FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Maqedonia gjatë L2B

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon



Numri i postimeve : 53
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

MesazhTitulli: Maqedonia gjatë L2B   Sat 09 Aug 2014, 15:13

1941 – Përurimi i bustit të Gjergj Kastriot në Kërçovë me rastin e ditës së Pavarësisë Kombëtare
Nënprefekti i Kërçovës përshkruan festimet  me rastin e 28 Nëntorit, mbajtur për herë të parë në atë qytet.

Kërçovë, më 2/XII/1941
MBRETRIJA SHQIPTARE
N/PREFEKTURA E KËRÇOVËS
NR. 260

P. T.
Prefekturës  Dibër

Dita e NJIZET E TETË NANDUERIT përvjetori i pa mvarsis kombëtare u kremtue në kët qendër dhe në krahinë me atë somemnitet dhe me atë thjeshtësie që e lypin çasti dhe rrethanat. Nuk u vërtetue as nji ngjarje që mund të prishte rregullin dhe kuptimin e ditës. Populli i Kërçovës me autoritetet Civile dhe usharake muern pjesë me enthuzjasmë të disiplinuar në manifestimet dhe ceremonitë që u zhvilluen në dy faltoret. Për të vleftësuare këtë ditë historike dhe përkujtimore e para që vërtetohet në malet e ktyne visevet sa po të liruara nga robrija e dy kombeve azjatik. Popullata e gjithë krahinës dhe e qytetit çfaqi nji bust përmendore të SKËNDERBEUT. Ky bust i skalitur prej skulptorit kombëtarë Odhise Paskalit, u ngrit në vendin ku deri at ditë qëndronte busti permendor i Pjetrit të parë të Serbies i cilli ish ngrehur në kohën e sundimit Serbë në kopshtin e kalas që ngrihet përmbi qytet. Shpenzimet u përballuan nga populli i qytetit e i krahinës, i cilli me nji spontanitet i denjë për admirim mblodhi me anën të nji nënshkrimi popullor shumën e nevojshme për blemjen e Monumentit të vogël. Busti në fjalë u suell nga Tirana nga nji Komisjon i zgjedhur nga parija e vendit në të cillën merrte pjesë nji antarë i këshillit Bashkijak. Përmendorja në fjalë mbriti në këtë qytet bashkë me autorin Prof. Paskali, në mbrëmje të ditës 27 dhe para dreke të 28 NANDUERIT u vendos në pjedistalin ku ngrihesh busti i Pjetrit të Serbies. Në zbulimin muernë pjesë gjith autoritetet civile e ushtarake, Nëpunësat e shtetit, organizat e djelmërisë, fëmiet e Shkollës dhe popullata e qytetit. Në këtë rast, jashtëzakonisht solemn dhe i kuptishëm, i nënshkruari mbajti nji fjalim të shkurtën në të cillin u theksua kuptimi i ditës Historike dhe përkujtimore dhe u ekzaltua ftyra e shkëlqyeshme, legjendare e të madhit Hero Kombëtar, duke përfituare nga dita dhe nga rasti u pa e arsyeshme dhe e domosdoshme zëvendësimi i një pllake të mermertë, e vendosur në qendër të qytetit që përkujtonte hyrjen e trupave Serbe në Kërçovë në vjetin 1912, me nji pllakate të mermertë në të cillën përkujtohej dita e hyrjes në këtë qytet të trupave Italjane e Shqiptare. Mbas ksaj ceremonije të thjeshtë, në të cilin mbaji nji fjalim të shkurtën Kryetar’i i Bashkisë së vendit, u titullua nji rrugë e qytetit me emnin të Kolonel Barbarulit, i cili qe i pari komandant i fuqive Italjane që për të parën herë pat nderin të hyjë në kët qytet. Populli Kërçovës si sheje mirënjoftjeje desh të çfaqi me këtë gjeste kujtimplotë ndaj Komandantit të çquarë Italjan dashrinë dhe kujtimin e tije për nji oficjer që për veç ça u tha ma parë, ka zhvilluer gjatë tre muajve (kur pushtet civile ishin në dorë të autoriteteve ushtarake) një veprimtari të jashtëzanondëshme në dobi të popullatave Shqiptare dhe të qeverisë Mbretnore Shqiptare.
...
Asht rasti të nënvizojmë kuptimi i ditës dhe sidomos zëvendësimi i bustit të Pjetrit të Parë të Serbisë me atë të Gjergj Kastriotit që i dha kuptim të lartë ditës dhe afirmojë ma shumë se ç’do veprim tjetër vullnetin e popullit të mbrojë të drejtat e veta dhe veçanërisht autoritetin e Qeverisë Shqiptare.
At ditë nji grup prej elementash reprezentativ  Serbe dhe Bullgarësh duke komentuare zhvillimin e ceremonive dhe ngritjen e bustit, u shprehën në këtë mënyrë: “Tani me të vërtetë këtu qenka Shqipërie! Qe kurse ngrihet SKËNDERBEU d.m.th. këtu mbeti përgjithnjë Shqipnia”.

Me të vërtetë ngritja e bustit enthuzajzmojë dhe ngriti jashtëzakonisht moralin dhe ndjenjën patriotike të elementit Shqiptarë dhe dobësoj pretezat dhe shpresat e atyne që shpresojnë rikëthimin e Serbeve ose ardhjen e Bullgarëvet.
Lihet në gjykimin e Titullarit të asaj P. T. Prefekture vlere e madhe politike e morale në dobien t’onë në rastin e ngritjes të përmendores të SKËNDERBEUT.
Nji tjetër gjest që tregon enthuzjazmin dhe gëzimin e Shqiptarvet u shprehë prej nji katundrarit plak i cili kur doli në dritë figura madhështore e KASTRIOTIT me sye të lotur thirri: “Sod edhe unë do t’a heq xhokën e zezë, nuk mbajë më zie pse u lirue Shqipërija dhe u ringjallë SKËNDERBEU!”


N/Prefekti
Eqerem Telhaj.

[url=oshtima.org/postimi/73]oshtima.org/postimi/73[/url]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Maqedonia gjatë L2B
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jetëgjatësia e kafshëve
» Thënie nga Paramhansa Yogananda
» Nëse nuk mund të flini gjatë gjithë natës
» Pse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë qenë dhe janë tradhëtarë?
» 10 ngjarje të çuditshme që kanë ndodhur gjatë historisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Maqedonia-
Kërce tek: