FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kulti i kaut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Buzulk



Male Numri i postimeve : 43
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

MesazhTitulli: Kulti i kaut   Thu 12 Mar 2015, 21:52

Kulti i kaut



Zbulimet arkeologjike, shënimet e autorëve të antikitetit dhe gojëdhënat rreshtojnë në listën e kulteve për ilirët edhe kultin e kaut. Koha e kultit të tij lidhet me adhurimin e gjedhëve në përgjithësi dhe me shpikjen e parmendës e të qerreve, të cilat tërhiqeshin nga qetë. Studiuesit janë të mendimit se ky kult daton që në epokën e patriarkatit. Arkeologët e gjetën kafkën e kaut në qendër të një tume në Pazhok të Elbasanit dhe legjendat na thonë: “Kadmi dhe e shoqja, Harmonia, e përshkruan rrugën, për në Iliri, të hipur në një çift qesh (gjedhësh). Stefan Bizanti njofton se, për nder të qeve të Kadmit, në veri të Ilirisë, një qytet kishte emrin Buthoe. Sikurse dihet, tashmë është e studiuar mirë origjina e emrit të Butrintit, Buthrot = vend i rritjes së demave.

Në jetën e përditshme gjejmë njësi frazeologjike, të cilat lidhen me kultin e kaut si: “Të dihej e mira e kaut se thernin bota/”, nisur nga fakti se kau punon tokën. Shpesh dëgjohen njerëz të moshuar: “Kau ka uratë”, “Mishi i tij nuk duhet të hahet’. Madje, për të mos e lodhur, mërzitur dhe për ta vlerësuar kaun bujqit, që lërojnë tokën, duke ngarë qetë dhe duke ecur me parmendë në dorë, u thonë qeve: “Ho, vëlla, ho, avash, vëlla, avash, hë, të keqen hë!” etj.,

Shyqri Hysi

OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kulti i kaut
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse po shkaterrohet kulti shqiptar i virgjërisë ...?
» Sekretet e Nazizmit
» Helena
» Kulti i gurit dhe i shpellave
» Sekreti i kërpit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: