FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ligje mjedisore në historinë shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Ligje mjedisore në historinë shqiptare Empty
MesazhTitulli: Ligje mjedisore në historinë shqiptare   Ligje mjedisore në historinë shqiptare EmptyWed 15 Feb 2023, 16:52

Dispozita e mirë dhe e bukur e ullinjve, që la një freski dhe gjelbërim të përhershëm për figurën e Skenderbeut në ndërgjegjen e popullit shqiptar. Tradita gojore na e jep në dy variante të përafërta me njëri tjetrin.

Sipas variantit të parë, kur lindte djalë në familje, prindërit e tij duhej të mbillnin e të rritnin njëzetë rrënjë ullinj; në rast të kundërt djali mbetej pamartuar sepse askush nuk duhej t'i jepte vajzën për nuse. Ishte një pasuri e vogël që prindërit duhej t'i përgatitnin birit të tyre, me vlerë personale dhe shoqërore. Por ishte njëkohësisht edhe një simbol i jetës së gjatë dhe paqësore që lidhej me vazhdimin e brezave. Detyrimi i prindërve nuk ishte formal. Nuk kërkohej vetëm mbjellja e ullinjve por edhe kujdesi i vazhdueshëm dhe rritja e tyre derisa të bëhej djali për martesë.

Sipas variantit të dytë, subjekt i detyrimit ishte vetë djali që do të martohej. Pas fejesës ai duhej të mbillte e të rriste njëzet rrënjë ullinj, ndryshe nuk bëhej martesa.

Dalja e kësaj norme zakonore është kushtëzuar, me sa duket, nga dëmtimet e rënda të ekonomisë si dhe nga nevojat e rimëkëmbjes së vendit të shkatërruar nga lufta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ligje mjedisore në historinë shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DY FJALË QË NDRYSHUAN HISTORINË E BOTËS - F. Demi
» Veprimtari mjedisore
» Grupi besëlashtë mjedisorë
» Shqiptarë të turqizuar
» Astronomi shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Gjelbërim-
Kërce tek: