FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pellazget dhe epirotet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hyllin Zëusi

Hyllin Zëusi


Male Numri i postimeve : 24
Join date : 03/07/2014
Age : 50
Location : Vindenis

Pellazget dhe epirotet Empty
MesazhTitulli: Pellazget dhe epirotet   Pellazget dhe epirotet EmptySat 05 Jul 2014, 12:46

Pellazget dhe epirotet

Kur thuhet prejardhje duhet dalluar midis te drejtperdrejtes dmth kur mbarten elemente gjuhesore, kulturore e deri diku gjakun dhe asaj te terthorte, ku mbarten vetem nje pjese te elementeve identifikues. Psh bretonet jane pasardhes te kelteve edhe pse te kelteve te britanise, por gjithsesi jane pasardhes te drejtperdrejte te kelteve, ndersa francezet jane kelto-romane dmth jane pasardhes te terthorte apo aq te pjesshem sa kane humbur trashegimine gjuhesore e kulturore.

Pellazget vertet jane asimiluar prej grekeve dmth jane perzier me ta, ama pellazget rregullisht cilesoheshin barbare dmth jogreke. Kjo e ben grekun e lashte pasardhes jo te drejtperdrejte, nderkaq gjithe mitologjia me e vjeter(pjesa me antike e mitologjise) qe quajme greke eshte rregullisht pellazge, pasiqe hyjnite kryesore quhen rregullisht pellazge. Miti i Deukalionit psh tregon per permbytjen e ‘botes greke’, kur greke nuk kish, po kish vetem pellazge, te cilet Zeusi i permbyt per arrogancen e tyre ndaj hyjnive. Si mund te quhet ‘grek’ nje mit ku greke nuk ka,dmth nuk ekzistojne ? Ketu grek eshte nocion konvencional, meqe e kane percjelle ata, por vetem kaq.

Ndryshe eshte ceshtja iliro-pellazge. Ka tradita ‘greke’ ku i njejti element quhet si ilir ashtu edhe pellazg, nderkaq arkeologjia ia vesh elementit ilirik, si thesalia veriore e shek 13 p.l.k apo epiri i shek 9 p.l.k.
Filistejte psh dikush i quan ilire, dikush pellazge, nje tjeter nga anatolia, por gjithsesi ilire e pellazge serisht mbivendosen. Kjo ka shtyre autore te ndryshem ti bejne nje lidhje e cila gjithsesi ngelet ne rangun e hipotezes,derisa te zberthehen shkrimet pellazgjike e mesapishtja, te cilat do japin te verteten lakuriqe.

Epiri aq i perfolur poshte e perpjet , nuk njeh kurrfare elementi antik grek, perpos miteve ku epiri pellazg behet edhe epir i Neoptolemit. Ketu kemi djalin e Akilit, ama po vete Akili komandonte pellazget e thesalise ne lufte, pervec mirmidoneve e vete keta te fundit, quhen si popull paragrek, bashke me lapitet e thesalise.
Pra edhe tek miti, elementi grek dominohet fuqimisht nga ai jogrek.
Kjo perben konstante te qendrueshme ne mbare mitet me antike.

Nga pikepamja historike , epirotet jane quajtur nga autore prestigjoze si jogreke, psh Tuqiditi qe mbahet si historiani i pare metodik i quan barbare, Straboni qe mbahet si gjeografi me i madh i antikitetit Epirin e mban jashte Greqise.
Nuk thone se jane ilire, por kjo arrihet me metoda te tjera, historiko-arkeologjike.
Nje popull epirot indoeuropian qe ka invaduar Epirin nuk ekziston, dmth banoret e atij vendi o vijne nga iliret o vijne nga greket. Po te vinin nga greket, epirotet nuk do quheshin barbare e arkeologjia do gjente perputhje mes kultures materiale greke dhe asaj epirote te lashte.
Po ja qe, epiri eshte jashte kultures mikenase, po ashtu jashte epokes se kolonizimeve, jashte luftes demos-aristokraci qe karakterizoi jo vetem greqine ballkanike por mbare kolonite, perfshire Durresin e Apolonine.

Nga ana tjeter epirote e maqedonas jepen te lidhur ngushte me njeri-tjetrin, saqe fiset kufitare here quhen epirote e here maqedonase e ne rastin e Oresteve edhe ilirike.
Kjo te kujton afersine iliro-trake, ku triballet jane here ilire e here trake, pajonet po ashtu, dardanet njesoj, ka fis me emrin ‘meze’ trak, ka fis meze ilir, ka ‘Bese’ trake e ka ‘Bese’ ilire(sipas Apianit), ka toponim ‘Messapi’ qe kap medet trake, ka fis ilir ‘Messap’ etj.

Po njesoj, oreste, lynkeste,pelagone e geneat(duket nga prapashtesa -at tipike ilirike) here jepen si ilire e me shpesh si Maqedonas, ne nje kohe qe Maqedonas nuk eshte percaktim i ndonje populli paror indoeuropian, por percaktim shteteror, pasi edhe traket bizalte, migdone etj quheshsin po njesoj maqedonas, ashtu si edhe pajonet iliro-trake qe banonin ne vardarin e poshtem deri ne derdhjen e tij ne det, u maqedonizuan shume thjeshte.

Eshte logjike qe nese maqedonasit e vjeter(ku zakoni specifik,thuajse etnik, iliro-trak i tatuazhit deshmohet ne mase) dhe epirotet e vjeter nuk jane popuj te pavarur indoeuropiane, e kane afersi te pamohueshme me iliro-traket, atehere epirotet e vjeter e maqedonet e vjeter futen patjeter ne grupin iliro-trak, ashtu sikunder studiues te shumte i kane futur.

Mendoj se vetem duke u nisur nga origjina e tyre iliro-trake, mund te kuptohen ndodhite e mevonshme apo te sqarohen kundershtite qe vete autoret helene kane me njeri-tjetrin mbi faktin ne keta jane barbare apo jo.
Hipoteza greke nuk ben gje tjeter vecse i ngaterron me keq shkrimet e autoreve antike e i ben thuajse ineficente, ajo iliro-trake te ben te kuptosh historine e ketyre krahinave.

http://hyllin.blogspot.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pellazget dhe epirotet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pellazget
» --- PELLAZGËT KUNDËR GREKËVE ---
» Feakët, pellazgët e Korfuzit
» Ausonët, pellazgët legjendarë të Italisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Çâshtje historike-
Kërce tek: