Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Mrekullitë e evolucionit Sun 26 Feb 2023, 08:59 | |
| Është interesant se si bretkoca kur del nga veza është thjesht peshk: ndërtimin e trupit e ka krejtësisht si një peshk, i mungojnë këmbët, ka vetëm trup dh bisht për notim, merr frymë vetëm me verza, nuk mund të marrë frymë jashtë ujit etj. Në treva të caktuara veriore bretkosat e vogla quhen "peshqit e magjupit". Një kalim i tillë i organizmit nëpër të gjitha fazat haset tek të gjitha llojet e shtazëve, edhe tek njeriu. Kështu njeriu fillon si një spermatozoid që ngjan me euglenën kërbaçore, dhe me qelizën vezë e cila i ngjan një mikroorganizmi çfarëdo. Pas fekondimit dhe ndarjes së zigotit në disa qeliza ajo ngjan me një koloni mikroorganizmash, pastaj merr forma të ndryshme të paraardhësve të njeriut, si krimba të shtypur, kordate primitive, peshq, ujëtokësor, zvarranikë, majmunë etj. Por rasti i bretkosës është shumë interesant për dy arsye, e para që ky evolucion në miniaturë nuk ndodh vetëm gjatë gestacionit por më së tepërmi pas çeljes së vezës, dhe së dyti të vegjlit e bretkocës nga ana fiziologjike i përkasin një klase tjetër të kurrizorëve, asaj të peshqve. Bikrra, harapi, bishtfulterja, kllogjëna, fulterëza, peshku i magjupit _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|