FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të përzgjedhura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Poezi të përzgjedhura Empty
MesazhTitulli: Poezi të përzgjedhura   Poezi të përzgjedhura EmptyTue 23 Jan 2024, 22:26

Zanë Mali: ME NURIN E ZANËS FLOKË ARI


Poezi të përzgjedhura 417451222-7060353244083889-8070360560461181013-n-e1706046814511

Shkronjat e ngrohta u strukën
Nën qetësinë e muzikës klasike
tik-taket pësuan aritmi
të çastshme
frymëmarrja theu
rekorde ofshamash
zemra mori funksionin e lukthit
përbiu një për një qelizat
pa membranë
rrjedhja e citoplazmës
kaotike dëftoi
pasionin e damarëve poetikë
për të shënjuar dritën e shenjtë
trupave të çiltër tek ai gur i zi
që buron me nurin e zanës
flokë ari
në emër të atit e të birit
e të shpirtit të shenjtë
me porosi hyjnore për brezat
aty ku ka ujë, ka dashuri e jetë.

alb-spirit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Poezi të përzgjedhura Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të përzgjedhura   Poezi të përzgjedhura EmptyMon 29 Jan 2024, 21:34

Zanë Mali: VALS I PAPARË


Poezi të përzgjedhura 421941927-7083513938434486-3701131556904967114-n-e1706560200815

Vrapoj pas gjetheve

që i përdredh era

për t’i paluar një nga një

në trupin tënd të ngrohtë.



Një mozaik me ngjyra stinësh

më fton në ekspozitën

që hapet solemnisht me puthje.



Ç’mrekulli

një vals i paparë luhet syve të mi.



Burimi: Link
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Poezi të përzgjedhura Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të përzgjedhura   Poezi të përzgjedhura EmptySat 10 Feb 2024, 19:44

AFSHËM TË ADHUROJ

Ëndrra ime kahmotshme
më eksiton mëngjes e mbrëmje
deri në dehje
Afshëm të adhuroj
nga kënaqesia uluris
si e marrë xhelozoj nurin tënd
Inatçor i madh je i dashur
pa e rindezur sërish pasionin tim
të shafitur
nuk ndalesh

Poezi të përzgjedhura Image
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Poezi të përzgjedhura Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të përzgjedhura   Poezi të përzgjedhura EmptyWed 20 Mar 2024, 19:24

SHKËLQIMIT TË SYVE TË MI FLUTURON


Zanë Mali

Poezi të përzgjedhura 418810276-7284910361628175-8174417193418371779-n

Më ndjek butësisht qenia jote e çiltër,

me hapat që ritmëtojnë udhëve.



Hapësirave imagjinare piklat e shiut

rishtas i ndjej

ditën kur do të vish.



Ti fluturon shkëlqimit të syve të mi

nën qiellin vjollcë

e vjen.



Frymëmarjen e munguar fitoj

e përhumbem ëmbëlsisht fytyrës sate.



Më drithëron prekja jote

poreve të shpirtit e në secilën qelizë

më mbështjell me kënaqësi.



Asnjë fjalë të vetme nuk e dëgjova

duke i shijuar shikimet tua lozonjare

ëndrrat të mia të çmendura

për buzën tënde të poshtme

zjarrin në të cilin doja të digjesha

të vdisja e të ngjallesha

përsëri vetëm për ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të përzgjedhura Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të përzgjedhura   Poezi të përzgjedhura Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të përzgjedhura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Epigrame për ilirët, poezi e fjalëurta besëlashta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Argëtim :: Shllime-
Kërce tek: