FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Neo-Shqiptarisma mbi fenë shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ajka

avatar

Female Numri i postimeve : 6
Join date : 19/03/2013
Age : 29
Location : Tirane

MesazhTitulli: Neo-Shqiptarisma mbi fenë shqiptare   Fri 15 May 2015, 19:58

Branko Merxhani shkruan si më poshtë për fenë shqiptare nacionaliste:
- Lamë të thahen burimet e llagarta që zien brenda në shpirtin e stërgjyshërvet tonë primitivë dhe preferuam ujët e trubullt dhe të rërtë të Beduinëvet të shkretëtirës: Shpirti ynë vuan nga mundimi i një ndjenje fetare të vërtetë dhe është i sëmurë me qenë se nuk e ka ndjerë akoma nevojën e fesë...
- Duhet të mësohemi të besojmë. Rregulli i parë i përparimit është feja.
- Shumë dogma të popujve primitivë, si p.sh. magjia dhe spiritisma, kanë anëtarë të nxehtë dhe midis shumë shkencëtarëvet të sotmë.
- Pa fe, pa besë dhe vetëmohim nuk mund të bëhet as nonjë gjë e madhe, historike e gjallë. Dhe atje ku mungon shpirita mystike, mbretërojnë akoma edhe sot koncepsionet primitive, traditat nomadike dhe barbarisma.
- Besojmë në mënyrë të patundur në rëndësinë dhe në nevojën e pakaluarshme shoqërore të elementit fetar. Gjersa bile nuk do të mundim të mbjellim brenda në shpirtin e popullit tonë ndjenjën e religjiozitetit dhe nuk do t’u japim dot përpjekjevet tona moderniste një drejtim uniter fetar-nacionalist, të gjitha dëshirat dhe të gjitha mundimet e brezit tonë, për përhapjen e idevet qytetëronjëse, janë të dënuara të mbeten ëndërra pranverore, si shpresa të ëmbla, që kthehen shpejt në nostalgjira dhe në shkatërrime.
- Djalëria e kulturuar, që është dhe duhet të jetë pionieri i Shqipërisë së nesërme përparimtare dhe të qytetëruar, ka të mbush një detyrë me shumë rëndësi për zgjidhjen e çështjes fetare. Dhe qëllimi ideal i kësaj detyre është të mbjellë brenda në shpirtin e popullit tonë frymën e shenjtë të religjiozitetit, të brendësojë ndjenjat fetare dhe të çdukë e të kombëtarizojë përçarjen tonë fetare: Një religjiozitet, një popull!...

_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Cani



Numri i postimeve : 12
Join date : 08/07/2014

MesazhTitulli: Re: Neo-Shqiptarisma mbi fenë shqiptare   Sun 13 Nov 2016, 20:49

E vetmja mënyrë për bashkimin e një kombi është Feja! Të dallohemi nga kombet tjera,jo të kopjojmë ata.Fetë Aziatiko-Arabe janë në dëm' të Kombit Shqiptar! Kemi pasë,e kemi dhe do ta kemi fenë tonë: Fenë Pellazgo-Ilire!
Të tjerët duhet të na shohin ashtu sic e meritojmë: Komb i Shenjtë,që i dha qytetrim gjithë Europës,e jo sikur "qytetarë të rendit të dytë",në kontinentin e vjetër!
Madhështia e kombit Pellazgo-Iliro-Shqiptar,do të rikthehet,nëse të gjithë kontribojmë me fuqitë tona!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Neo-Shqiptarisma mbi fenë shqiptare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besëtytni shqiptare
» Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
» Historia e Mitologjise shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Urtësi-
Kërce tek: