FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Reagim i BB për shkatërrimin e shtyllave të Nymfeut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Reagim i BB për shkatërrimin e shtyllave të Nymfeut Empty
MesazhTitulli: Reagim i BB për shkatërrimin e shtyllave të Nymfeut   Reagim i BB për shkatërrimin e shtyllave të Nymfeut EmptyMon 22 Jun 2020, 15:16

Reagim i Bashkësisë Besëlashtë
Rasti i ndodhur para më se dy muajsh, nën një erë tejet të dyshimtë, ku dy kolona të nimfeut (fontanës) në Apoloni u dëmtuan keqazi, është një sulm i papranueshëm ndaj trashëgimisë pagane iliro-shqiptare. Instancat më të larta të shtetit shqiptar nuk po tregohen as vigjilente dhe as të përgjegjshme kundrejt trashëgimisë së kulturës sonë materiale. Ato janë bashkëfajtore njësoj sikur aktet pirateske të keqbërësve që vazhdojnë të grabisin artefakte të shenjta të trashëgimisë sonë kombëtare. Derisa shteti ka përgjegjësinë më të madhe në ruajtjen e vendbanimeve arkeologjike, faltoreve e hieroreve që janë zbuluar në nëntokën e pasur shqiptare, edhe shoqëria duhet të zhvillojë një vetëdije për shenjtërinë e këtyre artefakteve. Një pllakë e mermertë, një epitaf a bust mund të jetë një aset turistik që sjell euro për secilin muze në botë, por ato – në vendin e shqiptarëve – kanë një status përtej artefaktit: ato janë të shenjta përderisa janë pjesë e trashëgimisë sonë religjioze pagane. Për fat të keq, rasti i shembjes së dy kolonave në Apoloni – e cila ishte vendbanim ilir para se të ishte koloni helene – po instrumentalizohet edhe nga të pafetë, nga teokracia ortodokse në Greqi. Nën tituj të gënjeshtërt mediatikë, gazetarë grekë e struktura të caktuara po përpiqen të shfrytëzojnë këtë rast duke e paraqitur atë si “trashëgimi greke” e madje edhe sulm ndaj “minoritarëve” grekë. Bashkësia jonë nuk do të tolerojë cenimin e asnjë aseti të fesë sonë, dhe njësoj si barbarët ortodoksë që uzurpuan vendpelegrinazhin pagan në Malin e Rumisë duke vendosur një kishë të mallkuar, edhe provokimet e barbarëve ortodoksë nga Greqia do t’i luftojë ashpërsisht! Rrjedhimisht, Bashkësia Besëlashtë kërkon nga shteti shqiptar, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, që të ndriçojë rastin e fajtorët t’I përplasë para drejtësisë për t’iu dhënë dënim ekzamplar. Paganofobia nuk mund të tolerohet dhe çfarëdo prekje e fesë besëlashtë është edhe vepër penale sepse paraqet nxitje të urrejtjes fetare. Feja besëlashtë është më e vjetra fe shqiptare – me legjitimitet historik e aktualitet sot e gjithë ditën – ndaj kushdo që ngre dorë ndaj kulteve e objekteve të trashëgimisë sonë fetare do të pësojë keq në rast se strukturat e shtetit nuk e kryejnë detyrën e tyre në kapjen e fajtorëve. Në emër të Zisit e zotave ilire,
Bashkësia Besëlashtë 22 qershor 2020

Statement of Bashkësia Besëlashtë (Albanian Pagan Comunity)
The outrageous case which took place two months ago, under suspicious circumstances, when two columns of ancient Nymphaeum (monumental fountain) in Apolonia were badly damaged, is an unacceptable assault on the Illyro-Albanian pagan heritage. The highest instances of Albanian State are neither vigilant nor responsible towards our cultural heritage. They are to be evenly blamed as the barbarous acts of certain insidious individuals who keep pillaging artefacts from our national heritage. While state institutions have the bulk of responsibility to provide security to archeological sites, temples and shrines that came into limelight during archaeological excavations, our society more than ever needs to rise its awareness to the sanctity of such objects. A marble plaque, an epitaph or a bust might be a touristic asset that generates a lot of money in museums around the world, but they – in the land of Albanians – convey a value that goes far beyond simple artefacts: they are holy as long as they are part of our pagan religious heritage. Regrettably, this outrageous case in Apolonia – which used to be an Illyrian settlement before it got swamped by Greek colonizers – is being instrumentalized from infidels, the orthodox theocracy of Greece. Under miscellaneous misleading titles, certain journalists and structures are endeavoring to utilize this case as to represent it as “Greek heritage”, and – bizarrely – as an assault towards the so-called “Greek minority”. Our Community won’t tolerate any longer the violation of religious assets: years ago Orthodox Barbarians in Montenegro usurped a pilgrimage site in the Mountain of Rumia by building there an illegal church and now Greek orthodoxes are trying to meddle in our home. Enough is enough! Thus, Bashkësia Besëlashtë (Albanian Pagan Community) demands from Albanian authorities to investigate this case in entirety and perpetrators be given an exemplary punishment! Paganophobia must not go unpunished and every violation of Pagan Religion is a criminal act because it incites hatred and bigotry. Paganism is the oldest religion of Albanians – conveying historical legitimacy and nowadays it is steadily growing among young people – therefore any attempt to damage religious and cult objects will meet with the harshest response of us if state institutions do not find perpetrators.
Bashkësia Besëlashtë 22 June 2020

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Reagim i BB për shkatërrimin e shtyllave të Nymfeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lojërat e Nymfeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Çështje shqiptare :: Atdheu Pellazgjik-
Kërce tek: