vërtetë se influencon në nji mënyrë të dâmshme familjen, rrethin, shoqnin dhe kombin, por tek e mbramja smundja e tij shkaktohet nga ai angth e dishir plot nervozitet per ndryshime e përmisime të shpejta. Asht i padurueshëm, i ngushtë. Por ashkush nuk mund të dali ma i vum në dyshim pastërtin e qellimeve, sinqeritetin e ankimeve të tija.

Tue fol në kët mënyrë, shofim perpara nesh si hije vorresh skeleton e hátashëm t’atij perbindshi të vërtetë të shoqnís: të disfatistit helmues. Perballë këtij na duhet t’i ulim armët t’ona të drejtueme ngjeti, mbasi ktu të gjtha rreziqet tjera fillojnë e zbehen.

Nder periudha depresioni moral qi përshkohet shoqnia, ai i ndihmon veprës së dísintegracionit me bisedë të flligët ose me shkrime arrogante deri në paturpësí. Herë me ironi banale, herë me krenari të tërbume anadollake, ai perpiqet me errsuem të vërteta të qarta ose me mbuluem diellin… me shoshë!

Edhe në shoqnin t’onë kaotike na e shofim tue u êndun me nji fëtyrë false ket individ qi me né e tokën t’onë nuk pat afinitet kurrnjiherë.

Aspiratat t’ona si popull, perpjekjet t’ona per të formuem nji njisí kompakte, hallet dhe idealet t’ona, ai nuk i përvetësoi kurrë sepse kurgjâ nuk e mbajti në mes t’onë përveç nji uris së madhe për begatí materiale. E nuk mjaftoi. Ai u shit si mâ i miri ndër né. Dhe veproi në terr, tue mëshehun dorën.

E na duhet t’a luftojmë përbindëshin t’onë shoqnuer, pikëspari tue i shkyem maskën e engjullit mbrojtës.

“Nder të gjithë, mâ të këqít janë ata qi ushqejnë mendime të poshtra. Me të vërtetë, mâ mirë âsht me vepruem keq se sá me menduem poshtërisht.” – Kështu foli Zarathustra.

E ket anmikun e shoqnís s’onë qi mendon keq dhe shperndanë helm tinzisht, me nji shkop në dorë na duhet t’a vêmë perpara per t’a dëbue deri në strofull të vet.



Redaksia, "Illyria", 20prill 1934, fq. 2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 21:25

Kosova: Pavarësia Kombëtare - Problemi shqiptar


VANGJEL KOÇA
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

E kemi thënë që në krye se nuk do të merremi me të gjitha problemet që shtron Nebil Çika me "Njëmendësinë shqiptare" të tij. Do të prekim vetëm ato që na duken kryesore dhe që qëndrojnë në rrethin e problemeve tona mendore të mëdha.


Të tërheq vëmendjen menjëherë kapitulli IX, që ka për titull: "Problemi jetësor dhe etnik". I është kushtuar krejt Kosovës.

"Janë të paktë ata mentarë tanë, - vë re Nebili, - të cilët ta kenë shtruar seriozisht mbi tryezën e bisedimeve problemin më jetësor tonë: çështjen e Kosovës.

Kanë shumë të drejtë ata prej nesh që mendojnë se një popull që heq dorë prej së drejtës së njëmendësimit të njësisë kombëtare të tij për të mos sakrifikuar gjë, është popull pa vlerë etike. Po, lavdi zotit, kjo ndërgjegje e detyrës nuk mungon në Shqipëri.

Qysh më 1926 pavarësinë tonë ua sakrifikuam mbëhive ekonomike dhe kërkuam mbrojtjen e Italisë.

Vetëm po ta kemi Kosovën ne mund të ngremë një shtet të lirë dhe të vetëmjaftueshëm me kuptimin e zakonshëm të kësaj fjale, pse në njëmendësi autarki me kuptimin e ngushtë të fjalës nuk ka.

Me Kosovën mund të sigurojmë dalëngadalë njëfarë pavarësie ekonomike me bazë në mes të ndërvarësisë (inter-dépandance) ekonomike e cila është një ligj që i lidh ndërmjet tyre kombet e ndryshëm kontinentalë dhe interkontinentalë.

Fuqia prolifike (e shtesës së njerëzve) jonë dyfishohet duke patur Kosovën.

Gjithashtu, shtohet shumë edhe pesha politike jonë, thjeshtë sepse pesha e një milion njerëzve është shumë më e pafuqishme se ajo e dy milionë njerëzve.

Kosova ne na duhet medoemos jo vetëm për arsye biologjike, për aftësi ekonomike dhe peshë politike, por edhe për zhvillimin e jetës mendore.

Ne vetëm duke patur Kosovën mund të jemi të zotët të ngremë një shtet që të jetë i denjë për këtë emër."

Shumë me vend thotë Nebili mbi rëndësinë e Kosovës për shtetin dhe pavarësinë shqiptare. Por pikëpamja e tij është utilitare, kurse ka dhe një pikëpamje joutilitare, por krejt spiritualiste: Kosova duhet të jetë shqiptare sepse është shqiptare. E drejta jonë etnike mbi Kosovën mbështetet kryesisht mbi këtë parim shpirtëror të pabisedueshëm. Të mirat që do të rrjedhin pastaj nga Kosova për tërë Shqipërinë vinë në radhë të dytë, megjithë rëndësinë jetësore dhe kryesore që kanë për qënien tonë shtetërore dhe pavarësinë tonë politike.

Edhe sikur ta zëmë për një çast, se Kosova nuk e ka atë rëndësi utilitare që thekson fare drejt Nebil Çika, prapë Kosova duhet të jetë e jona, sepse është shqiptare. Përmbi interesin dhe shpesh kundër interesit zotëron gjithmonë zëri i gjakut, i gjuhës dhe i historisë, që i mbajnë kombet në këmbë dhe i shpëtojnë nga rrebeshet e shekujve.

Prapë një pikëpamje utilitare shfaq Nebili edhe në kapitullin që flet mbi "pavarësinë kombëtare", të cilën ai e lidh me financën.

Është e vërtetë se, në periudhën e imperializmave ekonomikë dhe ushtarakë, ka munduar aksioma se "nuk ka pavarësi politike pa pavarësi ekonomike". Këtë aksiomë e ka vërtetuar edhe historia e imperializmit, i cili ka vënë dorë më parë mbi pavarësinë ekonomike dhe pastaj mbi pavarësinë politike të vendeve të vogla.

Përpara këtij realiteti të ngrirë e të pamëshirshëm, pavarësia politike e të vegjëlve arrin të bëhet një Iluzion. Mirëpo është provuar se edhe iluzionet janë një nga faktorët më të pushtetshëm të historisë. Dhe, në qoftë se popujt e vegjël kanë mundur të shpëtojnë gjer sot nga thonjtë e imperializmit, kjo ka ndodhur sepse popujt e vegjël kanë besuar verbërisht në iluzionin e pavarësisë së tyre politike dhe e kanë derdhur rrëke gjakun për të. Provë e shkëlqyer për ne është vetë historia jonë: Perandoria Otomane ka qenë hazineja jonë më e madhe. Megjithë këtë, ne shqiptarët, të varfër e të rraskapitur, e përbuzëm këtë hazine, ngritëm kryet kundër turkut dhe me gjakun tonë krijuam lirinë politike shqiptare në Vlorë në nëntor të '12-ës.

Pra: pavarësia politike është produkt i therorive dhe heroizmit të një populli, i cili në këtë gjë nuk udhëhiqet nga llogari lëndore po nga ëndrra e lirisë.

Pas fitimit të lirisë, vjen radha e financës që ia fuqizon rrënjët pavarësisë politike. Por kur shtrohet dilema: liri apo pare, atëhere davanë e humbet sigurisht paraja dhe kurrë liria, që është nevoja primordiale e individëve dhe e kolektivave.



"Tomorri", Nr.159, 4 korrik 1943; me shkurtim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 21:28

Tridhjetetre


VANGJEL KOÇA
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010

Antologjia e bukur, që botoi këtu e nja dy muaj më parë Ministria e Arsimit, me titullin "Bota Shqiptare", në kapitullin III, "Shqipëria prej kohës ilire deri te sundimi otoman", përmend vetëm gjashtë perandorë ilirë të Romës: 1) Desi; 2) Klaudi II; 3) Aureliani; 4) Probi; 5) Diokleciani; 6) Kostantini.

Numri i perandorëve ilirë të Romës ka një histori të vogël në botimet shqiptare. Në broshurën e tij "Les Albanais chez eux et a rétranger", (1919) Lumo Skëndoja i nxjerr 13 (f. 26): 1) Decius; 2) Claudius; 3) Aurelianus;

4) Probus; 5) Diocletianus; 6) Galerius; 7) Kostantini; 8) Licinius; 9) Jovianus; 10) Constantus; 11) Marcianus; 12) Leo; 13) Anastasius.

Më vonë, pater Marin Sirdani i ka zbritur në 12 në broshurën e tij "Shqypnija e Shqiptarët" (1941, f.6); 1) Deci; 2) Valenti; 3) Klaudi; 4) Aureliani; 5) Probi; 6) Diokleciani; 7) Maksimiani; 8) Kostanci; 9) Galeri; 10) Kostandini i Madh; 11) Julian Apostati; 12) Justiniani.

Po, sikur të këndojmë pakëz më me kujdes historinë e Perandorisë së Romës, perëndimore e lindore, do të vëmë re se perandorët ilirë nuk janë as 6, as 13, as 12 që përmenden sipër, po tridhjetetre:

1) Deci (249-251); 2) Ostiliani (251); 3) Klaudi II (268-270); 4) Aureliani (270- 275); 5) Probi (276-282);
6) Diokleciani (284-305); 7) Maksimiani (286-310); 8) Galeri (305-311); 9) Kostanci I (305-306); 10) Severi II (306-307); 11) Licini (307-323); 12) Maksimini i Madh (307-337); 13) Maksimini II (308-313); 14) Kostantini II (337-340); 15) Konstanci I (337-350); 16) Konstanci II (337-361); 17) Vetranioni (350); 18) Julian Apostati (360-363); 19) Joviani (363-364); 20) Valentiniani I (364-375); 21) Valenti (361- 378); 22) Garciani (375-

383) ; 23) Valentiniani II (383-392); 24) Konstanci III (421); 25) Valentiniani III (425-455); 26) Marciani (450-
457) ; 27) Leoni I (457-474); 28) Leoni II (474); 29) Anastasi I (491-518); 30) Justini I (518-527); 31) Justiniani I (527-565); 32) Justini II (565-578); 33) Tiberi II (578-582).

Vazhdimi i gjurmimeve në historinë e Perandorisë së Romës nuk është çudi që ta ndryshojë këtë listë, po sot për sot kjo listë është më e plota nga të parat.

Sërën e perandorëve ilirë e çel Deci, që u quajt "reparator disciplinae militaris" dhe që është i pari perandor romak që u vra në luftë kundër barbarëve, edhe e mbyll Tiberi II, me të cilin merr fund edhe dinastia e Justinianit.

Do të jetë shumë interesante një llogari e vogël: a) që nga fillimi (3 p.e.s., Augusti) e gjer në 528 (Tiberi II), Roma pati 95 perandorë; nga këta 33, domethënë më se një e treta, janë ilirë; b) gjatë periudhës së perandorëve ilirë, domethënë që nga 249 (Deci) gjer në 582 (Tiberi II), Roma pati 61 Perandorë; nga këta 33, domethënë pak më shumë se gjysma, janë ilirë.

Po ajo që ka një rëndësi me të vërtetë fort të madhe, më tepër sesa numri është vepra e ilirëve për të mirën e Perandorisë së Romës. Një historian i dëgjuar i Romës së moçme, Guglielmo Ferrero, shkruan:

"Popullsitë ilire dhe thrakase kanë qenë mbi të gjitha popullsira ushtarake. Lufta ishte një nga punët që pëlqenin më tepër. Duke u romanizuar ata hyjnë në shërbim të Romës. Elementi ilir, shekull më shekull, i jep ushtrisë një ndihmesë shumë me rëndësi. Ndërsa italianët largohen nga shërbimi ushtarak, ushtria romake ilirizohet. Në shekullin e tretë ky ilirizim i ushtrisë bëhet kaq i madh saqë edhe drejtimi i ushtrisë bie në duart e ilirëve; pra edhe Perandoria bie në duart e tyre, sepse në atë kohë burimi i fuqisë perandorake ishin legjionet. Në gjysmën e dytë të shekullit të tretë, në mes të anarkisë ushtarake të madhe që u shkaktua nga rënia e familjes Severi, nga viset danubiane e adriatike doli një numër perandorësh që janë perandorë të mëdhenj sepse janë luftëtarë të mëdhenj. Më të dëgjuarit janë: Klaudi Gotiku, që prapsi shkeljen e parë të madhe gjermane: Aureliani, që mundi të marrë titullin "restaurator orbis", ndërtimtari i botës; mbi të gjithë, Diokleciani i cili, pas një anarkie pesëdhjetë vjetësh, bëri përpjekjen serioze të fundit për të riorganizuar Perandorinë në tërësinë e saj".

Gjer këtu Ferreroja. Ka dhe të tjerë historianë të shquar, që kanë shkruar poshtë-lart në këtë mënyrë, po që të kufizohemi le të kujtojmë gjykimin e një kolosi gjerman si Mommseni: "Ç'kanë qenë shqiptarët një kohë të gjatë për Perandorinë Otomane, kanë qenë edhe të parët e tyre për Perandorinë Romake, kur kjo perandori kishte arritur në shkatërrim e në barbari".

Dhe me të vërtetë, nuk janë fytyra të vogla një Klaud II, një Aurelian, një Prob, një Dioklecian, një Kostantin i Madh, një Julian Apostat, një Valentinian, një Anastas I, një Justinian I. Në Perandorinë e Romës raca ilire ka treguar një mendësi tipike, të cilën mund ta rrjeshtojmë në këto shfaqje:

a) në organizatorë (Diokleciani, Kostantini i Madh, Valentiniani I, Anastasi I).

b) në kondotierë (Klaudi Gotiku, Aureliani; dhe gjenerali i dëgjuar ilir Aetius për të cilin shumë patriotë italianë akoma edhe në shekullin XIX po këndonin bashkë me Verdin: "Fin che d'Ezio rimane la spada - sara salvo il gran nome romano" ("Attila").

c) sidomos në ligjvënës (Justiniani; thuajse të 4/5-tat e Kodeve Teodosiane e Justiniane janë prodhim i mendësisë juridike ilire).

ç) në filozofë (Julian Apostati).

d) në eruditë me mendje të madhe (Sh. Jerolami, që i fali Romës "Volgata"-n; Sh. Niketa i Remezianës, autori i himnit kishtar të famshëm "Te Deum").

Një gjë për të vënë re: Ndërsa në Perandorinë Otomane shqiptarët arritën gjer në shkallën e Vezirit të Madh, në Perandorinë e Romës arritën të bëhen edhe Perandorë. Në Turqi froni ka qenë i trashëguar dhe vetëm për këtë shkak shqiptarët s'arritën dot gjer atje. Megjithëkëtë, shumë Vezirë të Mëdhenj shqiptarë kanë qenë aq të fortë sa edhe Sulltani vetë, ngandonjëherë edhe më të fortë nga Sulltani. Madje Veziri i Madh shqiptar Ibrahimi ishte kaq i fortë saqë quhej Sulltan Ibrahimi.

Mirëpo kurse për të tjerët shqiptarët kanë qenë të mirë e të mëdhenj, nuk janë treguar të tillë, me pak përjashtime për vendin e vet. Dhe kjo është një nga tragjeditë më të mëdha të historisë shqiptare!

"Tomorri i vogël", Nr.6, 22 mars 1943
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 21:38

Higjienë shoqërore


VANGJEL KOÇA
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010


Duhet t'i mbyllim kafenetë, këto fole të përtacërisë!

Nëpunës të lartë, avokatë dhe mjekë që shkojnë kohën në kafene


Njëra nga plagët tona së cilës nuk i kanë vënë re veçse tepër pak njerëz, janë kafenetë. Këto lozin një rol shumë të dëmshëm në jetën tonë shoqërore. Qoftë në kryeqytet, qoftë nëpër provinca gjer në fshatrat më të vogla, shumica e popullit një pjesë të madhe të jetës e shkon në kafene.

Parvjet isha në një qendër nënprefekture. Nëpunësit me të hapur sytë në mëngjes shkonin në kafene dhe bënin "muhabet" gjer sa të hapeshin zyrat, ose më mirë gjer sa të kalonte ndonjë orë e gjysmë nga orari. Në darkë kur dilnin nga zyrat përsëri mblidheshin në kafene për të luajtur tavllë ose ram, ose për "të pirë". I studioja këta nëpunës, nga nënprefekti gjer te sekretari i Bashkisë, që se dinin aspak vlerën e kohës, dhe kuptoja shumë bukur përse në provincat nuk vemi përpara. Vazhduesit e tjerë të kafenesë ishin avokatët, mjekët, dhe "agallarët" pa punë, përtacë, pa gajle.

Vini re e do të shihni se të tërë ata që vazhdojnë në kafenetë janë njerëz kryekëput indiferentë kundrejt çdo çështjeje të përgjithshme. Këta përtojnë të mendojnë e tremben të mbeten të vetëm me veten e tyre, sepse ndërgjegjja e tyre, sado në gjumë që të jetë, do t'i qortojë për jetën meskine që shkojnë.

Vazhduesi i kafenesë, nuk është indiferent vetëm kundrejt çështjeve të përgjithshme, po është i tillë edhe kundrejt familjes së vet. Sikundër nuk mendon aspak se si mund të përparojë ky komb që ka mbetur kaq pas, ashtu nuk mendon se ç'nevojë përmirësimi ka shtëpia e tij, se ç'nevojë shpirtërore ka nëna, gruaja ose motra e tij, se a merr ndonjë edukatë të mirë djali ose vajza e tij. Mendoni ç'ngjan në qoftë se dikush në vend të djalit ose të vajzës, ka ndonjë nip ose mbesë në shtëpi!

Në vende të qytetëruara s'ka kafenera që i shëmbëllejnë kafeneve tona. Kafeneja ndër ne është një traditë e Orientit. Është një shprehje e shpirtit oriental tonë.

Pa i ngritur kafenetë, shpirti i ynë oriental nuk mund të fillojë të ndërrojë. Duhet t'i ngremë kafenetë e të mësohemi me dëfrime higjienike e të pastra.

Mos më thoni se ku të vejë një njeri që s'ka punë. Nuk ka njeri që s'ka punë në luftën e jetës. Asnjeri përveç vjedhësve, bixhozxhive dhe parazitvet nuk mund të jetë papunë. Njeriu që punon nuk mund të shkojë kohën nëpër kafene. Ata që venë në kafene pra janë nga kategoria e atyre parazitëve që e kanë bërë zakon përtacërinë.

Puna është shumë më tragjike në kryeqytet. Nëpunës të lartë që janë ngarkuar me barrën e rëndë të sundimit, kohën e tyre jashtë zyrës e shkojnë nëpër kafene. Kështu i lënë pa studiuar çështjet me rëndësi, të cilat, pastaj, e kryejnë me ngutësi. S'mbaj mend unë të kem takuar shumë projekte zyrtare të studiuar mirë, të bërë me nge, të plotësuar në hollësirat e pra që s'ngre, s'pranon asnjë kundërshtim.

Pas nëpunësve vijnë avokatët të cilëve populli u beson punë me rëndësi, nganjëherë nderin e bile jetën. Për më të shumtën këto janë çështje shumë a pak të ndërlikuara e pra duan një studim të thellë. Mirëpo avokatët tonë janë mësuar të shkojnë kohën e tyre në kafene ose në pijetore. Pash një ditë një avokat në një qendër Prefekture, që erdhën dhe e ngritën nga rami sepse kish orën e gjyqit. "Pritmëni, u tha shokëve të lodrës, për pesë minuta vij; kam një çështje të vogël".

Pas avokatëve, vijnë mjekët. S'ka skandal më të madh, se së paku këta duhet të dijnë, sa për vete qoftë, se rregulla më e parë e shëndetësisë është me jetu në ajër të pastër dhe se s'ka mëkat më të madh se të ndenjurit nëpër kafene të ngushta, të mbushur me ajër të ndyrë e të tymosur. Këta mjekë në vend që t'i predikojnë popullit dëfrime të pastër dhe higjienikë, japin vet shembëllin e keq.

E ku gjen kohë për të studiuar, për të ndjekur përparimet e degës së tij nëpër revista e libra të reja, një nëpunës, një avokat ose një doktor i cili kohën e shkon nëpër kafene? Dhe si do të përparojë shëndeti moral e fizik i këtij populli kur udhëheqësit e tij janë armiqtë e shëndetit të tyre dhe armiqtë e të menduarit e të të studiuarit?

Thashë më sipër se rregulla më e parë e shëndetësisë është ajri i pastër. Mirë pra, shenja më e madhe e qytetërimit është rëndësia e higjienës. Kjo provohet me faktin që, bie fjala, në Gjermani ose n'Angli, sëmundjet janë shumë më të pakta se në Lindje, bie fjala në Arabi e në Kinë, ku sëmundjet epidemike janë shumë të shpeshta. Gjermani për dëfrim ka sportet, lodrat në ajër të hapët, shëtitjet. Kinezi gjithë ditën e shkon në kafene duke pirë hashish.

Duhet pra, t'i mbyllim kafenetë e t'i dëftojmë popullit rrugën e dëfrimeve higjienike. Nëpër kafene takojmë shumë pak tregtarë. S'kanë këta kohë për të shkuar kot. Domethënë se të mbyllurit e kafenesë, i këtij instituti tradicional të Orientit, të këtij armiku të rreptë të shëndetit e të kulturës, na impozohet si një nga detyrat më të para për higjienën shoqnore e fizike tonën.





"Jeta", Nr. 2, 1 shtator 1929
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë EmptyWed 08 Mar 2023, 21:49

Në udhën e Nacionalizmës

VANGJEL KOÇA
Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010


"Shpirti ynë është plot nostalgji për diçka më të lartë e më të ndritur". - GOETHE

Ka ca kohë që ndihet prapë zëri i një kambane: Në udhën e Nacionalizmës. Zëri i kambanës i kujtonte vdekjen Chateaubriand-it, i cili i ka falur kambanës disa radhë lirike të bukura. Po tek neve ky zë na kujton Jetën dhe na thërret për në Faltoren ku rron e zbukurohet Jeta. Koha, domethënë puna, do të tregojë se ç'përmbajtje pozitive ka ky zë. Ndërkaq neve na mallëngjen dhe na jep shpresa. Pastaj është i vetmi zë që mund të na mbajë në faqe të dheut si Komb e si Shtet. Zëri i kambanës fton edhe intelektualët të bëjnë detyrën që u takon në këtë rast: detyrën e gjurmonjësit e të predikatorit.

Ne këtu nuk do të dëftejmë me fjalët e zakonshme, të mirat që rrjedhin nga Nacionalizma. Këtë punë e mbarojnë fare mirë gazetat dhe revistat popullore, që bien në duar të shumta dhe hyjnë në rrethe popullore që kanë nevojë për predikime të thjeshta. Revistat si kjo jona, janë tribuna studimi e kritike. Pra, do të qëndrojmë në këtë shesh për të gjurmuar shkaqe dhe efekte dhe për të kërkuar udhë për zgjidhje.

Shqipëria pati dhe ka fatin e keq të bëhet komb në një epokë në të cilën janë përleshur për vdekje nacionalizma imperialiste me internacionalizmën imperialiste, superkapitalizma shkatërronjëse me superantikapitalizmën shkatërronjëse. Po kjo përleshje vigane, në vend që të na turbullojë e të na trembi, përkundrazi duhet të na japë më shumë qejf e trimëri për të punuar e për të luftuar për këtë vend të vogël e të bukur, i cili nuk ndodhet në ato kondita shoqërore e politike që shkaktojnë gjetkë turbullime, tronditje e përmbysje. Dhe merita e jonë do të jetë akoma më e madhe nëqoftëse nuk do ta humbasim toruan nga zhurma e skëterrshme e kohës sonë dhe do të dalim fitonjës për të mirën e Kombit tonë.

Vetëm kjo luftë që të bëhet fitimtare i do disa armë: Euritmi shpirtërore, trimëri shpirtërore, teori, vetëmohim, solidaritet, sinqeritet, çmuarje të çastit historik, pamje të zhveshur të problemeve tona të mëdha, ideal energjik, vullnet heroik për të krijuar histori. Këto duhet të jenë edhe karakteristikat e Nacionalizmës sonë.

Si një vend në mes të Evropës, edhe Shqipëria jonë ka zënë e ndjen efektet e përleshjes kuqe-bardhë. Parime e ndjenja internacionaliste nisin e hapen dhe zënë vendin e parimeve dhe ndjenjave nacionaliste. Sëmundja nuk është akoma e madhe dhe nuk ka zënë akoma rrënjë; ndodhet në fazën e klloçitjes sentimentale. Kështu nuk është i zorshëm edhe bari për shërimin e sëmundjes. Për të caktuar barin e shërimit duhet më parë të bëjmë diagnozën e sëmundjes.

Në radhë të parë sëmundja ngjitet në një pjesë, për fat të mirë shumë të vogël, të studentëve tonë që jetojnë shumë kohë jashtë për studime. Këta studentë janë të rinj dhe, siç dihet, mosha e re, përveç ndonjë rasti patologjik, është tepër sentimentale. Këta të rinj sentimentalë shohin rreth e rrotull mizerjen ekonomike e shoqërore që mbretëron në vendet ku rrojnë, impresionohen mallëngjehen, zemërohen kundër kësaj padrejtësie ekonomike e shoqërore, dhe pa ndjerë shkakun bien në gjirin e idesë komuniste. Shembëll tipike dhe klasike e kësaj sentimentalizme është "Thirrja" e Kropotkin-it që u bën të rinjve, thirrje që u drejtohet ndjenjave të tyre për të zhdukur padrejtësinë dhe mizerjen shoqërore. Këtë që pësojnë sot të rinjtë tonë e kanë pësuar në djalëri të tyre edhe njerëz të mëdhenj, që sot janë antikomunistë. Por kur i riu piqet e mendon dhe fiton eksperiencë të drejtpërdrejtë e praktike të jetës, atëhere kupton se padrejtësia ekonomike dhe mizerja shoqërore mund të shërohen edhe pa Ungjillin komunist që është kundër Atdheut e Familjes.



Në radhë të dytë sëmundja ngjitet në një kategori të rinjsh, që kanë etje për Ideale. Janë në moshën e entuziazmës dhe të vullnetit për veprim, kërkojnë Ideale energjike rreth e rrotull, nuk i gjejnë ose gjejnë Ideale boshe, dëshpërohen edhe si udhë ideologjike më të mirë gjejnë Komunizmën. Këta të dëshpëruar nga jeta pa ideale janë të dërrmuar rëndë shpirtërisht, elektrizohen nga teoria utopike, zgjedhin një ilaç shkatërronjës e vrasës për të shuar etjen e tyre, në vend që të qëndrojnë në sheshin e Nacionalizmës dhe të luftojnë në këtë shesh me zemër e këmbëngulje.

Në radhë të tretë sëmundja ngjitet në klasat shoqërore që vuajnë nga mizerja ekonomike. Ato që dinë kanë kënduar, dhe ato që s'dinë kanë dëgjuar të bëhet fjalë, se në Moskov (kështu c quan Rusinë populli) të varfërit nuk vuajnë po të gjithë hanë një copë bukë. Është kuptimi i trashë materialistik që formojnë klasat e varfëra, të cilat nuk dinë se edhe në Moskov ka varfëri e mizerje të madhe.

Kategoria e parë dhe e dytë, domethënë kategoritë intelektuale, janë të rrezikshme po të merret parasysh se ç'influencë mund të ushtrojë në evolucionin e një populli intelekti i kthyer në ndjenjë. Po kategoria e tretë, domethënë kategoria popullore, është me të vërtetë shumë e rrezikshme, se mund të bëhet shesh për mbjellje të mikrobit komunist dhe për eksperimente të rrezikshme.

Kjo është diagnoza e sëmundjes. Po bari i shërimit të saj? - Që në krye duhet të na mbushet mendja dhe ta vendosim prerë se sëmundja nuk shërohet me fjalë boshe të mëdha, po do vepra e sakrifica e gjeste të mëdha. Dy ilaçe kemi përpara: Politikën policore, domethënë politikën represive që përpiqet të zhdukë efektet. Politikën ideologjike e shoqërore, domethënë politikën preventive që përpiqet të zhdukë shkaqet.

Politika policore është një e drejtë e Shtetit kur ka përpara efekte dhe s'ka si bën ndryshe. Një shtet i mirë përpiqet si e si të mos ketë nevojë për një politikë të tillë, veç se në raste të shtrënguara e të pakapërcyeshme. Po politika ideologjike e shoqërore është një detyrë themelore për një shtet modern, që i ka caktuar vetes një mision të madh e të lartë për të realizuar edhe ka vendosur të zhdukë shkaqet.


Shkaqe dhe Efekte. Domethënë: Ideologji e Kërbaç. Komunizma është një ide. Një ide antikombëtare, shkatërronjëse. Po është ide. Dhe, siç dihet, ideja nuk zhduket me kërbaç, por me një kundëride më të mirë. Këtë na mëson historia e njerëzisë edhe e evolutës së regjimeve shoqërore. Hamleti, që vërtitet me pallë zhveshur kundër hijes dhe shpreson që ta shpojë, përfytyron në mendjen e Poetit të madh, njerinë që vërvitet me armë kundër një ideje dhe shpreson që ta shpojë. Po gjer sot s'është gjendur ndonjë çelik kaq i mirë sa për të bërë një pallë që të mundë të vrasë një ide. Një ide s'mund të vritet veçse nga një tjetër ide. Për ne kundëridea më e mirë është vetëm ldeja Kombëtare. Idea Kombëtare me një përmbajtje shoqërore të gjerë e të re.

Këtë ide Kombëtare do të mundim ta rritim, ta rrënjosim e ta mbajmë lart në këmbë, vetëm me një Ideal energjik, i cili mjerisht i mungon akoma jetës shqiptare. Si? S'e ka akoma këtë ideal energjik jeta shqiptare, kur se po bëhemi gati të kremtojmë tani afër njëzet e pesë vjet të lirisë sonë politike? Jo! Jetës shqiptare i mungon akoma ritmi i brendshëm. Ritmi që të frymëzojë e të ushqejë një ideal të mbështetur mbi parime morale e mendore me vlerë të vazhduar.

Më vjen ndërmend një gjë e bukur dhe karakteristike. Në 1920-21 erdhi nga Rumania në Shqipëri një shqiptar i vjetër dhe i mirë: Dr. Meksi. Më thoshte se kur zbriti në Sarandë u mallëngjye dhe qau nga gëzimi kur pa se Shqipëria lidhet me telefon dhe ka automobile për udhëtime. Nga kjo pikëpamje, nga pikëpamja e qytetërimit mekanik- Shqipëria ka vajtur shumë përpara. Ka edhe telefone, edhe telegrafe, edhe automobile, edhe udhëra, edhe ura, edhe pallate, dhe shumë gjëra të tjera të mira. Faqja e jashtme e Shqipërisë ka ndërruar tepër dhe ndërron dita me ditë me çape të mëdha. Duhet të dijë njeriu se ç'ka qenë më parë, të qëndrojë ca kohë jashtë, pastaj të kthehet dhe të shohë e të gëzojë këtë Shqipëri tonë proteiforme e të bukur.

Po nga brenda, nga shpirti? Faqja e brendshme mjerisht nuk ka ndërruar akoma! Jo vetëm që s'ka ndërruar, po ecën edhe së prapthi. Sa mbarë prapë! Kur e nisëm jetën tonë shtetërore pas luftës së madhe kemi patur ideale patriotike të flakta, entuziazmë patriotik të pambajtur, aspirata patriotike të larta. Duke shkuar koha, idealet, entuziazmi, aspiratat tona patriotike u venitën, u shuan. Dhe në vatrën tonë shpirtërore, në të cilën dikur ngrihesh lart flaka patriotike, tani ka mbetur vetëm hiri i ngrirë dhe i vdekur! Megjithëkëtë, shpresa s'ka humbur.

Flaka patriotike mbahet e ndezur me një ideal energjik. S'mund të ketë asnjë shqiptar që të mos dojë të mirën e vendit të tij. Këtë as e nxë, as e merr dot mendja. Po dëshira e tij është "vague". Nuk është energjike dhe e vullnetshme që të arrijë gjer në therori. Dikush ka shkruar një herë: "Idetë nuk janë si kapellot që varen jashtë në divan. S'mund të themi: Unë hyj këtu dhe i lë jashtë idetë e mia!". Tek neve ngjan e kundërta. Kur hyjmë në dhomën e interesave të veta, idetë i lëmë jashtë në divanin e bukur të retorikës.

Po rreziku komunist troket në portën tonë. Një rrezik mëngjërosh që duhet ta përballim e ta luftojmë. Nuk është zor ta luftojmë e ta largojmë këtë rrezik, që ndodhet akoma në portë dhe s'na ka hyrë akoma brenda në shtëpi. Vetëm duhet të zgjedhim në mes të retorikës dhe të historisë. Domethënë në mes të fjalëve dhe të veprave. Të pajtohemi me veten, të hedhim maskën poshtë, të hyjmë në udhën e idealit energjik.

Për të krijuar këtë ideal duhet të kthehemi nga e shkuara kombëtare dhe t'i puthitemi kohës sonë. Që të shpëtojmë nga shterpësia jonë shpirtërore, duhet të lidhemi prapë me të Vdekurit tonë të mëdhenj. Kemi një të sotme që duhet ta kapërcejmë për një nesër më të mirë. Për të arritur këtë gjë, të kthehemi nga djeja dhe të frymëzohemi nga shpirti e nga të rrahurat e saja. E shkuara është jona. Vepra jonë. Pemë e virtyteve tona. Ne e realizuam. Dhe të ndjekim këshillën e një kritiku të madh. Sainte-Beuve: "Ta mendojmë shumë dhe sinqerisht të shkuarën, ta kuptojmë mirë, do të thotë ta ëndërrojmë me të vërtetë të ardhmen".

Ta kuptojmë mirë të shkuarën. Po. Do të nxjerrim se thelbi i saj është fryma heroike. Një grusht njerëz që luftuan kundër një Turqie imperiale, kundër një Serbie imperialiste, kundër një Greqie me "megali idhea"-ra. Djersë, therorira, gjak, heroizmë. Këto tregonin valat e Flamurit atë Ditë legjendare të Nëntorit në Vlorë. Fryma heroike e solli lirinë tonë politike. Fryma heroike ka qenë në palcën e idealit energjik të Rilindjes sonë Kombëtare.

E! Kjo frymë heroike do ta sjellë edhe lirinë tonë shpirtërore. Kjo frymë heroike duhet të jetë në palcën e idealit energjik të kohës sonë. Me aspirata të reja. Me puthitje të re. Kur themi frymë heroike, duam të themi vepra të mëdha. Vërtet të mëdha. Të mos ndërrojmë vetëm faqen e jashtme shqiptare. Por edhe ca më tepër, faqen e brendshme.

Me këtë frymë dhe me këto aspirata do të nisim të ecim dhe të vemi përpara për rilindjen shpirtërore të Kombit. Në epokën moderne, kur lind ose rilind një Komb, ka kurdoherë dy çaste që veprojnë: a) çasti mistik-ideologjik; b) çasti praktik-efektual. Marshi i historisë shqiptare nuk deshi që në radhë të parë të vijë çasti mistik-ideologjik (shpirti kombëtar), dhe pastaj të pasojë çasti id ytë. Ky erdhi i pari: u bëmë Shtet, duke qenë akoma Kombësi (tokë, gjak, gjuhë) dhe jo Komb (histori e bashkët, përpjekje të bashkëta, shpirt i bashkët). Me anën e çastit të dytë do të realizojmë çastin e parë: të krijojmë shpirtin kombëtar. Të bëhemi Komb.

Pra, s'ka kuptim se si mund të gjenden Shqiptarë që të mendojnë e të besojnë që mund të bëhemi Inter-Nation pa qenë akoma Nation. të bëhemi Inter-Nation në një kohë që në tërë botën merr e jep një imperializmë e tërbuar, do e bardhë, do e kuqe, do e verdhë. Të duam Inter-Nation-in dhe të mos çajmë kokën për Nation-in tonë, për baltën tonë për Familjen tonë!

Për të bërë udhën tonë drejt qëllimit të madh (krijimi i shpirtit kombëtar) është nevojë e domosdoshme të kemi parasysh disa gjëra. Jo parime metafizike të thata. Jo fjalë të mëdha. Po vepra të gjalla e të mëdha. Përvijësojmë sot në mënyrë të përgjithshme e do të kemi rast të kthehemi në to me gjer e gjatë disa nga këto vepra:


a) T'i çelim djalërisë shqiptare portërat e jetës shqiptare.

b) Ta përtërijmë Elitën, domethënë klasën drejtonjëse.

c) Të luftojmë mizerjen ekonomike e shoqërore me një politikë të përshtatshme.

S'kam ndërmend të mbar këtu luftën "Pleq e të Rinj" dhe të përtyp sa u thanë dhe u shkruan nga njëra e nga tjetra anë. Nga përpjekja doli se Pleqtë e të Rinjtë duhet të gjykohen e të çmohen nga pikëpamja e mendjes dhe e shpirtit dhe jo nga pikëpamja e moshës. Të vdekur e të pakallur ka nga të dy anët! Dua të kujtoj vetëm se Djalëria është një faktor i madh në zhvillimin e vendit dhe prandaj duhet t'i çelen portërat e jetës shqiptare.

Gjer sot Djalëria është lënë mënjanë si faktor i tillë. I është treguar sheshi sportiv pas të cilit është dhënë shumë dhe ka treguar mjaft zotësi. I janë treguar Shoqëritë e vdekura jashtëshkollore në të cilat nuk qaset thua se fare. Asgjë tjetër.

Atëhere ç'rol lot kjo Djalëri në jetën shqiptare?

Dihet se historia i ka caktuar Djalërisë kudo në botë një rol të radhës së parë për të lojtur. Në mos ka

eksperiencën, po ka entuziazmën, therorinë, vetëmohimin dhe shumë cilësira të tjera morale që s'i ka të tëra Pleqëria sepse çdo rregull ka përjashtime arteriosklerotike. Kudo që bëhet një përtëritje shpirtërore e kombëtare do të gjejmë patjetër Djalërinë. Djalëria që s'ka ndonjë rol për të lojtur në vendin e vet zë e bëhet fatalisht komuniste

Pirandello-ja ka shkruar një romanc "Pleqtë e të Rinjtë". Është një romanc politik- shoqëror-historik, që shpërdridhet në Sicilia-n e tij. Pleqtë janë patriotët, ata që bënë Italinë, të cilët, sado që s'janë me në gjendje t'i puthiten kohës, përpiqen t'i lënë të rinjtë jashtë jetës së re. Për reaksion të rinjtë hidhen në gjirin e ideve të mëngjërta. Këtë temë e ka trajtuar romantikisht edhe Turgenievi në kuadrin e jetës krahinore ruse, si kundërshtim fatal shpirtërash dhe tendencash në mes të një brezi që perëndon dhe të një brezi që agon. Protagonistët e romancierit-dramaturg italian dhe të romancierit të madh rus janë simbole që përgjithësohen, universalizohen, projektohen në histori, e cila na tregon edhe në ditët tona se ç'përfundime sjell kjo përpjekje e brezave kur s'merren masat e duhura me kohë.


Është nevojë e domosdoshme të përtëritet Elita, domethënë klasa drejtonjëse. Ne s'kemi akoma një Elitë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pra, le ta marrim me kuptimin e ngushtë të klasës drejtonjëse, si ajo që mund të kemi sot për sot. Klasa drejtonjëse e sotme ka nevojë për përtëritje. Ka lindur në çaste historike, të cilat e kanë mbyllur qarkun e tyre edhe kanë hapur udhën për çaste historike të reja. Doemos çdo qark historik s'mund të zhduket krejt. Ka elemente të mira e të zgjedhura që do t'i ruajë. elementet e tjera të vjetëruara e të ngrira do t'i nxjerrë në pension. Vendin e tyre duhet ta zënë elemente të reja, me ato fuqira krijonjëse të reja që lypin kohërat për të bërë të mundur që Kombi të vazhdojë marshin e tij historik evolutiv. Për përtëritjen e klasës drejtonjëse duhen marrë parasysh vlera mendore e vlera morale, vlera që të mendojnë dhe vlera që të veprojnë. Po ku është seleksioni i këtyre vlerave? Përgatitja e kuadrove të reja drejtonjëse? Gjetja e elementëve që t'u përgjigjen kërkimeve të periodës historike të re shqiptare?

Vendi ynë s'ka akoma një politikë shoqërore, që të mos themi se nuk e njeh fare. Mirëpo politika shoqërore është ajo që përbën një nga kujdesjet më të mëdha në vendet e qytetëruara. U kuptua nevoja e domosdoshme se populli duhet ngritur lart, duhet shpëtuar nga thonjtë e komunizmës, e cila përpiqet të spekulojë mizerjen e tij. Tek neve politika shoqërore kufizohet në disa qese misër dhe në ndihmat e vockëla që u japin Bashkitë të varfërve. Ndihmën e popullit të varfër ne e quajmë sadaka. E provuan listat e fundit që u botuan nëpër gazetat për ndihmat që u mblodhën dimrin e shkuar për të varfërit. Shumëra kaq qesharake që me mirë të mos jepeshin. Listat që u botuan janë pasqyra më besnike, barometri më i vërtetë i shpirttharësisë së klasave tona të pasura.

Ndihma për popullin nuk është sadaka. Është një detyrë shoqërore. Paraja nuk është vetëm pronë e pak njerëzve të pasur, po ka të lozi një funksion të madh në jetën shoqërore. Në qoftë se të pasurit nuk e kuptojnë këtë funksion, e ka detyrë tua dëftojë Shteti.

Djalëria, Klasa Drejtonjëse, Politika Shoqërore, nuk janë tërë zgjidhja e problemit shqiptar, po disa faktorë themelorë për të hyrë në udhën e zgjidhjes, për të rrënjosur një Nacionalizmë me vepra, për të luftuar idenë komuniste, për të krijuar një Ideali energjik. Një erë e re përtëritje shoqërore e kombëtare duhet të fryjë në vendin tonë. Të rrahura të reja duhet të ndjejnë zemrat tona. Duhen qëruar vlerat e ndryshkura dhe myku mendor.

Ndodhemi në një të kthyer të historisë, e cila lyp që vendin e një zgjuarsie të cekët ta zëmë me një punim mendor serioz, metodik, të disiplinuar, për të krijuar një lëvizje iderash të vërtetë e pjellore. Përpjekje pozitive për një shoqëri më të drejtë brenda në kornizën e një lirie të disiplinuar. Hierarki të vlerave. Një djalëri burrërore e jo të tredhurë; me shpinë çeliku dhe jo me shpinë kauçuku. Çmuarje dhe përkrahje efektive e punës mendore për zhvillimin e jetës kombëtare. Mbi të gjitha këto, frymë heroike në mendime tona dhe në veprat tona.

Në këtë mënyrë brezi ynë i retorikës do të jetë i denjë të kremtojë në Nëntorin që vjen kujtimin e atij brezi të historisë që na fali Shtetin e lirë Shqiptar. Në këtë mënyrë edhe brezi ynë do të kalojë fazën e retorikës për të hyrë në fazën e historisë, e cila vetëm do të na sjellë "diçka më të lartë e më të ndritur". Një të nesërme të lumtur për Kombin.



"Përpjekja shqiptare", nr.7, prill 1937
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Të rinjtë Empty
MesazhTitulli: Re: Të rinjtë   Të rinjtë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të rinjtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Politikë-
Kërce tek: