|
| Paraja | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:15 | |
| Në aspektin e tregtimit shoqëria njerëzore ka kaluar në disa faza, si: - autarkia, ku secila familje prodhon çdo gjë për vete, dhe nuk këmben asgjë - ekonomia e dhurimit, e cila gërshetohet me mikpritje, njerëzit nuk blejnë as nuk shesin, por i dhurojnë njani tjetrit tepricën - këmbimi i drejpërdrejtë, ku një mall këmbehet me mallin tjetër, pa pasur nevojë për para, dhe secili mall përdoret më pas për konsum - këmbimi me ndërmjetësimin e parasë
Duhet dalluar koncepti 'pará' nga koncepti 'monedhë'
Paraja është çfarëdo malli të cilin shoqëria e pranon si mjet për ndërmjetësim të këmbimit.
Historia njeh përdorimin si pará, të guaskave, bagëtive, drithit, tullave metalike etj.
Monedha është vetëm ajo lloj paraje e punuar nga metali, në të cilën shkruhet vlera e saj formale.
(Paraja = Money) (Monedha = Coin)
Këmbimi i drejtpërdrejtë i quajtur anglisht 'barter', kurse në shqip 'trampa' apo në dialektin e Kosovës "trami", funksionon si ekonomi dominuese vetëm në ato shoqëri të cilat janë të ndara në dy grupacione kryesore sipas profesionit apo degës ekonomike nga e cila jetojnë. Kështu si shembull, kjo lloj ekonomie haset në Zaire dhe shtete tjera përreth ku liliputët apo pigmejtë (racë zezakësh shkurtabiqë) të cilët merren me gjueti, i këmbejnë tepricat nga gjahu dhe frutat e mbledhura, me produkte bujqësore të bujqve bantuidë. Në këtë rast kemi një shoqëri në një rajon, por të ndarë në dy grupacione që dallojnë racialisht, gjuhësisht, dhe nga profesioni. Secila palë ka teprica në prodhim ose ekstraktim, dhe secila palë ka vetëm një palë tjetër me të cilën do të këmbejë. Rrjedhimisht nuk ka nevojë për pará.
Koincidenca e kërkesave Me shfaqjen e një profesioni të tretë, shfaqen probleme në këmbimin e drejpërdrejtë. P.sh. personi A ka një biçikletë të cilën do që ta ndërrojë me një thes misër. Personi B ka një thes misër por nuk i nevojitet biçikleta, ai ka nevojë për një shtagë peshkimi. Atëherë personi A duhet që të gjejë një person tjetër që ka shtagë peshkimi për Personin B, por që i nevojitet biçikleta. Një gjë e tillë është e vështirë për t'u arritur, edhe po të arrihet, pastaj ka komplikime tjera. Këto probleme zgjidhen me anë të një ndërmjetësuesi siç është paraja.
Që në vitet 8.000 para erës sonë, produkte bimësh e kafshësh janë përdorur si objekte me vlerë simbolike për t'u këmbyer me gjësende tjera.
Në periudhat e fundit të prehistorisë, si para kanë shërbyer kryesisht guaskat e kërmijve dhe midhjeve, siç ishte rasti në Kinë e Afrikën zezake, si dhe bagëtitë siç ishte rasti me indoevropianët.
Bagëtia ka qenë paraja e parë, dhe Marksi mendon se mu te nomadët lindi paraja sepse ata ishin vazhdimisht në lëvizje, dhe pasuria e tyre kryesore bagëtia ishte diçka e lëvizshme. Bagëtia kishte disa veçori që e bënin të mundshme të përdorej si para, siç është p.sh. sasia e mjaftueshme, uniformiteti etj. Edhe në kanunin e shqiptarëve, bagëtia përdorej si një lloj paraje për t'u paguar gjobat, borxhet e detyrime tjera.
Por bagëtia ka edhe disa të meta. Bagëtia nuk është e pjesëtueshme. Një lopë e ndarë në 10 pjesë humb jetën, dhe si e tillë nuk ka më të njëjtën vlerë. Njeriu nuk mund të blejë bia fjala një gotë kripë me të, por duhet të blejë sasi të madhe, e cila mbase edhe nuk i nevojitet. Prandaj nevojitej diçka e pjesëtueshme.
Drithi ishte i pjesëtueshëm. Ai gjendej me shumicë në shoqëritë bujqësore. Qytetnimet e hershme në gjysmëhënën orientale dhe në Egjipt, paguanin punëtorët me drith zakonisht me elb (monedha ende nuk ishte shpikur).
Nga drithi te metali u kalua për faktin se drithi nuk ishte i qëndrueshëm. Pas 10 viteve qëndrimi në depo, drithi mund të gjendej i mykur i kalbur ose i prishur në ndonjë mënyrë tjetër, ndërsa metalet nëse nuk i kapte korrozioni, nuk kishin ndonjë të metë tjetër.
Kështu kemi tri faza zhvillimi progresiv: bagëtia - drithi - metali.
Gjatë kohës sa drithi përdorej si monedhë në Orient, u zhvillua edhe paraja përfaqësuese. Njerëzit linin drithin në depo të caktuara qendrore, dhe prej tyre merrnin një vërtetim se kanë në depozitë kaq apo aq sasi drithi. Ky vërtetim përdorej si monedhë, dhe i jipej atij që shiste diçka. Personi që merrte vërtetimin njëkohësisht merrte edhe pronësinë mbi drithin që gjendej aty. Një sistem i tillë krijoi një shtrëngim të madh, një lloj kontrolli të ashpër të shtetit mbi njerëzit. Shteti dinte gjithçka mbi atë që njerëzit blinin dhe shisnin. Popujt e detit me shkatërrimet e mëdha që bënë gjatë dhe pas Luftës së Trojës, shkatërruan edhe këtë lloj sistemi dhe hapën rrugë për krijimin e monedhës.
Forma e parë e monedhës është thjesht copa e metalit me peshë dhe cilësi të caktuar. Arkeologët kanë gjetur dardanë të varrosur me shufra hekuri, të cilat shufra kanë pasur peshë të njëjtë në secilën varrezë. Romakët përdornin shufra bakri dhe kontrata e shitblerjes në latinisht quhej "per aes et libram" dmth për bakër e paund". Tulla ose shufra e metalit kudo ishte mjet këmbimi me ndërmjetësim.
Por kur kalojmë nga një metal i lirë te një më i shtrenjtë bie pesha dhe madhësia. Monedha e parë u shtyp në Lidi nga elektroni që ishte një legurë natyrore e arit me serm, që kishte ngjyrë qelibari. Përsëri monedhëat e para duhet t'i shohim si mallra. Ngjashëm sikur sot që një çokollatë e ka të shkruar peshën neto dhe përbërësit si kakao, sheqer etj., edhe monedha e atëhershme kishte peshën e cila i tregohej vetëm me emër p.sh. drahmi ishte një sasi ari apo sermi prej një drahmi (drahmi është njësi peshe prej 4.3 gramë), ndërsa përbërësit i dihen përsëri në bazë të emrit, si p.sh. elektroni është përzierje afro 50/50 ar e serm. Monedha e parë mund të jetë shtypur nga vetë xehetarët, si një lloj finalizimi i produktit të tyre, por mund të jetë shtypur edhe nga tregtarë të fuqishëm, të cilët kanë pasur përfitim sepse me anë të saj kanë zhvilluar një tregti më të lehtë, me më pak shpenzime e mundime, ose mund të jetë shtypur nga shteti apo nga tempujt. Ende sot diskutohet nga shkencëtarët se kush i ka shtypun monedhat e para.
Problemi qëndron në faktin se monedha e asaj kohe nuk kishte llogari të farkohej, sepse monedha kishte vlerën e arit që gjendej në të. Kështu monedha me 4 gramë ar vlente 4 gramë ar, dhe nuk mund të shitej me çmim 5 gramë ar që të nxirreshin shpenzimet e përpunimit (lënda djegëse për farkim, çmimi i punëtorit etj.). Prandaj zakonisht ishin ato organizata të fuqishme si shteti apo tempujt, ata që shtypnin monedhat.
Pra që nga monedha e Lidisë në shekullin 7 p.e.s. e deri te monedhat e arit të shekullit 19, gjatë gjithë kohës monedha kishte vlerë të brendshme, sepse ishte nga ari ose sermi. Ndryshe nga monedha e sotme që është fiat, me një vlerë që ia imponon shteti. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:16 | |
| Paraja spartane Sipas Plutarkut, ligjvënësi legjendar spartan Likurgu ndaloi të gjitha monedhat e arit dhe të sermit dhe urdhnoi të priteshin vetëm monedha hekuri. Informacioni në fjalë është paksa hutues sepse Likurgu jetoi në një kohë kur monedha ende nuk ishte shpikur. Pra më e saktë do të ishte të thuhej se urdhnoi të përdoreshin monedha hekuri. Ka autorë si Francis Louis Kailey që mendon se monedhat e hekurit në Spartë kishin formën e fetave të bukës.
Si funksiononte monedha e Spartës dhe cilat ishin pasojat?
Monedha spartane kishte një vlerë shumë të ultë duke qenë prej hekuri. saqë një shumë prej 2-3 mijë drahmi serm (8-12 kg), në kundërvlerën e tyre prej monedhave spartane do të duhej një depo për ta vendosur, dhe një qerre me një pendë qej për ta bartur. Një para e tillë do të ishte e dukshme, p.sh. në rastet kur dikush e ka vjedhur ose marë ryshfet, dhe do të ishte jo aq komode për ta bartur në rastin e disa profesioneve "luksoze". Kështu sipas Plutarkut në Spartë u zhdukën disa profesione si prostitucioni, vjedhja, plaçkitja, ryshfeti; u ndërpre importimi, sepse helenët tjerë e përqeshnin këtë monedhë, dhe nuk e pranonin, nuk e njihnin. Në Spartë nuk vinin tregtarë nga vende tjera, as mjeshtër retorike, falltorë, tregtarë prostitutash, as artarë, etj.
Kjo para megjithatë përdorej për blerje mishi dhe peshku në mensat publike të Spartës.
Që paraja të mos riciklohej e të përdorej si hekur për të prodhuar gjësende hekuri, ajo prishej duke e futur në uthull gjersa ishte e skuqur.
Monedha e hekurit në Spartë solli tri rrjedhoja: 1. Barazinë mes qytetarëve 2. Degradim të tregut vendor dhe ndërkombëtar 3. Konservim të demografisë gjegjësisht ndalimi i plotë i imigrimit,
andaj Sparta kishte popullatë të pastër, ndryshe nga Athina që ishte mbushur me të huaj, dhe Spartanët kishin ruajtur bjondësinë e tyre përgjatë shekujve _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:23 | |
| Duhani si pará Edhe duhani âsht përdorun si pará në Virgjinia. Në 1609, kolonisti anglez Xhon Rollf (John Rolfe) arriti në Xhejmstaun (Jamestown), dhe u bë banori i parë që me sukses e kultivoi duhanin për nevoja tregtare, që në atë kohë njihej si "ari i kaftë". Prodhohej në sasi të caktuara të kufizuara që të mos shkaktonte inflacion, mbahej evidencë për kursin e duhanit, me ç'rast krahasohej me vlerën e arit. Me të paguheshin gjobat, tatimet dhe taksat administrative. Pra një paketim standard i duhanit ishte një monedhë në vetvete, dhe përdorej për të blerë çkado. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:24 | |
| Përse në botën mikenase nuk kishte para? Në sistemin mikenas, secili pallat mbretëror me fshatrat përreth formonte një shtet të vogël. Sundimtari i pallatit, i taksonte popullin në prodhime: fshatarëve u mirrte një pjesë të produkteve bujqësore e blegtorale, me të cilat mbante gjallë zejtarët që kishte në pallat, ndërsa produktet e këtyre të fundit ua jepte fshatarëve. Por këtu nuk kishte këmbim të mirëfilltë, kjo ishte e ngjashme me një ekonomi dhurimi. Kishte 3 arsye përse nuk u zhvillua paraja në këtë lloj ekonomie:
1. Taksimi bëhej në produkte. Pra bujqtë taksoheshin në prodhime bujqësore dhe zejtarët në prodhime zejtare, dhe këto shërbenin mjaft mirë për t'u rishpërndarë, prandaj nuk kishte nevojë për para. Pasiqë mendohet se shekuj më vonë kur u lind monedha, kjo u krijua pikërisht për shkak të nevojës së shtetit për të mbledhur taksa.
2. Taksimi shpenzonte pikërisht atë mall që prodhohej më shumë, dhe për shkak të bollëkut mund të shërbente si para. Por duke qenë se taksohej dhe depozitohej në 'buxhetin' e shtetit, ai mall dilte jashtë qarkullimti dhe rrjedhimisht nuk mund të shërbente si para.
3. Zejtarët së bashku me familjet e tyre jetonin në pallat dhe në shpenzime të pallatit, prandaj nuk kishin nevojë për para.
Po ta përmbledhim në një pikë të vetme krejt çka u tha deri këtu, aty kishte një sistem që zëvendësonte plotësisht tregun dhe paranë, dhe i bënte ato të panvojshme, pasiqë vetë pallati mbretëror kryente këtë funksion të këmbimit dhe rishpërndarjes. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:27 | |
| Paraja kërmillMajtas: kërmill i gjallë Olivella nana, djathtas: guaska nga e njëjta specie Ky kërmill deti kultivohej në ishullin Luanda si monopol mbretëror i Kongos në Afrikën tejsahariane (para kolonizimit evropian). Kërmijve të mëdhenj afro 2 cm, u merrej guaska për t'u futur në treg, ndërsa të vegjlit mbeteshin në fermë për të vazhduar rritjen. Kjo shërbente për të blerë, për të paguar punëtorët, taksat ose gjobat, në import dhe eksport, përdorej edhe për ta grumbulluar si thesar, si dhe si masë vlere për t'i vlerësuar mallrat sipas një standardi. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:28 | |
| Një shembull janë edhe tregtarët e gëzofeve gjatë kolonizimit të Amerikës, kryesisht në pjesën e Kanadasë. Nuk zbatohej trampa (barter), përkundrazi u caktua gëzofi i kastorit si një pará. Kështu kishte gjësende të ndryshme vlera e të cilave matej me lëkurë kastori:
5 paund sheqer = 1 lëkurë kastori 2 palë gërrshanë = 1 lëkurë kastori 20 grepa peshqish = 1 lëkurë kastori 1 palë këpucë = 1 lëkurë kastori 1 pushkë = 12 lëkura të kastorit _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:31 | |
| Shkëmbimi i mallrave dhe ekonomia e tregut siç e shpjegova dallojnë nga funksioni që ka malli i shkëmbyer: - Një lopë që merret për t'u përdorur është mall i këmbyer - Një lopë që merret për t'u këmbyer sërish me diçka tjetër është para në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Paraja e arit nuk ka premtime në vetvete, siç ndodh me kartmonedhën. Ka vlerë. Është ari brenda saj që i jep vlerë. Paranë e arit mund ta lakosh, shtrembërosh, ta coptosh në 20 copë më të vogla, ta shkrish e ta derdhësh në kallëpe tjera me forma të ndryshme, dhe sërish nuk humb asnjë vlerë, për sa kohë që ke po të njëjtën sasi ari. Po të bësh të njëjtën gjë me paranë fiat (këto paratë tona të sotme), t'i coptosh, shkyesh etj., nuk i mbetet asnjë vlerë.
Pra ka tri lloj parash në këtë aspekt: - Paraja mall, siç janë paratë e arit, sermit, bakrit etj. në të kaluarën, që kanë pasur po atë vlerë që ka metali brenda tyre - Paraja përfaqësuese, që në fakt është sikur një vërtetim pronësie mbi ari a sermin që gjendet në bankë; me këtë lloj paraje kur ke dashtë ke shku në bankë edhe ja ke kërku kundërvlerën e saj në ar a serm; kjon lloj paraje ka funksionuar si sistem dominues në Orientin e lashtë gjersa e shembën Popujt e Detit, ndërsa në Evropë ka zënë vend si fazë kalimtare nga paraja e arit në shekujt e mëhershëm tek paraja fiat në shekullin 20. - Paraja fiat e cila nuk ka vlerë në vetvete sikur ari, por i jepet vlera nga qeveria dhe bindja e shoqërisë
Kësisoj paraja e arit, sa është para po aq është një mall në të cilin shkruhet "pesha neto" ashtu siç i shkruhet çokollatës, qumështit, etj.
E hasim dhe në kanun, gjobitjen me desh, kije etj., ndërsa farkëtari paguhej me një barrë drith në vjet nga secila shtëpi. Po të ishte kjo "shkëmbim direkt mallrash" nuk do ti jepnin vetëm drith, por dhe gjëra tjera për jetesë, se njeriu vetëm me drith nuk mund të jetojë. Por fakti se i jepet vetëm një lloj malli tregon se ai mall pastaj është këmbyer me mallra tjerë, pra ka pasur funksionin e parasë.
Pra siç e kam shpjegu ma nalt, nga shkëmbimi direkt e deri te monedha ka një evoluim të tërë, dhe është vështirë të bësh vijën e kuqe dikund. Por nëse kërkohet për arsye teorike, atëherë dallimi siç mendoj unë është ai që kam thënë sipër por edhe në postime të mëparshme, se paraja nuk veçohet për kah forma por për kah funksioni që ka. Që po të konkretizohet i bie që s'ka rëndësi nëse është guaskë, bylyzykë bronzi, lëkurë kastori, skllav, lopë, dash, një barrë drith, një tullë bakri, një sëpatë hekuri dytehëshe, një monedhë elektroni, ari a sermi. Për sa kohë që shërben si ndërmjetësues & mjet pagese si dhe masë vlere në tregti, atëherë është pará. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Paraja Sun 26 Feb 2023, 02:32 | |
| Bimetalizmi dhe Ligji i GreshamitBimetalizmi është përdorimi i monedhave nga dy lloj metalesh, si p.sh. një monedhë ari dhe një monedhë sermi. Kështu monedhat që i preu perandori Kostantini nga Nishi, qëndruan për disa shekuj; për sa kohë që raporti i arit me sermin ishte 1 : 12, atëherë duke qenë se monedha e sermtë siliana ishte përgjysmë më e lehtë se solidusi, kjo e fundit vlente sa 24 siliana. Pra ndryshe nga monedhat e sotme të ndara në cent apo qindarka, në sistme dhjetor, kjo ndahej në 24 pjesë. Në rastet kur raporti mes arit dhe sermit ndryshonte, atëherë njëi nga metalet zhdukej nga tregu dhe nuk gjendej fare. Kjo dukuri njihet me emrin Ligji i Greshamit: paraja e keqe nxjerr nga përdorimi të mirën. P.sh. në se një çast ari arrin vlerën sa 12.3 herë sermi, ndërkohë aë paraja mban vlerën nominale 12, atëherë njerëzit e kuptojnë se solidusi që përmendëm më sipër nuk vlen 12 siliana, por 12.3 siliana, ndaj i fshehin monedhat e arit, dhe blejnë gjësende vetëm me monedhat e sermta. Shtrohet pyetja a ka dalë ari nga qarkullimi si monedhë, për shkak se e ka nxjerrë nga qarkullimi paraja më e keqe, ajo e letrës? Patjetër që kjo qëndron. Paraja e letrës gjithmonë ka vlerë më pak se ari, sepse vlera e saj është e përkohshme vetëm për aq sa e mban "korrenti" qeveritar, ndërsa ari ka vlerë në vetvete. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Paraja | |
| |
| | | | Paraja | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |