FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Barbarosa, Pirati Shqiptar I Paperseritshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BARAT

avatar

Male Numri i postimeve : 8
Join date : 03/07/2014
Location : Tirane

MesazhTitulli: Barbarosa, Pirati Shqiptar I Paperseritshem   Tue 22 Jul 2014, 23:03

Nga: Albert Hitoaliaj
____________________________

Kur vllezërit Barbarosa mbretëronin në Mesdhe

Jo shumë njerëz në botë e dinë faktin se ishte merita e dy vllezërve me origjinë shqiptare Barbarosa, që flota detare otomane korri sukses në Mesdhe. Më i madhi ishte ai që fitoi emrin Barbarosa, por i vogli, i cili është legjenda e detarisë turke, e bëri të pavdekshëm këtë emër. Në kronikat evropiane historike të kohës, shpesh herë është lënë në hije emri dhe gjenialiteti i tyre. Ata do të njiheshin nga evropianët thjesht si piratë, por edhe pse nuk dolën nga akademitë apo oborret mbretërore të Evropës, ata arritën që të thyenin flotat më të të mira dhe emrat më të njohur të detarisë evropiane. Kapitulli i tyre dhe detarëve të tjerë me origjinë shqiptare që sundonin Mesdheun, është i mbuluar nga një muzg, i cili fsheh historitë e këtyre njerëzve që u bënë më të pasurit e Mesdheut në ato vite. Po kush ishin vllezërit e tmerrshëm?
Ata lindën në Lesbos ose njohur ndryshe edhe si Mytilini. Babai i tyre ishte një i krishter shqiptar nga Vardari, i cili pasi ishte marrë në ushtrinë otomane, ishte konvertuar në islamik me qëllim fitimin e lirisë (islamikët kishin privilegje të forta ndërsa të krishterët vetëm privime). Në betejat që bënte Sulltani në atë kohë, qëlloi që Jakupi, një jeniçer shqiptar, pas një beteje në ishullin Lesbos, të mos ikte më me pjesën tjetër të ushtrisë. Ai qëndroi aty dhe u martua me Katerinën, vejushën e një prifti. Nga kjo martesë lindën katër djem dhe dy vajza. Djemtë ishin Aruçi (1473-1518), Ilia, Isai dhe Kizri (1478-1546). Për motrat nuk ka shumë informacion.
Kur ata ishin ende të rinj, Aruçi e ndihmonte babanë me varkën, ndërsa Kiziri i jepte ndihmë në punët që bënte në punishten e poçeve të baltës. Ndër vllezërit e tjerë, njëri do të bëhej hoxhë ndërsa tjetri do të bëhej zdrukthëtar, por gjithsesi edhe ata do të merrnin pjesë në udhëtimet detare për të shpërndarë prodhimet e tyre. Një ndodhi e thjeshtë do të bënte një kthesë të jashtëzakonshme në jetë e Aruçit dhe do të shenjonte fatin e tij përgjithnjë.
Që pas rënies së Kostandinopojës, disa prej ishujve më të mëdhenj mbaheshin si baza nga detarë të krishterë, të cilët kishin ndërtuar edhe shoqëritë e tyre. Mund të përmenden ndër ta ata më të njohurit, si psh Kalorësit e Maltës, Kalorësit e Rodit, Kalorësit e Qipros ose dhe ata të Kretës. Brigjet e populluara nga popullsi myslimane apo anijet me ekuipazh mysliman ishin preja e tyre.
Në një ditë të zakonshme ai kishte dalë në det me varkën e tij për të punuar dhe ndërkohë sulmohet e grabitet nga disa njerëz të cilët quheshin “Kalorësit e Shën Gjonit”. Aruçi ishte në varkë bashkë me të vëllanë, Ilia, i cili ngeli i vrarë gjatë grabitjes. Varka me ngarkesën u mor nga të ashtuquajturut Kalorës, ndërsa Aruçi u bë skllavi i tyre. Besimi fetar në atë kohë ishte justifikimi më i mirë për të përdorur skllavërinë. Nëse ishe një i krishterë, në duar të grabitësve myslimanë nuk kishe të drejta dhe anasjelltas. Aruçi arriti që të fitonte lirinë vetëm pas një viti, kur Kiziri e ndihmoi që të arratiset. Jeta e ashpër dhe vrasja e vëllait, kishte lënë pak vend për një jetë paqësore në shpirtin e tij. Sapo u lirua ai filloi një jetë tjetër, atë të piraterisë dhe të luftës në det. Trajtimi që i’u bë dhe vdekja e vëllait, e ndezën shpirtin e tij si zjarr.
Konfliktet e vazhdueshme që kishin princat e Berberisë (Afrikës së Veriut), i dhanë atij mundësinë që të merrej me pirateri dhe me tregti skllevërish, duke qenë herë-herë edhe mercenar. Ai shfrytëzonte situatat dhe konfliket e ndryshme në favor të fuqizimit të tij. Kiziri, i cili ndërroi emër më pas në Khair-ed-Din, u bë mbështetësi kryesor i të vëllait. Edhe vëllai i vetëm i mbetur, Isai, u bashkua me ta por gjithsesi ai ishte një ndjekës i thjeshtë që nuk arriti nivelet e larta që kishin të vllezërit. Më vonë një prej trashëgimtarëve të denjë të kësaj familje të famshme për detarinë, do të bëhej edhe djali i Khair-ed-Dinit, Hasani, i cili gjithashtu do të mbante emrin e të atit dhe të të ungjit. Edhe Hasani do të ishte një Barbarosa i tmerrshëm. Në qytetin Gjerba, që ndodhej në gjirin Gabes, ata do të ndërtonin edhe bazën e tyre, në të cilën mblidheshin dhe organizoheshin në fillim dhe në fund të luftimeve dhe sulmeve detare.

Barbarosa habit Papën
Një sukses i madh në Mesdheun Perëndimor i Aruçit, ishte kur ai kapi dy galeotat personale të Papës së Romës dhe një tjetër shoqëruese të Elbës. I hipur mbi galeotën e Papës ai lundroi drejt Tunizisë. Anija luksoze e Papës rimorkionte anijet e piratëve nga pas. Duke ju referuar historianit spanjoll të shek. XVI, Diego Haedo, “Kjo ngjarje e habiti dhe e la pa fjalë, duke e ngrirë nga mosbesimi të gjithë Evropën. Që nga ai moment preciz, emri i Aruç Reis u bë i njohur në të tërë Botën si komandanti më i guximshëm e më i zoti i detrave. Për shkak të mjekrës së tij të kuqe, gati-gati ngjyrë karrote, ai filloi që të njihej si Barbarosa (nga italishtja përkthehet Mjekërkuqi)”. Ky sukses gjithashtu tërhoqi edhe vëmendjen e Turqve. Nga ky moment, ata do të bëheshin partnerë të pandashëm në luftrat e Aruçit në det. Një nga teknikat e tij në vitet pasardhëse, do të ishte pikërisht shfrytëzimi i emrit të tij të madh. Ai nuk përdorte skllevër, në kontrast me të krishterët, të cilët kishin në bordet e anijeve të tyre edhe skllevër. Ai i paiste ekuipazhet e anijeve vetëm me njerëz të lirë, të cilët shërbenin për të vetëm sepse kishin dëshirë dhe mund të largoheshin kur të donin. Kjo lloj lirie e bënte atë edhe më të pathyeshëm. Fillimisht, në vitet 1505-1510, ai u mor edhe me transportimin e myslimanëve të Spanjës drejt tokave të sigurta. E bëri këtë gjë pa përfitim dhe ata filluan që ta quanin Baba Aruç për shkak të zemërgjerësisë që tregoi. Nisur nga kjo gjë lind edhe një variant i vendosjes së emrit të tij. Për emrin e tij, pra Barbarosa, nuk është vetëm spiegimi që ishte me mjekër të kuqe por edhe keqshqiptimi i Baba Aruç.
Ishin më të pasurit dhe më të guximtarët e Mesdheut
Në betejat që zhvilloheshin, edhe pse shpesh herë më të pakët në numër, njerëzit e Aruçit ishin më energjikë dhe të etur për fitore, pasi ata luftonin për veten e tyre. Natyrisht që plaçka dhe skllevërit që kapeshin do të shpërndaheshin për ekuipazhin. Më pas ai do të fillonte që të ndiqte një teknikë të re. Mbante në distancë, bashkë me anijen e tij edhe një anije tjetër të madhe, e cila nuk hynte fare në luftime, por ishte një “kartë” që mbahej rezervë. Të dy vllezërit do t’i zhvendosnin operacionet e tyre në tërë Mesdheun, pas sukesit të tyre me një anije të madhe spanjolle. Ishte viti 1505, kur një anije spanjolle me 500 ushtarë në bord dhe me një ngarkesë të madhe monedhash floriri, të cilat ishin destinuar për të paguar ushtarët spanjollë në Mbretërinë e Napolit, u sulmua dhe u grabit nga Aruçi me të vëllanë, Kizirin.
Që nga viti 1510, Aruçi konsiderohej si një nga njerëzit më të pasur të Mesdheut (edhe piratë të tjerë shqiptarë do të kishin këtë etiketim në ato kohë...më të pasurit e Mesdheut). Bashkë me vëllanë e tij Kizirin, krijonin një kopje të pandashme dhe qëndronin në krye të flotës së tyre prej galeotash të mëdha e të paisura me çdo gjë që ishte e nevojshme që të ndizte detin zjarr. Në ato vite ai u zhvendos në Gjerba, rreth 250 milje në jug të Tunizisë, pasi Sulltani i Tunizisë i druhej hakmarrjes spanjolle nga veprimet e Barbarosës. Baza e tyre do të ndryshonte sërisht në vitin 1511, pas një mosmarrveshje me Sulltanin e Tunizisë. Tashmë ata do të qëndronin në brigjet e Algjerisë.
Provuan në vitin 1512 që të pushtonin Bougie, që e kishte flota spanjolle, por në luftimet që u zhvilluan, Aruçi humbi një krah pasi ja këputi goditja e një topi. Që pas asaj dite ai shpesh herë do të thirrej edhe me nofkën “Gümüº Kol”, e cila në turqisht do të thotë “krah i argjendtë”.
Kjo ngjarje shënjoi një kthesë në aktivitetin detar të vëllezërve, pasi ata i zhvendosën sulmet e tyre kryesisht mbi spanjollët. Sulmet drejtoheshin mbi anije por edhe mbi baza, porte e fortesa detare. Në vitin 1512, ndërsa Aruçi ishte në Tunizi duke mjekuar krahun e këputur në betejë, vëllai i tij Kiziri, sulmoi dhe kapi një anije Xhenoveze. Në krye të flotës me 11 anije ai sulmoi xhenovezët, të cilët transportonin një ngarkesë shumë të madhe me gurë të çmuar dhe me thesare të tjera. Kjo grabitje, bëri shumë jehonë në Francë dhe e tërboi fare mbretin e Francës, Luigjin XII. Në atë kohë, Xhenova ishte nën dominimin francez dhe ngarkesa ishte e mbretit të Francës.
Në ato vite ata vunë emër dhe pushtet absolut edhe në brigjet e Italisë, si në Liguria, Xhenova (nën influencën franceze,) Kalabri e Siçili. Në më pak se një muaj ata sulmuan dhe rrëmbyen më shumë se 23 anije të mëdha italiane, duke thyer në det emra të njohur të detarisë italiane. Po italianët nuk ishin të vetmit që u thyen nga vllezërit e panënshtrueshëm. Ata sulmonin njëkohësisht flotat spanjolle dhe atë franceze, duke mos lënë pas dore edhe flotën britanike të cilës i rrëmbyen katër anije të mëdha dhe i shkatërruan me dhjetra. Valencia, Malaga, Alikante, Majorka, Ishujt Belarik, Sardenja e shumë e shumë porte të tjera ishin bërë pre e tyre. Vllezërit Barabarosa po luftonin me tërë Evropën njokohësisht dhe në dete asnjë nuk i kishte mundur kurrë. Ishin thjesht të pashkatërrueshëm. Ata ishin shndërruar në problemin më të madh të vendeve evropiane. Pasuria që u grabit nga ata nuk kishte të çmuar. Të vrarët shkonin në mijëra dhe më shumë akoma ishin ata që shiteshin si skllevër.
Në vitin 1514, ata morën Jijelin, i cili ishte në duart e flotës xhenoveze. Në vitin 1515, vllezërit e njohur do të thirreshin në ndihmë nga banorët e Algjerit e të Cherchelit, që t’i çlironin këta të fundit nga flota spanjolle. Përzunë spanjollët, por në të njëjtën kohë edhe princat vendas duke i shndërruar qytetet në një territor që e drejtonin ata. Po në këtë vit Aruçi do t’i dhuronte Sulltan Selimit i dy anije të mëdha luksoze dhe dy shpata të rralla, të cilat ishin stolisur me diamantë dhe me gurë të tjerë të çmuar.
Në vitin 1516, sulltani i Algjerisë nuk iu përgjigj me të njëjtën monedhë toneve kërcënuese të spanjollëve, por hapi rrugë ndaj tyre duke dështuar. Atëherë Aruçi në krye të një force piratësh, vrau Sulltanin dhe u vetëdeklarua Sulltan. Pjesa më e madhe e popullsisë e dëshirone këtë gjë, pasi natyrisht që sulmet e tij nuk ishin fitimprurëse vetëm për atë, por edhe për pjesën tjetër të ekuipazhit si dhe për qytete të ndryshëm në të cilët kryhej tregëti skllevërish apo bëhej shkëmbimi i mallit të grabitur. Në këtë vit atyre i’u bashkua edhe Kurtogoli, një pirat turk i famshëm dhe kjo aleancë, në sulmin që kreu ndaj ishullit të Elbës, shkatërroi 28 anije dhe rrëmbeu 12 të tjera.Përpjekja më e madhe që bënë spanjollët në luftën kundër Aruçit, për të zotëruar brigjet veriore të Afrikës, ishte ajo kur hyri në lojë admirali i madh spanjoll Diego De Vera. Ishte ndërhyrja e kardinalit Ximenes i Toledos që shtyu këtë ndërhyrje. U ngrit një flotë shumë e fuqishme me rreth 10 mijë ushtarë, e cila do të shkatërronte Aruçin. Vllezërit po luftonin ndaj një ushtrie që ishte dyfishi i tyre në njerëz e në anije.
Beteja në brigjet afrikane e spanjolle, zhvillohej në tokë e në det. Në një përshkrim që bën Sandoval, Bishopi i Pamplonës, në veprën e tij “Historia Karlit V” tregon tmerrin që kishin ushtarët spanjollë nga emri i “Djallit” Barbarosa:
“Një ditë të këtyre luftimeve, Barbarosa zbriti nga anija në krye të trupave të tij, i mbështetur edhe nga trupat vendase që ndodheshin në tokë. Të shtënat e tyre filluan të shpërndajnë vdekje dhe të qara nga të plagosurit. Kaq e madhe ishte frika që kishin spanjollët kur dëgjuan emrin Barbarosa, sa u shpërndanë të shthurur për të shpëtuar sa më parë kokën, duke i dëmtuar fare lehtë sulmuesit. Ata vranë më shumë se 3000 spanjollë dhe kapën rreth 400 robër.”
Admirali De Vera dështoi, por fati i keq për të duket se nuk kishte përfunduar. Gjatë kthimit të tij kokulur për në Spanjë, një stuhi goditi atë që kishte mbetur nga flota e tij e cila u shkatërrua pothuajse plotësisht. Duke pushtuar pothuajse tërë territorin e Alegjerisë së sotme, Aruçi tregoi se e meritonte titullin Bejbejler që i kishte dhënë Sulltan Selimi.
Në vitin 1518, Aruçi do të merrte pjesë përsëri në luftime të ashpra. Ky vit ishte edhe viti në të cilin ndodhi organizimi më i madh ndaj Aruçit si dhe viti që solli vdekjen e tij dhe të Isait, vëllait tjetër. Isai ishte bashkuar me vllezërit që në vitin 1509.
Si vdiq Aruçi dhe si u bë manteli i tij veshja e Shën Bartolomeut?
Në vitin 1518 sulmet ndaj anijeve spanjolle do të shtoheshin më shumë dhe do të lëshoheshin drejtpërdrejt nga gjiri i Algjerisë. Sulmet komandoheshin nga Aruçi i cili i ndiqte dhe i organizonte nga ish-vendqëndrimi spanjoll në Oran. Në një sulm të spanjollëve, Aruçi u kap në surprizë dhe u detyrua që strehohej përkohësisht në qytetin Tlemcen. Në përpjekje për tu larguar nga rrethimi spanjoll ai u vra. Ishte i vetmi gabim i jetës së tij dhe ky gabim i kushtoi jetën atij.
Ai e dinte që ishte inferior ndaj forcave të shumta spanjolle dhe kjo e shtyu që të kërkonte edhe asistencën e Sulltanit të Fezit. Ky i fundit bëri një pakt me Aruçin, por e tradhëtoi atë. Kjo ishte edhe arsyeja pse Barbarosa u kap në befasi nga spanjollët. Këta të fundit i goditën njerëzit e Aruçit kur po kalonin një lum. Aruçi e kaloi lumin më një pjesë të njerëzve, por pjesa tjetër nuk po u bënte dot ballë spanjollëve.
Bashkë me të ishte edhe i vëllai, Isai, i cili do të vritej në këtë betejë. Ai rikthehet edhe një herë me not (edhe pse me nje krah të vetëm), me qëllim që të drejtonte vetë luftën e njerëzve të tij. Do të mund të kishte ikur i gjallë nëse nuk do të kthehej, por guximi i tij ishte fatal për të. Kështu vdiq ai që ngriti mbretërinë e Algjerisë. Ai nuk la pas as bij e as bija, por la si trashëgimi një influencë të fuqishme detare myslimane në Mesdheun perëndimor. Manteli i purpurt që ai mbante veshur në ditën e betejës u vendos në Katedralen e Kordobës, e cila dikur ishte xhamia më e madhe. Ky mantel u shndërrua në një mantel për Shën Bartolomeun. Manteli qëndroi aty deri në shekullin e XVII dhe quhej Manteli i Barbarosës. Luftoi gjithë jetën në det dhe si përfundim u vra në një betejë në tokë, duke u ardhur në ndihmë njerëzve të tij. Ai nuk ishte vetëm një njeri i guximshëm, ishte një njeri shumë i veçantë.
Kahredin Barbarosa, “djeg” detin pas vdekjes së Aruçit e të Isait
Vëllai i Aruçit, Kizir, i cili njihej edhe nën emrin e Khair-ed-Din, u bë aleat i Perandorisë Otomane. Ai u emërua zyrtarisht Sulltan i Algjerisë. Pas vdekjes së Aruçit, vëllait tij të madh, në nder të tij, ai e bëri mjekrën të kuqe duke e lyer me këna. Me vdekjen e dy vllezërve, Aruçit dhe Isait, ai ngelej vëllai i fundit nga familja e tij që nuk kishin arritur akoma të vrisnin.Po në 1518, ai do të rimerrte Telemcenin. Brigjet franceze do të përballeshin me furinë e flotës së tij ku Bone, Provensa, Tuloni, Hyères dhe Îles d’Hyères do të binin njëherësh në duart e tij në vitin 1519.
Në vitin 1521, Ishujt Belarikë do të bëheshin arena luftimi, por nuk do të rimerreshin dot nga spanjollët edhe pse ishin fare pranë brigjeve të tyre. Anijet që vinin nga “Bota e Re”(Kontinenti Amerikan) u hodhën menjëherë në luftime që u zhvilluan në Kadiz, por u bënë pronë e Barbarosës ose e fundit të detit.
Barbarosa nuk do të mjaftohej vetëm me spanjollët, Sulmet e tij nuk kishin të mbaruar. Ai sulmonte në të tëra drejtimet e brigjeve të Mesdheut. Bregdeti i Sardenjës, Toskanisë, Kalabrisë, Siçilisë etj do të kishin vetëm një fitimtar në betejat që u zhvilluan. Nga kundërshtarët e tij ai thërritej me emrin Barbarosa. Italianët shumë shpejt nuk do ta quanin më Mjekërkuqi, por do thërrisnin me një emër më të thjeshtë e më të paharrueshëm, “Djalli”. Emri që i vendosën, ishte i denjë për një njeri i cili në beteja nuk njihte përfundim tjetër, përveç shkatërrimit të kundërshtarit.
Emri Barbarosa ishte nga më të përmendurit e më të famshmit, që nga oboori i Sulltanit e deri në atë të Vatikanit e të mbretërive të ndryshme të Evropës.Në vitin 1519, ai do të zmbrapste me sukses një sulm të fuqishëm spanjoll ndaj Algjerisë, por spanjollët nuk do t’i hiqte dot qafe nga ishujt deri në vitin 1529.
Në dallim nga vëllai i tij, Aruçi, i cili nuk tërhiqej as kur ishte shumë herë më inferior në njerëz, Khiziri ishte llogaritës gjakftohtë. Në vitin 1529 ai tërhiqet pa shkrepur asnjë armë kur pa Andrea Dorian dhe Kalorësit e Maltës në Piombino të Italisë.
Megjithatë, ashtu si vëllai i tij Aruçi edhe Khiziri kishte një dhembshuri për njerëzit e vuajtur. Ai do të kryente një aksion humanitar që edhe ne ditët e sotme do të ishte një ndërmarrje e duartrokitshme. Në vitin 1529, ai transporton 70 mijë myslimanë që donin të linin brigjet e Andaluzisë dhe të drejtoheshin në vende më të sigurta. Për të kryer këtë transportim, flota e tij punoi shtatë ditë.Disa muaj më vonë, në vitin 1530 ai godet bregdetin e Ligurias dhe rrëmben dy anije të mëdha duke lënë pas disa të tjera të fundosura.
Në vitin 1531, do të ishte Andrea Doria i cili në krye të 40 anijeve do të mundej nga Khair ed-Dini dhe do të tërhiqej për të shpëtuar. Po në këtë vit ai do të zaptonte edhe brigjet e Spanjës. Në 28 shtator të vitit 1538, ai do të thyente edhe Flotën e Shenjtë (bashkimin e vendeve të krishtera) në betejën e Prevezës, më e madhja e Mesdheut në kohën që u zhvillua (flota më e madhe e njohur ndonjëherë, e cila konsistonte në 600 anije që i përkisnin Spanjës, Imperatorisë së Shenjtë Romane, Venecias, Portugalisë, Xhenovës, Vatikanit, Firences, Maltës dhe shteteve të tjera evropiane). Edhe pse tre herë më pak në anije e njerëz, Barbarosa, mundi admiralin më në zë të Evropës. Sulltan Suleimani i Madhërishëm, e kishte njeriun kryesor dhe ndihmësin e pazëvendësueshëm në luftërat detare. Pas betejës së Prevezës, e priti në pallat bashkë me 18 nga njerëzit e tij më të zotë. I dha titullin Kaptan-ý Derya (Shef-Admiral) i Detit Mesdhe, Bejlerbej i Afrikës Veriore, i dha që të kishte në zotërim sanxhakun e Rodit, Eubesë e Kiosit si dhe kontrollin e detit Egje. Atij i’u bënë nderime të rralla dhe flota e tij u bë e panumërt.Në pjesën e fundit të jetës së tij, deri në vitin 1546, ai ishte i përfshirë në zhvillimet e luftimeve detare që bëheshin në Mesdheun Lindor nga Sulltan Sulejmani. Gjatë sulmit që iu bë Algjerisë nga Karli V në vitin 1541, ai nuk ndodhej aty dhe flota e tij pësoi dëmtime të rënda. Duke qenë se Karli V kishte ngritur dhe organizuar edhe princat vendas, sulmi ishte i fuqishëm. Pjesa që mbeti e padëmtuar nga flota e tij, u zhvendos në ishujt Belarikë. Nëse numëron qytetet e portet që sulmoi e pushtoi Barbarosa, duhet një libër më vete. Ai ishte kërcënimi më i madh që kishte pasur Roma e Vatikani deri atëher.
Në vitet 1543-1544 ai komandoi flotën të cilën Sulltan Sulejmani e çoi në ndihmë të Francis I, në brigjet e Provencës. Në ankorimin në atë port, ai do të ndalonte të gjitha kishat që t’u binin këmbanave për t’i uruar mirseardhjen flotës së tij. Vdiq në vitin 1546, në pallatin e tij në Kostandinopojë, duke u nderuar si një komandant i madh. Një përmendore e madhe e Barbarosës, gjendet sot në lagjen Beshiktash, pranë Muzeut Detar të Turqisë, në Stamboll. Gjithashtu edhe një nga Bulevardet kryesore të Stambollit mban emrin e tij.
Pasardhësi i tij, do të ishte i biri, Hasani, i cili mori edhe tituj dhe trashëgoi edhe emrin Barbarosa. Edhe Hasan Barbarosa, ashtu si babai i tij, do të ishte bejbejler i Afrikës së Veriut. Në vitin 1567 ai largohet nga ato brigje përfundimisht. Merr pjesë në betejën më të madhe të Mesdheut, në Lepanto në 1571, ndërsa për vitet e fundit të jetë së tij nuk dihet shumë.
Kheir ed-Dini vdiq në vitin 1546 nga ethe, në pallatin e tij në Kostandinopojë, duke u nderuar si një komandant i madh. Një përmendore e madhe e Barbarosës, gjendet sot në lagjen Beshiktash, pranë Muzeut Detar të Turqisë, në Stamboll. Gjithashtu edhe një nga Bulevardet kryesore të Stambollit mban emrin e tij.
Tre fjalë arabisht lajmëruan momentin e vdekjes së tij: “Shefi i detit vdiq”.
Pashai plak, “Mjekërkuqi” i tmerrshëm, mik i nderuar i francezëve
Ishte rreth të 70-ve kur Barbarosa do të kryente një fitore tjetër të vlefshme. Francezët do të ishin ata që do të kërkonin ndihmë nga ish-armiku i tyre i dikurshëm. Ai nuk do të ngurronte që të bënte një aleancë me ta kundër Impratorit Roman Karli V. Në këtë betejë ai do të luftonte së bashku me francezët që të merrte qytetin e Nicës. Luftimet filluan në 5 gusht të vitit 1543 dhe ai iu kthye francezëve në 20 të po atij muaji. Në ankorimin në atë port, ai do të ndalonte të gjitha kishat që t’u binin këmbanave për t’i uruar mirseardhjen flotës së tij. Disa shekuj më vonë një pikturë e mrekullueshme e cila portretizonte flotën otomane të ankoruar në qytetin e Tulonit, baza detare kryesore e Francës, do të pikturohej pikërisht në nder të Barbarosës. Kjo pikturë zbukuron hollin e bashkisë së Tulonit. Për të shoqëruar pikturën e cila varet atje prej vitesh, është edhe një poemë në një varg të së cilës thuhet :
“Këtu ju shihni Barbarosën dhe flotën e tij që erdhën për të na shpëtuar ne të gjithëve.”
Khair ed-Din Barbarosa do të vdiste tre vjet pas fitores në Nicë.




http://www.forum-aI.com/showthread.php?t=25894
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum-al.com
 
Barbarosa, Pirati Shqiptar I Paperseritshem
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri - Simboli shqiptar
» Paganizmi shqiptar
» Ylberi në legjenda
» Spiunet Tane! Kush Jane?
» HAKI STËRMILLI, kryetari enigmatik i shërbimit sekret shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Tokat tona dhe kolonitë e afërme-
Kërce tek: