Skijimi
Skijimi âsht një grumbull lojnash të rrëshqitjes mbi borë.
Mjeti kryesor me të cilin ushtrohet skijimi janë
skitë: rrypa të hollë e të gjatë prej dërrase që mbërthehen pas këpucëve për të rrëshqitur mbi borë.
Lojtari që ushtron skijimin quhet
skitar.
Edhe pse skijimi modern është zhvilluar në Skandinavi, pikturat 10,000 vjeçare tregojnë përdorimin e skive në rajonin e Xinjiang-ut të Kinës. Fillimisht, skijimi nuk është paraqitur si sport, por si nevojë e njerëzve për të siguruar ushqimin.
Tashmë, skijimi praktikohet nga miliona njerëz, në mbarë botën, si formë sporti profesional dhe rekreativ. Megjithëkëtë, skijimi mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk merren masat e duhura për t’u përgatitur.
Kryetari i klubit të skitarisë “Nici”, Mentor Maloku, thotë se të mësuarit e skijimit ka lidhje me dashurinë për këtë sport: “Të mësosh të skijosh është shumë e lehtë, por ka vetëm një kusht, duhet ta duash, sepse deri tani nuk njoh një person të vetëm që ka ndjekur klasë skijimi dhe nuk e ka mësuar atë. Për të qenë të sigurt duhet ndjekur disa hapa, nën vëzhgimin e instruktorit, i cili ndihmon dhe mbron nga lëndime të mundshme. Prandaj, një fillestarit i duhen vetëm 2 ose 3 orë mësim për të skijuar i pavarur, prandaj ky sport është i qasshëm për të gjithë njerëzit”, tha instruktori Mentor Maloku.
Përfitimet nga skijimi
Nëse ju kaloni ndonjë vikend apo të paktën gjashtë orë duke skijuar, përveç që do të digjni 3000 kalori, ju mund të humbni peshë vetëm për një javë e të ndryshoni pamjen tuaj me të cilën nuk ndiheni të kënaqur.
Pos kësaj, skijimi âsht i mirë edhe për muskujt e barkut, e poashtu rrit nivelin e imunitetit e madje ndihmon edhe në lehtësimin e depresionit. Skijimi sjell dobi edhe për dhembjet me pjesën kurrizore të shpinës.
Pajisja e plotë për skijim përfshin:
a) skitë
b) këpucat për ski
c) shkopinjtë per m'u mbajtun
d) lidhëset
e) dorëzat
ë) kombinizoni(për erë, për mjegull)
f) syzat për ski(për diell, për borë)
g) kapela, etj.
Një shteg skijimi në qytezën turistike dimnore Bredhishtë (ish-Brezovica)
Burimi i fotografive vjen nga faqja
Skijimi brezovice