FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush janë vendët?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Kush janë vendët? Empty
MesazhTitulli: Kush janë vendët?   Kush janë vendët? EmptySun 26 Feb 2023, 08:09

Ka një sërë popujsh që lidhen me këtë emër dhe jo rastësisht:

Popujt më të lashtë që lidhen me këtë emër janë VENETËT në Italinë veriore që i lanë emrin Venedikut të sotëm, si dhe Vendolikët në Bavarinë e sotme që në atë kohë sipas vetë këtij fisi quhej Vendolikia ose Vindelikia. Nga këta pastaj i mbeti emri edhe qytetit Vindobona (Viena e sotme).

Një fis tjetër quheshin HENETOI në Anatolinë veriore. Nuk mund ë themi nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mu për shkak të emrit.

Në Dardani (Kosovë, rrethi i Podjevës) kishte një qytet VINDENIS, ku u gjet edhe mozaiku i Orfeut.

VENETËT kanë qenë një popull indoevropian që jetonin përreth lumit Vistulla. Lumi Vistulla fare mirë mund të ketë marrë emrin nga "vishtulli" që është një bimë parazitore që rritet në degë lisash, dhe që përdorej për magji në kohë të lashta.

VANDALËT ndonëse ishin fis gjerman, emrin mund ta kenë nga ky popull i hershëm, pasiqë në të njëjtën hapësirë ku jetuan vandalët, më vonë i hasim dhe VENDËT siç u quajtën një degë e sllavëve në pjesën perëndimore të arealit të tyre.

Ka dhe njl fshat VINDIJA në Kroaci, si dhe VINÇA afër Beogradit që nga arkeologët u bë homonim i kulturës neolitike që u gjet aty.

VENETËT janë vendosur edhe në Bretanjë (Franca e sotme perëndimore), ku kanë shkuar me valën e dyndjeve kelte.

A janë Vendët ose Venetët, një popullatë e lashtë proto-ilire, që jetonin në Poloni dhe që mund të identifikohen me Kulturën e Luzasës?

Kush janë vendët? Europe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush janë vendët?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush e polli monoteizmin?
» Vendet e murosjes
» Çka janë fiset dhe si krijohen ato?
» Prania iliro-shqiptare ne vendet e Evropes Qendrore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Histori :: Ilirjanët-
Kërce tek: