FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Orët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Orët Empty
MesazhTitulli: Orët   Orët EmptySat 05 Jul 2014, 15:31

Ora ishte figurë e mitologjisë shqiptare që përfytyrohej herë si grua, herë si gjarpër. Besohet se jeton në male, pyje, fusha, kroje, ose pranë njerëzve. Është bamirëse sepse u ndriçon mendjen njerëzve dhe u mëson artin për të shëruar sëmundjet. Ajo ndihmon dhe u sjell fat të mirëve, ruan njeriun, shtëpinë, fisin. Kjo duket në shprehjen e popullit "ora e njeriut" (e shtëpisë, e fisit), "shkoftë ora e dëgjoftë" (për të mirë).

Por nganjëherë atë e paraqesin si të keqe. Besohet se ai që ndeshej me të, vritej ose sëmurej. Kjo duket edhe në mallkimet që bën populli: "Të shitoftë (të preftë) ora", "të marrtë ora e ligë".



Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 21 Jan 2018, 20:23, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Orët Empty
MesazhTitulli: Re: Orët   Orët EmptyWed 09 Jul 2014, 16:40

Orët dhe Zanat në përfytyrimin e Nikaj-Merturësve



- ORËT: Ishin krijesat mitologjike nga më të përhapurat dhe më të besuarat në Nikaj-Mertur. Malësorët e kësaj krahine kan besuar se fati i tyre varet drejtpërdrejt nga Zoti,megjithatë nuk kan arritur asnjëherë të çlirohen nga besimi se fati i tyre varet edhe prej disa qënjeve me fuqi jetësore mbinjerzore që quhen “orë” të cilat duken se kan qellimin dhe aftësinë të drejtojnë e të sundojnë ekzistencën e njeriut nga lindja deri në vdekje. Megjithse nikaj-merturësit i konsideronin orët si qënje hyjnore,me aftësi përcaktuese në jetën e njerëzve,dhe si hijezimin e një fuqie jetësore mbinjerzore,ata prap se prap i qëndronin bindjes se edhe ora varej prej Zotit. Orët simbolizonin një frymë a shpirtë të jashtëm që lidhej me njeriun duke i paraprirë,parapërcaktuar, ndihmuar ose jo qënjen njerzore.

Lidhur me besimin qe malesoret e veriut kishin për orët,P.Fulvio Cordignano –një ndër studiuesit e njohur të zakoneve e traditave të malësorve shqiptar thotë:” Ora është përsonifikim gati shpirtnor i ekzistencës së secilës jetë;asht si pshtetja, drejtimi i pa pashëm,shkalla e virtytit e i fuqisë së natyrshme,në mënyrë që të gjitha shëndrrimet e kësaj jete,ndër ngjarje e rreziqe,qindresë,mvaren prej shëndrrimeve të pajtueshme të elementëve të jetës e të kënës s’orës. Jeta e çdo njeriu,- sipas malësorve – s’asht tjetër veçse projeksioni ose bredhja e kësaj jete së pervehtjësueme t’orës.”Ndërsa F.Nopçe thot:” Orët shqiptare janë qënje të padukshme që mundë t’i krahsojmë me engjëjt mbrojtës,por dallohen prej tyre se orët janë të vdekshme dhe me vdekjen e tyre shkaktohet dhe vdekja e njeriut që mbrojnë.”Mëndohej se çdo njeri,çdo familje,vllazni ose fis, kishin orën e vet që përcaktonte fatin e tyre. Orëte e njerëzve të mirë përfyryroheshin të bukura, ndërsa ato të njerëzve të këqinjë përfytyroheshin të shëmtuara.Sepse kur njeriu bënte një vëprim të turpshëm ose mëkat i nxihej fytyra orës së tij.

Edhe orët e fiseve dalloheshin nga njëra tjetra, si nga tiparet e fytyrës ashtu dhe nga cilësitë tjera të karakterit.Ato qëndronin mbi majen më të lartë të teritorit të fisit.Ora e Merturit qëndronte mbi Shkamin e Merturit (majen e Çllumit,në Merturë të Gurit).Ajo e Nikajt,”e remtë”(ngjyre bakri),me fytyrë të verejtur e të rreptë”,qëndronte në majen e Kakisë,e Shales- “e gjatë posi vgjeni,e hijeshme si drita,e idhtë si gjarpëri” qëndronte në majen e Ershellit, ndërsa e Krasniqes “leshverdhe e kokëthatë” qëndronte në majen e Grisë.Të rrëzuemt e shkamit ku qëndronte ora e fisit konsiderohej vepër e ores,dhe se bashku me shkamin rrëzohej edhe ora. Prandaj kur shkambi rrëzohej në kohë të thatë besohej se dikush i fisit do të vdiste. Madje merturësit e kishin të ndarë Shkëmbin e Merturit me zona sipas vëllazërive,ku secila vëllazëri e kishte të përcaktuar zonën e vet.Kur gurët rrëzoheshin në një zone që i përkiste X – vëllazërie, mëndohej se pikërisht nga ajo vëllazëri do të vdiste një mashkull. Nga ky besim ishte udhëhequr vajatorja kur kish vajtuar Prel Tulin diten e vdekjes, e cila midis tjerash i kish thënë: ”Sot gjemoi Shkami i Merturit./ Ka dal zani i Prel Tulit./Ka dal zani n’Shosh e n’Shalë,/Shtat bajrakë që paskan ardhë/… ”

Orët konsideroheshin aq përcaktuese në jetën njeriut sa që ato përcaktonin edhe jetëgjatësinë e tij.Qysh në momentin e lindjes së fëmijës,orët i thërrisnin njëra tjetrës dhe i thoshin: “Ooo,i ka le një djalë X-it. sa po ja lame me rrnue (jetue)?” Ndërsa ora tjetër që ndodhej me një grup orësh diku në ndonjë kodër për karshi asaj që jepte lajmin, pasi konsultohej me shoqët i përgjigjej: “Po ja lam 16 vjet,dhe ka me dek prej fluturimit (gurit që bije nga shkëmbi)”.Thuhet se orët paralajmeronin edhe vdekjet e njerëzve.Ato janë dëgjuar nëpër shkëmbinj ndjellakeqë duke thirrur herë gjamë burrash e herë gjamë grashë ose duke i dhënë njëra-tjetrës lajmin e vdekjes së ndonjë personi duke i cilësuar dhe emrin e tij.Mendohej gjithashtu se,asnjë sukses,burrëri,trimëri ose heroizëm nuk mundë të realizohej nga askush pa dëshirën dhe ndihmën e orës. Ora i jepte njeriut mençurinë,trimërinë,guximin e zhdërvjlltësinë për të kapërcyer vështirësi e rreziqe gjatë jetës. Ky besim i shtynte njerëzit që kur ata ndodheshin përpara një rreziku,i luteshin orës:“Nimo Zot e Ora!”.

Në fshatin Salcë për shumë kohë kan qarkulluar fjalë se, Prel Tuli-njëri ndër burrat më të njohur të Nikaj-Merturit,ish bërë aq burrë i mire,trim dhe i njohur,sepse në rininë e tij ish takuar me orët në livadhet e Kunorave.Me këtë rast ora e vet e kish marr për dore dhe e kish përcjell deri në kodrën e Çardakut (afër bjeshkës së Karronit). Aty u nda prej tij,por përpara ndarjes ora i tha: “Të kam dhanë za (të kam bërë të njohur pë mirë) dhe pare (pasuri)”.Prandaj njerëzit besonin se Prelë Tulin e kish ndihmuar ora,dhe e konsideronin burrë orëmadh. Nga besimi e adhurimi për orët kan rrjedh disa urime e mallkime karakteristike që përdoren në fjalorin e kësaj krahine si:- Nimo Zot e ora!” – Nimo Zot e ora e fisit! – Të priftë ora! – Të nimoftë Ora!, -Kofsh orëmadh!, -Të dektë ora!, -T’u preftë ora!, -T’u vraftë ora!,- Të coftë ora! Ose cilësorët: orëmadh,orëgjallë,orëdekun, orëvramë,orëcoftë etje.

- ZANAT : Kulti i zanës vjen nga koha e ilirëve dhe është ruajtur në shumë vise shqiptare deri në ditët e sotme.Studiusi i njohur gjerman M.Lamberiz thotë se, “zana është feja dhe muza e maleve shqiptare”.Profesor R.Jokli i krahason Zanat shqiptare me Dianën e Romës. Edhe Pr. Eqerem Çabej thot se Zana e ka prejardhjen nga një perendi ilire e pyjeve dhe e burimeve që në interpretimin romak mori emrin Diana. F.Nopçe i ka quajtur ato “shpirtëra që këndojnë”

Ndërsa Faik Konica i shifte zanat si “mike të Shqipërisë”.Nikaj-Merturësit i kanë përfytyruar zanat si vajza shumë të bukura që jetojnë në male e bjeshkë të larta,që këndojnë e vallzojnë në mënyrë të përkryer.Në bjeshkë e male të larta ato shoqërohen me dhitë e egra briarta,duke i ruajt dhe mjel ato. Fizikisht janë trupëzim i bukurisë së lartë femërore, me shtat e me flokë të gjata dhe me veshje të bardhë.Ato janë si qënje hyjënore plot trimëri e egërsi,me shpirtë luftarak,njëkohësisht mbrojtëse e hakmarrëse. Këtej kan rrjedhur shprehjet: “Trim si zana”,ose kur deshiron të lavdërosh ndonjë grua apo burrë për qëndrimin trimërorë, të shpejtë të shkathtë e guximtar qe shfaq në një një moment të vështir dhe të rendësishem te jetës së tij thuhej: “Je si zanë mali”.

Zanat janë qënje që nuk e durojnë dhunën,madje rreagojnë ashpër ndaj atij që i ngacmon,i dhunon ose i mashtron ato.Me këtë veçori të tyre lidhen disa mallkime që përdorin malësorët nikaj-merturës si, “Të raftë zana!”,”Të shitoftë zana!,”Të prektë zana!” ,”Të zanoftë zana! “etje. Në fshatrat Palç e Salcë të Nikaj-Merturit shumë njerëz ruajnë në kujtesën e tyre një ngjarje që lidhet me ekzistencën dhe karakterin e zanave. Thuhet se një djalë i ri 17-vjeçar me emrin D.M. nga lagjja Kotec e Palçit kish dal në bjeshkë dhe ja kishte thënë një kënge shumë të bukur. Zanat e kishin dëgjuar dhe ishin afruar pranë djalit këngëtar për të shijuar sa më mirë këngën. Të mahnitura nga zëri i mrekullueshëm dhe intërpretimi po aq i bukur i këngës së djaloshit,ato i kishin kërkuar djalit që të vinte edhe të nesërmen në bjeshkë,tek maja e Rrëshellit,që të këndontë për qefin e zanave.

Djaloshi u kish premtuar atyre se do t’ua plotësonte dëshirën duke u kthyer të nesërmen,por nuk mundi të mbaj premtimin pasi i zoti i shtëpisë e kishte urdhëruar të zbriste nga bjeshka në fshat dhe të vadiste arat e misërit,me qënse shtëpia e tyre kishin rëndin e ujit.Zanat kishin shkuar në vëndin e takimit në orën e caktuar dhe kishin pritur djalin këngëtar deri në prendim të diellit. Me qën se djaloshi nuk kish ardhur, zanat ishin zemruar pa masë dhe e kishin ndëshkuar rëndë,duke e çmendur atë, pikërisht në kohën kur kish lënë takimin me zanat. Ashtu i çmendur djaloshi qëndroi për shumë vite deri sa vdiq. Shumë njerëzit të këtyre fshatërave tregojnë së e kan njohur D.M.-në si njeri të çmendur, dhe thonë se çmenduria i kishte ardhur papritur prej zanave hakmarrësë.

Zanat dhe orët në përfytyrimin e nikaj-merurësve kishin ngjajshmeri po dhe ndryshime.Ashtu si orët edhe zanat perfytyroheshin si qenje permbi, e jashtë njerëzore që jetonin në ambjente të ngjajshme me ato ku jetojnë orët, në bjeshkë të larta,male etje.Por në ndryshim me orët ,zanat nuk mundë të drejtonin apo të përcaktonin ekzistencën as fatin e njeriut ose të qenjeve tjera të gjalla.Zanat jetojnë në vetmi grupe-grupe e nuk perzihen me njerëzit as me botën që i rrethon po s’qen të shterngueme ta bëjnë këtë. Përkundrazi orët,megjithse të padukshme, afrohen edhe tek njerëzit. Madje, thuhet se natën ato afroheshin edhe pranë shtëpisë së njeriut për mbrojtjen e tij,ndaj malësorët bënin kujdes që të mos derdhnin ujë natën rrethit të shtëpisë për të mos i trazuar orët. Por,siç ka venë në dukje F.Cordignano, ”dallimi kryesor i orëve me zanat është sepse;secila zanë kishte orën e vet,dhe këto orë nuk paraqiten gjithmonë si vasha,po herë si dhi,herë si gjarpër etj.çka nuk ndodh kurrë me zanat.”Zanat tregojne me njerëzit më tepër një sjellje smire e kundërshtimi se sa deshire për t’u afruar me ta. Madje thuhej:”mjer ai që i fyen,ose që u afrohet kur ato jan duke u larë,krehur ose ngrënë në sofer,çka do tu prishte qetësinë e vetminë,do t’i egërsonte e do ti çonte drejt hakmarrjes. Për t’i qetësuar malësori në shumicën e rasteve nuk ua përmendte emrin por thoshte: ”Shtojzovallet”, ose ato që “Gatuzorrjeshtin” etj. Këto emertime ishin eufemizma tipik, që u përftuan si përngjitje e fjalive:”shtojua zot, vallet” e “gatua zot,rreshtin”. Kur dikush shkonte per te pirë ujë ose larë në burimet ose gurrat në bjeshke,gjithmonë përpara se ti afrohej gurrës verente me kujde në se aty kishte zana duke u larë ose pushuar,në mënyre që të zmrapsej për të mos u takuar me to,e për të mos u prishur qëtësine. Megjithë egërsinë e tyre,thuhej që zana mundë të bëhej grua e ndonjë fatosi legjendar.

Pra ndonjë luftëtar trim dhe i fuqishëm edhe mundë t’i shtinte në dorë ato. E kjo ndodh nga se,zanat i duan dhe i ndihmojnë trimat,madje u japin dhe fuqi atyre. Thuhet se Gjeto Basho Muji, përsonazhi kryesor i legjendave shqiptare,pas takimit me zanat, mori prej tyre fuqi të jashtëzakonshme.Kjo pasqyrohet në eposin tonë të kreshnikëve,kur zanat i thonë Mujit: “…/Ti çfar ndere Mujo po na lyp?/ A don forcë,Mujo,me qindrue?/A don luftë, Mujo,me luftue?/A don gja,Mujo,a don mall?/A don dije,Mujo,a don gjuhë?/Lyp shka të duesh Mujës te i kan thanë/…” Me qenë se Muji ju kërkoi zanave fuqi,këto të fundit ia plotësuan deshirën,e bënë atë tepër të fuqishëm duke i dhënë me pi qumësh nga gjiri i tyre,gjë që pasqyrohet në vargjet e këngës ku thuhet: ”…E ka marr Muji gji me pi./ O! se ç’po i ep Zoti fuqi!/Kenka ba si me kan drague./Ka marr gurin me e peshue./N’cep të krahit Muji e ka vndue./Njimi okësh gurit i ka qindrue./

Dodë Progni


http://www.mnvr.org/oret-dhe-zanat-ne-perfytyrimin-e-nikja-mertuesve/

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Orët Empty
MesazhTitulli: Re: Orët   Orët EmptySun 13 Nov 2016, 20:23

Ne e kemi njësuar Orën e njeriut siç njihet në fenë tonë, me "ndërdijen" siç njihet në shkencën e psikologjisë dhe në mendimin pozitiv. Veçse ndryshe nga disa mendimtarë sidomos perëndimorë që mbajnë qëndrimin se ndërdija është neutrale dhe nuk njeh dallim mes 'unë' dhe 'të tjerët', ne kemi qëndrim krejt tjetër se Ora e njeriut nuk është neutrale por ia mban anën njeriut të vet.

Ato ngjarje që përmenden në epikën kreshnike, kur Ora papritmas ja ve kreshnikut nje brisk në xhep, që ai t'a përdorë atë e të shpëtojë nga vdekja e sigurtë, janë hiperbolizime që e zbukurojnë epikën, por e vërteta është se Ora bën çmos brenda mundësive, që t'a shpëtojë njeriun e vet nga fatkeqësitë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Orët Empty
MesazhTitulli: Re: Orët   Orët EmptySun 13 Nov 2016, 20:58

Çka janë shpirti dhe ora? Si duhet të kuptohen?

Shpirti është ekzistenca jonë; jemi vetë ne. Secili njeri është një shpirt i futur në një trup biologjik të species Homo Sapiens. Nuk është aspak e kundërta, që trupi të jetë kryesor e shpirtin t’a ketë si akcesor. Sepse trupi vdes, e diku varroset e diku digjet, ndërsa jeta vazhdon me shpirtin, e pas shumë kohësh edhe rimishërohet në trup tjetër. Shpirti është ai që drejton trupin.
Nëse fjala ‘shpirt’ vjen me të vërtetë nga latinishtja ‘spiritus’, atëherë fjala burimore iliro-shqipe për shpirtin mund të ketë qenë ‘hija’, ose ‘hieja’. Vetë fjala ‘hije’, në Nikaj dhe Shalë është përdorur në kuptimin e shpirtit të njeriut, në vende tjera nënkuptonte shpirtin e të ndjerit. Për kuptimin e kësaj fjale shihet dhe fakti se gjatë ndërtimit të shtëpive njerëzit kishin kujdes mos muratori duke vënë tullat një mbi një do t’ua zinte hijen me tullë, do t’ia muroste hijen, ashtu siç u muros Rozafa. Me këtë rast sipas besimit personi që i zihej hija do të vdiste. Pra hija ishte shpirti. Ndoshta kjo fjalë ‘hije’ ka prodhuar dhe fjalën greke ‘hieros’, i shenjtë.
Në psikologji shpirti mund të përkthehet si ‘vetëdije’.
Ora në besimet e lashta ishte një vajzë e re, e ndonjëherë tjetër kishte formën e gjarpërit që i shkonte prapa njeriut. Ajo ruante njeriun nga fatkeqësitë, i ndihmonte atij në raste të ndryshme kur kishte nevojë. Ndërsa shpirti është vetëdije, ora është ndërdije apo nën-vetëdije. Kjo është tërësisht e kuptueshme pasiqë ndërdija është pjesë autonome e mendjes së njeriut. Nëqoftëse marrim parasysh të gjithë shembujt se si ora ndihmonte njerëzit, veçanërisht kreshnikët në dyluftime, atëherë kuptojmë se këtu kemi të bëjmë me të vërtetë me ndërdijen dhe intuitën, të cilat me të vërtetë lozin po atë rol tek secili njeri. Kështu besohej se orët e njerëzve trima janë të bardha, faqebardha, që i ndihin e i mësojnë mjeshtërinë si të shërojnë të tjerët, kurse ato të frikacakëve janë të zeza, faqezeza. Në të vërtetë njerëzit e suksesshëm mbështeten rregullisht në intuitë, dhe pikërisht ky është çelësi i të arriturave të tyre. Nëse marrim parasysh besimin popullor se siç është njeriu ashtu është ora (frikacakët-ora e zezë etj.), atëherë dalim tek shprehjet që përdoren shpesh në psikologji se “siç është vetëdija ashtu është edhe ndërdija”, apo shprehja e gnostikëve “siç është lart, është edhe poshtë”.
Kështu, shpirti dhe ora janë vetëdija dhe ndërdija jonë. Nga ky këndvështrim, për brezat e rinj bëhet shumë më e qartë se si të kuptohen ora dhe shpirti.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Orët Empty
MesazhTitulli: Re: Orët   Orët EmptySun 21 Jan 2018, 20:05

Vat Losha e pa orën dhe foli me të

Vati po gjuante cjepër. Në errësirë e sipër ai u rrëzua nga një shpat, u plagos në njërën këmbë dhe humbi ndjenjat. Pasi erdhi në vete dhe jehona i zgjoi të therrurat në këmbë, ndezi me një shkrepse një tufë bari dhe si për habinë e tij u gjend përpara një grupi femrash. Disa prej tyre ishin të bukura dhe kishin një ngjyrë të çelët në fytyrë, të tjerat ishin të shumtuara dhe me ngjyrë të zezë. Në largësi ai arrinte të shihte pishtarët e ndezur të shokëve të tij gjahtarë, të cilët ishin në kërkim të tij.

Përmes grupit të frikshëm të grave Vati deshte t’u binte në sy shokëve të tij që po e kërkonin, por sa më shumë që ai përpiqej, aq më shumë i ngushtohej rrethi, i cili e detyroi të binte në qetësi dhe të hiqte dorë nga përpjekjet për t’u vënë re nga gjahtarët e tjerë. Për të parë më mirë se kush ishin kundërshtarët e tij, ai hodhi në prushin e mekur dhe disa tufëza të tjera bari, kqyri dhe njëherë përreth flakadanit grupin e femrave dhe i pyeti disa prej tyre që i kishte afër, se kush po i binte në qafë?. “Ne jemi orët e njerzve, të bukurat janë orët e mira, të zezat janë ato të njerzve të këqinj. Nëqoftëse një njeri mëkaton atij i shfaqet papritmas fytyra e orës së tij”.

I plagosuri u nis padashje drejt lartësisë dhe aty vuri re, se shumë prej grave u ngjanin të afërmëve të tij. Lëvizja që kreu i lëndoi këmbën dhe ai gulçoi. Jehona iu përgjigj sërisht, por kësaj rradhe ajo nuk i ngjau e largët, përkundrazi, iu bë se ishte shumë afër. “kush rënkon këtu?” pyeti ai në ankth, po ato që më parë iu përgjigjën. “Ora jote, e cila para teje në të njëjtin vend u rrëzua”. Në atë çast Vat Losha humbi sërisht ndjenjat dhe u zgjua vetëm kur pishtarët e gjahtarëve i ndriçuan sytë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Sun 21 Jan 2018, 20:06, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Orët Empty
MesazhTitulli: Re: Orët   Orët EmptySun 21 Jan 2018, 20:05

Emrat e Orës

Orës nuk i përmendet emri vend e pa vend, por vetëm kur bëhen lutje. Ndër emrat që përmenden në të folur e biseda janë:

1. Kofshin të bardha

2. Të lumet

3. Të mirat

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Orët Empty
MesazhTitulli: Re: Orët   Orët EmptyTue 09 May 2023, 19:35

Orët. Figura në mitologjinë e Shqipërisë veriore, kryesisht në veri të lumit Drin. Kjo figurë popullore femër është e barasvlershme mefatiet e Shqipërisë jugore. Baroni Franc Nopça (1877-1933) e lidh këtë term me oreadat, nimfat e maleve, të lashtësisë greke.

Çdo njeri ka orën e vet mbrojtëse. Madje edhe kuajt, pulat, pëllumbat, dhitë e shkëmbit, burimet dhe thesaret mund të kenë orët e tyre mbro-jtëse. Kur lind fëmija, orët mblidhen natën rreth një zjarri të madh dhe vendosin çfarë vetish t'i japin. Ky kuvend i rreth 300 orëve drejtohet nga një orë jashtëzakonisht e bukur, e cila qëndron para tyre ne një shkëmb të lartë. Sytë e saj janë si xhevahirë plot shkëlqim dhe shprehja e fytyrës i ndryshon sipas shkallës së fatit që do t'i blatohet fëmijës. Nëse ndaj personit ora lëshon ndonjë piskamë, fijet e fatit të tij do të priten, ai do të jetë orëprerë. Orët e njerëzve trima janë të bardha, faqebardha, që i ndihin e i mësojnë mjeshtërinë si të shërojnë të tjerët, kurse ato të frikacakëve janë të zeza, faqezeza. Kur një person bën mëkat ose kryen ndonjë veprim të lig, ora e tij kthehet e zezë. Ka edhe orë të verdha. Mirëpo, ndryshe nga zanat ndrikulla, orët janë vdekatare dhe vdekja e tyre mund të sjellë vdekjen e atyre që kanë në ngarkim.

Orët, emrat e vërtetë të të cilave janë tabu, jetojnë në pyje, në male, buzë përrenjve e liqeneve, ose në shpella, si në toponimin Shpella e Orëve afër Apripës PU, dhe mund të shfaqen në trajta të ndryshme, për shembull si kuaj ose si gjarpërinj, etj. Ato mund të jetojnë edhe në stre-hët e çatisë së shtëpisë të atij që kanë në ngarkim. Për këtë arsye, fëmijët qortohen që të mos e bëjnë ujët e hollë afër shtëpisë, në mënyrë që orët të mos bezdisen. Kur pulat kakarisin e bëjnë potere natën në oborrin e shtëpisë, për to thuhet se kanë parë orën. Ka qenë zakon që të zotët e shtëpisë të kolliteshin kur kalonin nëpër oborr, me qëllim që orët ta merrnin vesh se ai ndodhej aty. Baroni Franc Nopça shkruante se kishte orë që jetonin në shkëmbinjt e lartë mbi lumin Drin afër Dushmanit dhe Toplanës. Me që nuk dëgjoheshin me njëra-tjetrën për shkak të uturimës së lumit, ato i dhanë urdhër Drinit të ridhte pa zhurmë dhe, në këtë pjesë të rrjedhës, ai ashtu rrjedh, i qetë.

Në ciklin e poezisë epike Muji e Halili , dy ora të mira i rrijnë te kryet Mujit të plagosur. Ato ia mbulojnë plagët me gjarpërinj dhe e rrethojnë me kafshë të egra, në mënyrë që shpirti të mos i largohet nga trupi i plaguar rëndë. Në një skenë përleshjeje, kur Halili është i rrethuar nga armiku, ora e tij vrapon me të shpejtë te Muji, në mënyrë që ai menjëherë të shkojë ta shpëtojë të vëllanë. Ja një skenë e njërës prej baladave, Orët e Mujit, ku shkjau (sllavi) i lig, Paji Harambashi, armiku i betuar i Mujit, has befas një tufë orësh që po lodronin (10-39):

Njiket nate' ka zgjedhun Paji i Harambashit
Bjeshkve Mujin kund me e ndeshë,
N'mejdan t'natës kryet mejapre.
A veshë shkjau me çelik e pancir,
1 ka hypë curanit nëshpinë,
N'maje t'bjeshkve edhe ka dalë,
Kurrkund Mujin nuk epaska hasë.
I Idhnim t'fortë shkjau na ka marrë.
N'tri orë t 'bardha kenka neshë,
N'buzë t 'nji kronit n 'dritë të hanës.
N'dritë të hanës kah po lodroshin.
Ka qitë orët e po i pëvetë:
- Ç'jeniju qi ksajt lodroni?
Jemi vetë t'lumet e natës!
Heju zoti shtoftu vargun!
Kuj, ju orë-o, po i ndimoni?
Ka qitë njana e ipaska thanë:
- Na jem'orët e trimit t'dheut,
Na i ndihmojmë Gjeto Basho Mujit!
Sa inat Mujit shkjau i kish pasë'!
Njanë'n orë për krahit e ka kapë,
Copë' e grimë krahin poja thermon.
Vetë me veti orëtfortjanë çuditë:
- Shka asht ky njeri, qi orve kshtujau ban?
Idhshëm orët, si gjarpni, shkjaut po i thonë:
- Kurr ksi njeri der më sot s 'kem 'pa!
Me dashtë na ktu gur te' gjallë po t'bajmë,
Por n'Jutbinë qetash kem'da me ra,
Hallet tona Mujit meja kja:
"A don gjakun, Mujë, ne me na e marre? "

Në Shqipërinë e Mesme mendohej se orët ndodheshin kudo dhe mund të përgjonin bekimet e mallkimet e njerëzve, të cilat ato shpejtonin t'i përmbushnin. Lypësit në rrugë i bekonin kalimtarët me shprehjen "Të shkoftë orë e të qoftë." Në Shqipëri ka shumë shprehje të tjera të zakonshme me orë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Orët Empty
MesazhTitulli: Re: Orët   Orët Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Orët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: