FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përgatitja e djathnave

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Majlinda Nikçi

Majlinda Nikçi


Female Numri i postimeve : 37
Join date : 11/09/2017
Age : 28
Location : Prishtinë

Përgatitja e djathnave Empty
MesazhTitulli: Përgatitja e djathnave   Përgatitja e djathnave EmptyMon 27 Feb 2023, 15:15

Përgatitja e djathit


Do të shpjegoj sa më thjeshtë se si përgatitet djathi, që të jetë e qartë për lexuesin.

E para gjë që nevojitet është thartimi i qumështit, në mënyrë që të ndahet pjesa e ngurtë nga pjesa e lëngët. Pjesa e ngurtë e qumështit bëhet djathë, ndërsa pjesa e lëngët quhet hirrë. Kjo ndarje ose thartim bëhet në mënyra dhe me mjete të ndryshme:
- Nga vapa; keni parë shpesh se qumështi prishet kur është vapë
- Me limon ose thartira të tjera; kur është duke vluar qumështi ia hidhni thartirën ose limonin dhe menjëherë prishet apo thartohet
- Me mullëz; ky është një organ i brendshëm i viçit, që me shekuj është përdorur për të zënë djathë
Por për ju mënyra më e lehtë është me limon, ose thartira tjera (mund të përdorni kos, uthull, vitamin C etj.)

E dyta ju nevojiten mjete për të kulluar pjesën e ngurtë nga ajo e lëngët. Për këtë mund t'ju shërbejë një sitë e metaltë, dhe mbi vendoset një napë apo rizë e pastër. Lihet për një kohë të gjatë që të kullohet.

Pas kullimit djathi tashmë është i gatshëm për t'u përdorur. Pjesa e lëngët, hirra, mund të përdoret ndërkaq për të zënë 'kumësht' duke ia hedhur një lugë kos që të fermentohet, ose mund të përdoret për të përgatitur ujin e të shllintave (turrshive).


_________________
Allahu dhe Shejtani janë NJË dhe i VETMI !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Majlinda Nikçi

Majlinda Nikçi


Female Numri i postimeve : 37
Join date : 11/09/2017
Age : 28
Location : Prishtinë

Përgatitja e djathnave Empty
MesazhTitulli: Re: Përgatitja e djathnave   Përgatitja e djathnave EmptyMon 27 Feb 2023, 15:17

Mishavina


Mishavina (në të pashquar Mishavinë) është një tip djathi, i prodhuar në Malësinë e Kelmendit.


Përshkrim

Prodhohet nga një bashkim i qumeshtit të lopës, dhisë dhe deles, dhe, kur është ngurtësuar, ndahet në copa të trasha, të mbështjella në pëlhure dhe të shtrënguara pakëz për të çliruar hirrën. Më pas, mishavina lihet të thahet përjashta në diell për 7-10 ditë. Në fund bëhet copë-copë me dorë, kriposet dhe lihet të moshohet në një tas druri me vrima në pjesën e poshtme në menyrë që hirra të vazhdoje të kullojë. Pjesa e sipërme e enës izolohet me një shtresë te trashë gjalpi të shkrirë. Pas dy muajsh moshimi mishavina është gati për konsum. Është djathë i bardhë me pak sfumim ngjyre të verdhë, dhe ka një strukturë që bëhet gjithmonë e me dense dhe shije gjalpi. Në kohë bëhet gjithmonë e më pikant.
Mishavina historikisht është konsideruar ushqim dimri, i cili bashkë me lakrën turshi, mishin e derrit dhe rakinë e kumbullës përbëniin ushqimin e nevojshëm për t’u mbijetuar dimrave të ftohtë të Kelmendit. Ky djathe lidhet me praktikat e barinjve lëvizës në Kelmendin e Sipërm.


Mbrojtja si pjesë e trashëgimisë kulturore

Prej vitit 2014 në Kelmend është krijuar Presidiumi i Mishavinës. Mishavina është produkt i Arkës së Shijes, një nga projektet e Slow Food International, që ka për qëllim ruajtjen e produkteve autentike vendore.

Përgatitja e djathnave Mishavin-presidioslowfood

.

_________________
Allahu dhe Shejtani janë NJË dhe i VETMI !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Majlinda Nikçi

Majlinda Nikçi


Female Numri i postimeve : 37
Join date : 11/09/2017
Age : 28
Location : Prishtinë

Përgatitja e djathnave Empty
MesazhTitulli: Re: Përgatitja e djathnave   Përgatitja e djathnave EmptyTue 04 Apr 2023, 11:28


Djathi duke u kulluar në një mësallë djathi


Përgatitja e djathnave Cheeseincheesecloth-sink

_________________
Allahu dhe Shejtani janë NJË dhe i VETMI !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

Përgatitja e djathnave Empty
MesazhTitulli: Re: Përgatitja e djathnave   Përgatitja e djathnave EmptyThu 06 Apr 2023, 21:39

DJATHI I VERMOSHIT NE ""HISTORI SHQIPTARE"" NGA ALMA CUPI



_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përgatitja e djathnave Empty
MesazhTitulli: Re: Përgatitja e djathnave   Përgatitja e djathnave Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përgatitja e djathnave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përgatitja e kosit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: