FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shqiptarët në Ukrainë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Cani



Numri i postimeve : 12
Join date : 08/07/2014

MesazhTitulli: Shqiptarët në Ukrainë   Tue 05 Aug 2014, 13:07

Kane 500 vjet larg nga memedheu. U larguan nga zona e Korces fill pas pushtimit turk dhe per 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen e Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojne ne mes te ukrainasve. Por nuk kane harruar asgje nga te paret e tyre dhe perpiqen t’i ruajne zakonet dhe traditat shqiptare me fanatizem.

Festa me e madhe e tyre eshte festa e Shen Gjergjit, ne kujtim te heroit kombetar Gjergj Kastriotit. Jane takuar me Fan Nolin ne 1911 kur ky i fundit beri nje udhetim ne Odessa.



Po keshtu, ne vitin 1979 At Artur Liolini, Kancelari i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi ne kishen ku kishte meshuar Fan Noli dekada me pare.

Ata nuk kerkojne gjera te parealizueshme nga shteti shqiptar. Thjesht kerkojne nga shteti ame shqiptar libra dhe mesues te shqipes qe te mos harrojne gjuhen e te pareve. Kerkesat e tyre jane te perballueshme per shtetin shqiptar dhe dergimi i disa mesuesve , i librave dhe abetareve ne shqip nuk eshte ndonje barre e madhe, por eshte nje detyrim qe shteti ame duhet te kete per keta shqiptare te harruar.
Mendoj se shteti shqiptar duhet t’u jape pasaportat shqiptare ketyre njerezve sepse keta e meritojne te jene shqiptare si gjithe ne te tjeret.Jane pra 5 mije shqiptare qe per 500 vjet jetojne larg atdheut te tyre Shqiperise dhe per 300 vjet jetojne ne mes te 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjeter do te ishte shuar me kohe. Ata jane deshmi e gjalle e thenies: “gjaku i arberit nuk shuhet kurre” dhe ne duhet te jemi krenare per ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 392
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Shqiptarët në Ukrainë   Wed 27 Aug 2014, 22:01

Reportazh nga fshati që themeluan shqiptarët e arratisur nga Turqia në Ukrainë, që e duan Rusinë, por jo ndarjen e Ukrainës



Ndonëse jeton në Ukrainë, Piotr Kirpikut i pëlqen të bëjë humor me faktin se në fshatin e tij ukrainasit janë pakicë.

Rreth 200 vjet më parë, fshati Zhovtneve u themelua nga shqiptarë që kërkonin strehim për t’i shpëtuar përndjekjes nga Perandoria Otomane. Truallin për të ngritur një fshat ua dhuroi Perandoresha ruse e kohës: Katerina II.

Emocionet për Moskën mes fshatarëve janë të forta këtu, më të forta se në Kiev. Dhe ankthi i tyre po vjen duke u rritur për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

“Ka mbështetje shumë të madhe për Rusinë këtu”, thotë Kirpik.

Gjysma e 2,800 banorëve të Zhovtneve janë shqiptarë etnikë. Ata jetojnë kryesisht përgjatë bregut lindor të Lumit Karasulak. Në anën tjetër të lumit jetojnë kryesisht gagauzët, një grup me origjinë turke që gjendet më shumë përtej kufirit, në Moldavi, ku edhe gëzojnë autonomi rajonale. Fshati ka 11 grupe etnike, mes tyre edhe moldavianë, rusë dhe bjellorusë.

Kirpik, i cili është gjysmë shqiptar e gjysmë gagauz dhe thotë se flet lirisht pesë gjuhë të huaja. Ajo që e shqetëson atë është e ardhmja e gjuhës ruse në Ukrainë. Por jo vetëm puna e gjuhës. Në pamje të parë duket sikur je në një fshat të zakonshëm të rajonit Odesa. Por nëse sheh më me kujdes do të zbulosh shtëpi që janë të stërzgjatura, të mbështetura nga njëra anë me kolona. Janë shtëpi tradicionale shqiptare, që ngjajnë me një seri dhomash që ndjekin njëra-tjetrën.

“Ka dallime të mëdha kulturorë ndërmjet Ukrainës perëndimore dhe këtu në jug”, thotë ai.

Kirpik beson se Ukraina duhet të mbetet e bashkuar në kufijtë e sotëm, por gjithashtu mendon se ideja e federalizmit është me vend. Megjithatë, federalizmi për të dhe fshatarët do të thotë më shumë autonomi për rajonin, zgjedhje nga populli të pushtetit lokal dhe më shumë kontroll të komunitetit për buxhetin. Ukrainasit nuk dinë shumë për komunitetin shqiptar, i cili është i rëndësishëm në Odesa. Ata njihen edhe me një emër tjetër Arnautë. Të paktën dy emra në Odesa mbajnë emrin e tyre Arnautska e Madhe dhe Arnautska e Vogël. Në fakt, ka vetëm 3,000 shqiptarë në Ukrainë sipas regjistrimit të vitit 2001. Shumica e tyre jetojnë në rajonin e Odesës.

Eksperti politik Artem Filipenko, i cili jeton në Odesa, thotë se pakicat etnike të rajonit kanë mbështetur tradicionalisht Partinë e Rajoneve të Presidentit të rrëzuar Viktor Janukovyç si dhe Partinë Komuniste. Ata kanë qenë gjithnjë pro-rusë.

Kirpik, i cili është anëtar i Partisë së Rajoneve thotë se ai nuk e di se cilin kandidat do të mbështesë në zgjedhjet e ardhshme. Partia e Rajoneve është në krizë të thellë. E mbërthyer në beteja klanesh të brendshme, popullariteti i saj është më i ulët se kurrë në histori dhe katër anëtarë të saj po kandidojnë për zgjedhjet presidenciale të 25 majit duke shpërfillur njëri-tjetrin.

“Doja të votoja për Dobkinin (kandidati zyrtar i Partisë së Rajoneve) por pastaj lexova programin e tij dhe nuk më pëlqeu”, thotë Kirpik.

Maria Bitova, një shqiptare tjetër, e cila drejton një bibliotekë dhe një Muzeun Shqiptar të Etnologjisë në Zhovtneve, më tregoi tenxhere bronzi për gatim, një lloj djathi të bërë në shtëpi nga qumështi i deleve, gërshërë për qethjen e bagëtive, këpucë barinjsh dhe një statujë prej bronzi të Skënderbeut që është heroi kombëtar i shqiptarëve.

ukraine-2Bitova thotë se ndonëse fëmijët e zonës kanë shumë qejf të vizitojnë muzeun, ata vetëm këtu flasin shqip.

“Ne nuk na kujtohen shumë prej fjalëve që dinin gjyshërit tanë”, thotë ajo.

Kirpik thotë se gjuha shqipe ka evoluar, kurse komuniteti lokal di vetëm gjuhën e ruajtur në versionin e katragjyshërve që e sollën këtu në Ukrainë.

“Kështu që kur na vijnë për vizitë njerëz nga Shqipëria në fillim nuk e kuptonim dot njëri-tjetrin, por më vonë gjetëm fjalët të përbashkëta”, thotë ai.

Svitlana dhe Dmytro Stasko janë ukrainas por ata jetojnë në një prej shtëpive më të vjetra shqiptare në fshat së bashku me pesë fëmijët e tyre. Svitlana Statsko erdhi këtu kur ishte vetëm 9 vjeçe.

“Është mirë të jetosh mes shqiptarëve”, thotë ajo. “Janë shumë të arsyeshëm dhe shumë punëtorë si njerëz”.

Në një lëndinë të gjelbër të fshatit, Piotr Radugov ndjek me sy një tufë më madhe delesh, dhjetëra dhi dhe një dem. Ai thotë se bagëtia i përket e gjitha banorëve që banojnë të gjithë në një rruge të vetme këtu. Radugov është bullgar etnik, që ka ardhur në Zhovtneve nga një fshat bullgar jo larg. Ai thotë se tensionet e vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë nuk do ta kishin bezdisur edhe shumë normalisht se Krimeja në fund të fundit nuk është edhe aq afër e sidomos rajonet lindore të Ukrainës. Por, tani dy të rinj nga fshati janë mobilizuar nga ushtria ukrainase.

“Kjo na shqetëson sigurisht. Dy djem nga këto janë mobilizuar që të shërbejnë në ushtri në Bilgorod-Dnistrovsky”, thotë ai.

Përktheu Ruben Avxhiu/Illyria/Express

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Shqiptarët në Ukrainë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj
» Paganizmi te Shqiptarët
» Pse shqiptarët gjatë gjithë historisë kanë qenë dhe janë tradhëtarë?
» Shfaqje te shqiptarët
» Wahabizmi te shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Karpatia-
Kërce tek: