FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Denoncime të dëmit mbi mjedisin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Denoncime të dëmit mbi mjedisin Empty
MesazhTitulli: Denoncime të dëmit mbi mjedisin   Denoncime të dëmit mbi mjedisin EmptyMon 27 Feb 2023, 17:34


Shkaba e fundit; si po zhduken llojet e zogjve në vendin tonë


Dikur Shqipëria ka patur katër lloje shkabash; shkabën, shkabën e zezë, shkabën mjekroshe dhe Kalin e Qyqes. Për tre prej këtyre llojeve mund të themi se janë zhdukur thuajse tërësisht. Ka mbetur vetëm një.

Shpesh në Shqipëri shkabat ngatërrohen me shqiponjat, por në fakt këto janë dy lloje të ndryshme shpendësh. Shqiponjat janë grabiqare, ndërsa shkabat ushqehen vetëm me kërma. Vetëm në kushte ekstreme urie ato mund të konsumojnë insekte, hardhuca apo breshka. Sado të duket si diçka e frikshme, ne fakt shkencërisht shkabat konsiderohen si sanitare të mjedisit, pasi e pastrojnë atë nga mbetje të tilla. Është e çuditshme, por shkabat jo vetëm nuk sëmuren, por as nuk përçojnë sëmundje, sado konsumojnë kërma të ndryshme.

Ekspertët theksojnë se në vendet ku jetojnë shkabat, cilësia e mjedisit në tërësi është shumë e mirë, ndërsa në ato pjesë ku është zhdukur, do të thotë se cilësia e tij është përkeqësuar.

Dikur në qiejt shqiptarë ishte e zakonshme të shikoje shkaba duke qenë se ato ishin të përhapura në të gjithe territorin, ndryshe nga sot kur numri ka rënë ndjeshëm, ose më mirë kur tre specie nga ekspertët konsiderohen të humbura. I fundit i njërit lloj të shkabave është gjetur në Veri të vendit...i ngordhur.

Sot nga katër specie ka mbetur vetëm Kali i Qyqes, edhe ai sipas shifrave të monitorimeve më të fundit ka vetëm 6 çifte. Kjo situatë alarmante lidhet pashmangshmërisht edhe me përkeqësimin e situatës mjedisore në këto 25 vite .

Pikërisht se është një specie në rrezik, udhëtimin tonë në kërkim të Kalit të Qyqes, shkabës së fundit nuk do ta pasqyrojmë me saktësime gjeografike, si një mënyrë për t‘i ruajtur nga abuzuesit, që edhe në rastin e shpendëve të tillë kanë qenë të shumtë. Me ne do të jetë Mirjani, një ambientalist i ri që prej vitesh merret me studimin e shkabave.

"Në disa raste duhet të shpenzojmë orë të tëra që të mund ta shohim, në disa raste, ne të njëjtin territor sapo mbërrijmë në territor, 5 apo 10 minutat e para shfaqet“, thotë Mirjani.

Ndalesa e parë është në një zonë të thellë që prihet nga ujrat e një lumi. Shkabat i parapëlqejnë zona të tilla malore. Foletë i ngrenë në zgavra të mbrojtura mirë e në lartësi të konsiderueshme. Na duhet të kontrollojmë kudo, edhe pse gjithçka duket më shume se e vështirë.

Pas disa orësh nuk kemi mundur të prekim asgjë konkrete. Jo shumë kohë më parë në këtë vend jetonte, sipas monitorimeve një çift i Kalit të Qyqes, por sot asnjë prej tyre nuk duket. Mos vallë edhe ata janë larguar, apo siç ndodh rëndom në Shqipëri janë vrarë pavarësisht moratoriumit nga gjuetarë abuzive? Deri tani asgjë, përveç disa llojeve të tjera të shpendëve jo aq të rralla sa ai që kërkojmë.

"Deri tani kemi parë disa lloje të tjerë shpendësh të cilët janë po ashtu të rrallë ndonëse jo aq të rrallë sa Kali i Qyqes, i cili mbart statusin e llojit të kërcënuar në mënyrë kritike për zhdukje. Deri tani kemi parë Shqiponjën Gjarpërngrënëse, kemi parë Skifterin Kthetraverdhë, kemi parë disa çifte hutash gjithashtu“, thotë Mirjan Topi.

Na duhet të lëvizim sërish, kjo për të provuar fatin në një tjetër zonë, sigurisht edhe ajo e thyer.

Në këtë tjetër pikë, gjurmët janë të qarta. Tutje, për së largëti është një fole që sigurisht mund të dallohet vetëm nga ata që janë marrë me këtë shpend. Por veç saj, sërish asgjë. Në horizont një grup hutash ikin e vijnë, por Kali i Qyqes s‘është askund.

Diçka më sipër një Skifter Kthetrazi ushqehet majë një peme. Në fakt për skifterët kjo është një periudhë shtegtimi, e cila i bën lehtësisht të dallueshëm edhe në zonat urbane. Sërish na duhet të lëvizim. Për të dytën herë s‘kemi mundur të gjejmë shpendin tonë.

"Kali i Qyqes është një shpend shumë i zgjuar, në shumicën e rasteve e vëren praninë e njerëzve të huaj që nuk janë të zakonshëm në territor dhe e shmang praninë. Pra Kali i Qyqes mund të na ketë parë dhe mund të jetë larguar“, sqaron Mirjani.

Këtë herë na duhet të udhëtojmë në këmbë me shpresën se do të mund, më në fund, të gjejmë atë që kërkojmë. Në zona të tilla të thella banorët e njohin Kalin e Qyqes, ndoshta sepse ai për ta ka një simbol të veçantë.

"S’diskutohet, Kalin e Qyqes ta thashe dhe më parë që e kemi patur kështu që kur vjen pranvera , themi që na kapi behari sa vijnë zogjtë e parë“, thotë një banor i zonës.

Kërkimet tona përkojnë me javët e fundit të qëndrimit të Kalit të Qyqes në Shqipëri, ai me pas fluturon mijëra kilometra larg, në zona më të ngrohta.

"Popullata e Kalit të Qyqes në Ballkan është vërtetuar që dimëron në Çad, Etiopi dhe Xhibuti“, thotë Mirjani.

A mundet që të gjitha udhëtimet tona të mos të na ofrojnë asgjë? Rreziku duket shumë i afërt. Megjithatë, siç thotë edhe Mirjani, kemi edhe një mundësi të fundit, në një tjetër zonë.

„Sado lart, për shkak të formës së tij të veçantë të krahëve, krahë të gjerë, bishti është i shkurtër dhe në formë pyke, por edhe diferencat me ngjyra mund të dallohen pasi Kali i Qyqes në fluturim duket një shpend bardh e zi. Mund të ngjasojë me lejlekun, lejlekun e bardhë, por lejleku ka tipare të tjera si qafa e gjatë, këmbët e gjata të cilat e bëjnë të dallueshëm nga Kali i Qyqes. Pra, përgjithësisht është i pangatërrueshëm kur shikohet në terren“, shpjegon Mirjani.

Kali i Qyqes llogaritet si një ndër shpendet më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra.

Më në fund pas disa orësh pritje, tutje shumë larg në horizont, dallohet Kali i Qyqes. Për kamerën është shumë e vështirë të tregojë apo të sjellë nga afër shpendin, megjithatë, përmes teleskopit ai është lehtësisht i dallueshëm. E pak më tej edhe foleja. Edhe aty duket një zog. Këtë herë kemi fat, edhe pse largësia bën të sajën.

“Ky është një nga ato momentet e lumtura për mua, kur në qiell shoh siluetën e Kalit të Qyqes, pasi sa herë vijmë në terren për të monitoruar territoret , kemi ankthin nëse Kali i Qyqes është kthyer këtë vit apo territori është braktisur”, thotë i emocionuar Mirjani.

Për ata që nuk e kuptojnë çfarë do të thotë zhdukja e shkabave, mjafton të rikujtosh edhe njëherë se ata janë pastruesit apo ruajtesit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Një mjedis që Shqipëria në këto 25 vite e ka kthyer në një tokë të djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendët që konsumohen restoranteve nëpër menu apo varur mureve, por edhe këto specie të tjera shumë të rëndësishme...fundja në Shqipëri ka funksionuar gjithmonë një teori e çuditshme se gjithçka që fluturon edhe hahet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Denoncime të dëmit mbi mjedisin Empty
MesazhTitulli: Re: Denoncime të dëmit mbi mjedisin   Denoncime të dëmit mbi mjedisin EmptyMon 27 Feb 2023, 17:38

Gjykata Administrative ndalon ndërtimin e hidrocetralit të Poçemit mbi Vjosë



Vendimi i parë gjyqsor në historinë e Shqipërisë për një çështje mjedisore ishte pro ruajtjes së mjedisit. Ky vendim u morr dje në Gjykatën Administrative ku u vendos për moslejimin e ndërtimit të një hidrocentrali mbi Vjosë. Ky hidrocentral do dëmtonte rëndë jetën e lumit, prurjet, florën dhe faunën në të gjitha aspektet e saj.

Komuniteti që jeton rreth Vjosës, bashkë me organizata lokale të shoqërisë civile u organizuan në protesta ndaj këtij hidrocentrali, e më pas e çuan çështjen në gjykatë.

Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Europë, status që i jep asaj potencial të shtuar turistik. Kryeministri pati premtuar gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2015 se Vjosa do merrte statusin e parkut kombëtar, por në vend të saj qeveria vijoi planet për dhënien e hidrocentralit të Poçemit me koncesion. Qeveria ka 15 ditë afat për ta apeluar vendimin.

Në një status në Facebook, pedagogu Ervin Goci shpjegon pse vendimi i sotëm i gjykatës është shumë i rëndësishëm.

Arsyet se pse Vendimi per Moslejimin e Ndertimit te Diges se Poçemit ne Vjose eshte historik :
1. Tradita juridike eshte krejt e pamesuar me trajtim çeshtjesh kaq delikate.
2. Deri me sot pasurite natyrore jane trajtuar si pasuri e Zotit, me kete vendim jane pasuri e komunitetit.
3. Me kete vendim komuniteti i lidhur me nje pasuri te caktuar fiton statusin e te legjitimuarit, jo si ngahera, si turist i pasurive te veta.
4. Per here te pare fiton ekspertiza mbi marrezine e interesave miljardshe.
5. Per here te pare, gjithe ato konventa mjedisore qe ne i kemi firmosur me yrysh, fitojne permbatje.
6. Organizatat mjedisore e dine rrugen si luftohet tash e tutje.
7. Per pak dite eshte Valbona ne seance gjyqesore, Gjyqtari do kete precedentin.
8. Pas Valbones do t'i vi rradha Karavastase e Nartes, dy Parqe Kombetare qe rrezikojne te zhduken, ja ku eshte rasti si fitohet.
9. Njerezit do kene ndoshta me shume besim te vetja, dhe nuk do t'i lene ambjentalistet te luftojne veten.

Denoncime të dëmit mbi mjedisin 03337174933c111c38b038f181f97b84d7047a78
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Denoncime të dëmit mbi mjedisin Empty
MesazhTitulli: Re: Denoncime të dëmit mbi mjedisin   Denoncime të dëmit mbi mjedisin EmptyMon 27 Feb 2023, 17:40

Një nismë ligjore për të ndalur zjarret e pakontrolluara në Shqipëri


Organizata “Iliria” me bashkëpunim me Co-PLAN-in, ka propozuar një amendim të ligjit “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” që synon të shtojë në ligjin aktual masat parandaluese për mbrojtjen e tokave bujqësore, vreshtave dhe kullotave nga zjarret e qëllimshme. Po ashtu është përgatitur edhe një rregullore/udhëzim mbi mënyën se si duhet bere djegia e tokave ne rastet e lejuara.

Sipas specialistëve, djegia e tokave bujqësore mbetet një ndër shkaqet kryesore të zjarreve në vend, ndërsa të dhënat tregojnë se në vitet 2007-2020, në Shqipëri janë djegur 356.915 hektarë pyje ose 35% e sipërfaqes së përgjithshme të pyjeve.

“Gati 40% e zjarreve që kemi në pyje në Shqipëri dhe në gjithë botën vijnë pikërisht nga djegia e tokave bujqësore”, – pohon eksperti i mjedisit Abdulla Diku, i cili është një nga nismëtarët e këtij propozimi, nxitur nga situata e jashtëzakonshme e zjarreve vit pas viti.

Përfaqësues të organizatës “Iliria” kanë zhvilluar takime konsultimi me përfaqësues të komuniteteve, fermerëve dhe institucioneve në gjashtë qarqeve në Shqipëri: Fieri, Shkodra, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan rreth problematikës së zjarreve në vend, para se të dilnin me një propozim konkret.

Fermerët mbeten shkaktarët kryesorë të zjarreve në tokat bujqësore, ndonëse këto zjarre janë të paqëllimshme, shpjegojnë ekspertët.

“Gjithë mbetjet që vijnë pas procesit të korrjes kanë një kosto dhe shpesh fermerët nuk kanë mundësi që të përballojnë koston e lëvizjes së materialit dhe të çuarit në një pikë grumbullimi”, – shpjegon për Citizens Channel Etleva Dashi, Eksperte e Zhvillimit Rural.

Denoncime të dëmit mbi mjedisin FOTO-Cover-1-696x392

Nga ana tjetër, djegia e tokës bujqësore, shpjegon më tej Abdulla Diku, sjell dëme të mëdha, duke i kthyer tokat bujqësore në jopjellore.

“Toka është pjellore në sajë të lëndëve organike dhe lëndëve ushqyese që ka dhe kryesisht këto lëndë janë të përqendruara në pjesën e sipërme të tokës, pra, 10-15 centimetrat e parë të tokës”, – thotë ai për Citizens Channel.

“Dhe zjarri djeg lëndën organike dhe të gjithë elementët mikrobiologjikë të tokës, faunën e tokës që e shkrifton e bën atë më pjellore, më të frytshme”.

Ndikimet e këtyre zjarreve shtrihen dhe në nivel kombëtar, pohojnë më tej ekspertët, pasi ka rrezikshmëri për vetë jetën e fermerëve.

“Ne kemi pas plot raste që banorë të ndryshëm kanë humbur jetën, pikërisht duke djegur këto mbetje nga krasitjet e vreshtave, duke djegur tokat bujqësore, ferrat anash kanaleve”

Sektori i turizmit po ashtu ndikohet nga zjarret e tokave bujqësore, pohon Etleva Dobjani. Zjarri, thekson ajo, mund të bëhet shkas për aksidente rrugore të qytetarëve dhe turistëve.

“Imagjinoni të vijnë turistë, po themi në superstradën Tiranë-Durrës apo për të shkuar në jug të Shqipërisë dhe krahas saj të shohin tym, djegie të tokave bujqësore”, – shprehet Etleva Dashi.

“Ka të bëjë me sigurinë e jetës, por edhe të pronës”, – vijon eksperti i mjedisit Abdulla Diku.


Përhapja e shpejtë dhe e pamenaxhueshme e zjarrit bën që dëmi të shtrihet dhe në pronën private të shumë fermerëve.

“Kemi plot raste gjatë këtyre viteve që dikush ka tentuar të djegë mbetjet në atë pjesë të arës, por zjarri është bërë i pamenaxhueshëm; ka djegur prona, vreshta, pemëtore, ullishte. Ka djegur dhe toka të tjera”, – përfundon Diku.

Dhe cili është propozimi?
Sipas avokatit Dorian Malija, kuadri ligjor shqiptar mbetet i cunguar sa i përket adresimit të këtij fenomeni i cili është prezent prej shumë vitesh në Shqipëri.

“Çdo vit kemi qindra hektarë që digjen dhe është e nevojshme që të ndërhyhet në legjislacion, sepse legjislacioni shqiptar nuk e ka të parashikuar në mënyrë specifike rregullat që duhet të udhëzojnë individët që merren me këtë proces”, – pohon Matlija për Citizens Channel.

Në shtesën e propozuar në ligjin aktual “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, caktohen disa kushte specifike se kur nuk mund ose mund të lejohen djegia e mbetjeve nga fermerët.

Propozimii ri për ligjin ekzistues përcakton se zjarret nuk duhet të lejohen nga data një prill deri në 31 tetor të çdo viti, ndërsa gjatë muajve të mbetur, djegia duhet të bëhet pasi të jetë marrë leje nga qeverisja vendore, brenda orës 8:00 – 18:00.

“Ligjit ‘Për mbrojtjen e tokës’ i mungon një parashikim se kur lejohet dhe kur nuk lejohet zjarrvënia, cilat janë përjashtimet, cilat janë përjashtimet e përjashtimeve në raste të caktuara. Ne jemi munduar ta adresojmë përmes një amendamenti që kemi propozuar”.


Sipas avokatit Dorian Matlija, propozimi ka ardhur pas një krahasimi mes praktikave të mira me shtetet e tjera. Vendet e Bashkimit Evropian e kanë të ndaluar ndezjen e zjarreve në tokat bujqësore dhe në kullota.

“Pra, kemi marrë disa udhëzime nga praktika të mira qoftë të Bashkimit Evropian, qoftë të kontinentit të Amerikës së Veriut”, – pohon Matlija.

Ky amendim specifikon qartazi se duhet të ndalohet në formë të prerë ndezja e zjarreve në zonat e mbrojtura, turistike dhe pikat kufitare si dhe distancën nga akset kombëtare, sipërfaqet pyjore, pikat e karburantit, të konsideruara zona me rrezikshmëri të lartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Denoncime të dëmit mbi mjedisin Empty
MesazhTitulli: Re: Denoncime të dëmit mbi mjedisin   Denoncime të dëmit mbi mjedisin EmptyMon 27 Feb 2023, 17:44

Jeta mes mbetjeve të naftës në Zharrëz”, institucionet neglizhojnë ndotjen hidrokarbure


Banorët e fshatit Zharrëz në Fier prej dekadash jetojnë pranë mbetjeve hidrokarbure të pa trajtuara. Shoqatat mjedisore ngrenë alarmin për një bilanc tragjik vdekjesh nga sëmundjet e lidhura me ndotjen. Një monitorim katër mujor i Komitetit Shqiptar të Helsinkit zbuloi se institucionet kanë neglizhuar problemin e ndotjes, duke dështuar në marrjen e masave efektive pas inspektimeve .

https://www.facebook.com/watch/?v=1241280783452110
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Denoncime të dëmit mbi mjedisin Empty
MesazhTitulli: Re: Denoncime të dëmit mbi mjedisin   Denoncime të dëmit mbi mjedisin EmptyWed 15 Mar 2023, 20:21

Denoncime të dëmit mbi mjedisin Mbeturinaprishtin

Pamje nga kryeqyteti i mbushur me mbeturina
Foto: Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Denoncime të dëmit mbi mjedisin Empty
MesazhTitulli: Re: Denoncime të dëmit mbi mjedisin   Denoncime të dëmit mbi mjedisin Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Denoncime të dëmit mbi mjedisin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Gjelbërim-
Kërce tek: