FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kulti i shqiponjës

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Kulti i shqiponjës Empty
MesazhTitulli: Kulti i shqiponjës   Kulti i shqiponjës EmptyThu 12 Mar 2015, 21:56

Kulti i shqiponjës



Shqiponja është një shpend me veti për t’u admiruar. Popujt e lashtësisë i evidentuan cilësitë e shqiponjës dhe u bënë adhurues të saj. Shqiptarët e konsiderojnë veten se janë bijë të shqiponjës, ose që banojnë në vendin e saj. Studiuesi Aleks Buda konfirmon: “Shqiponja në flamurin tonë ka kuptimin e një simboli etnik e një totemi, d.m.th., të një kafshe të shenjtë, që konsiderohet si i pari i fisit.” Shqiponja dhe simboli saj e kanë burimin te shqiponja zeusiane. Madje, edhe vetë Zeusi i Dodonës konsiderohej një shqiponjë. Pirrua i Epirit u thirr prej ushtarëve të tij shqiponjë. Ai iu përgjigj ushtarëve: “Është merita juaj që unë jam shqiponjë dhe si të mos jem, kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart, si me krahë të shpejtë. Nga ky dialog studiuesit shohin edhe burimin e emrit Shqipëri = Shqiponjë.

Gjatë mesjetës, shqiponja është prezente në heraldikat e familjeve të mëdha feudale, si te Kastriotët, Muzakajt dhe Dukagjinët. Simboli i unitetit tonë kombëtar gjeti një pasqyrim më të madh në epokën e Rilindjes Kombëtare. Shqiponja gjendet e gdhendur në: porta, dyer, oxhaqe, taverne, varreza, mburoja, tatuazhe, djepa, furka, kuti duhani, orendi shtëpiake etj., të cilat janë dëshmi e përhapjes së kultit të këtij shpendi madhështor në Shqipëri.

Shyqri Hysi

OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Kulti i shqiponjës Empty
MesazhTitulli: Re: Kulti i shqiponjës   Kulti i shqiponjës EmptyTue 09 May 2023, 19:06

Shqiponjat. Simbol popullor. Shqiponja, ose shqipja, është simbol kombëtar dhe etnik i shqiptarëve. Madje ai ka qenë përdorur si i tillë që në kohët e tyre të hershme të dokumentuara. Ai del në një gur të gdhendur të vitit 1190, periudha e asaj që quhet principata e parë shqiptare me emrin Arbanon, dhe ka qenë përdorur si simbol heraldik nga një numër familjesh sunduese shqiptare në Mesjetën e vonë, ndër to nga Kastriotët, Muzakajt dhe Dukagjinët. Përveç tyre, Skënderbeu, në flamurin e në vulën e tij, kishte vënë edhe një shqiponjë dykrerëshe të zezë. Kjo trajtë shqiponje, pa dyshim e marrë nga flamuri i Perandorisë Bizantine, është ruajtur edhe nga arbëreshët e Italisë së jugut si simbol etnik. Në fundin e shekullit XIX, shqipja me dy krerë u mor nga lëvizja kombëtare si simbol i qëndresës kombëtare kundër Perandorisë Osmane dhe u pa në flamujt e luftëtarëve të lirisë që luftonin për autonominë dhe pa-varësinë e vendit. Flamuri shqiptar i sotëm, me shqiponjën dykrerëshe të zezë në një fushë të kuqe, për herë të parë u ngrit zyrtarisht më 28 nëntor 1912 me rastin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë dhe qysh atëherë është përdorur nga Republika e Shqipërisë e nga shqiptarët gjetiu si simbol kombëtar.

Në folklorin dhe në. letërsinë gojore shqiptare, shqiponja del se simbol lirie e heroizmi dhe shqiptarët e kanë zakon ta quajnë veten 'bij të shqipes,' bash ashtu sikundër fqinjët e tyre malazezë e njëjtësojnë veten me fajkoin, serbokr. soko, sokol. Popullariteti i veçantë i shqiponjës ndër shqiptarët pa dyshim vjen nga ngjashmëria ndërmjet fjalës shqipe, 'shqiponjë,' nga njëra anë, dhe fjalëve shqip, 'gjuha shqipe,' shqiptar, Shqipëria, nga ana tjetër. Në të vërtetë, me gjithë etimologjinë popullore, e para me të tjerat ka gjasa të mos ketë lidhje. Fjala shqipe, 'shqiponjë,' e shkruar për herë të parë nga Buzuku në trajtën shqype në faqenë e shqypesëh, 'facies aquilae,' duket se vjen nga lat. accipiter, 'fajkua, skifter,' kurse fjala shqip, edhe kjo e shënuar nga Buzuku (1555), si dhe nga Pjetër Budi (1621) dhe Pjetër Bogdani (1685) në trajtën shqip, ka lidhje me foljen e gjuhës shqipe shqipoj, 'flas qartë,' si dhe shqiptoj, dhe ka qenë e lidhur me lat. excipio, excipere, 'dëgjoj, kap me vesh.'

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Kulti i shqiponjës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kulti i kaut
» Kulti i kalit
» Kulti i Hënës
» Kulti i zjarrit
» Kulti i Diellit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kulte-
Kërce tek: