Perkufizimi i Hyjnores
Perhere njeriu eshte perpjekur te perkufizoje Hyjnoren; ne menyre te perseritur ka deshtuar.
Ky deshtim nuk duhet marre si prove qe Hyjnorja nuk eshte, sepse nese njeriu deshtimin ne nje perpjekje e merr si prove qe gjeja nuk eshte, atehere deshtimi do ishte sinonim me irracionalitetin apo absurden.
Nderkaq dihet fare mire se deshtimi mund te lidhet si me dicka qe eshte ashtu edhe me dicka qe nuk eshte, si me dicka racionale ashtu edhe me dicka irracionale.
Vete fjala perkufizim nenkupton futjen e dickaje brenda disa caqeve, pertej te cilave ajo dicka nuk ekziston, ajo mbaron aty, tek caqet qe njohim. Nese do perpiqemi te fusim Zotin brenda disa caqeve atehere ai do dale i fundem. Por a mund te jete i fundem Ai qe ne te gjitha idete mbi te eshte krijuesi i pafundshmerise ?
Ne paganizem po, hyjnorja ishte e fundme, e perkufizueshme, por ne shumellojshmerine e saj shprehej edhe vete pafundshmeria si vecori. Edhe ne paganizem hyjnorja ishte e pafundme.
Atehere mund te themi se hyjnorja eshte zbuluar si e pafundme, keshtu qe detyrimisht e paperkufizueshme. Deshtimi i perseritur ne perkufizimin e saj eshte mese i logjikshem.
Atehere perse njeriu perhere eshte perpjekur ta perkufizoje ?
Shpjegimi i vetem eshte se njeriu vazhdimisht e ka zbuluar Hyjnoren, nje nga nje i ka hequr petkat e ashtu si njeriu gjysemlakuriq duhet perkufizuar si i tille pasi heq gjysmat e petkave edhe hyjnorja pas cdo petke qe i eshte hequr , ka krijuar edhe problematiken e perkufizimit.
Ideja e hyjnores duhet pare si ide ne rruge e siper, e paperfunduar, e paplotesuar, mbi te cilen papushim duhet medituar, duhet prapandjekur qe te mos na humbe sysh; nuk duhet te humbasim mundesine ta shohim lakuriq.
Por egozimi yne, per te pare hyjnoren lakuriq, per tu martuar me flockat, me te bukuren e dheut, me bijen e Diellit e te Henes nuk do ish i shendetshem, nese kjo ide ne rruge e siper, nuk do ish duke ndjekur rrugen e drites, rrugen e permiresimit, rrugen e persosjes.
Pikerisht duke prapandjekur hyjnoren, duke u perpjekur te jemi shembelltyra e saj, ne shkojme ne rrugen drejt drites, permiresimit,persosjes.
Hyjnorja eshte pika e referimit qe nuk resht kurre se qeni e persosur, e vetmja gje e plote, qe nuk vuan ekzistencen.
Kemi nevoje ta perkufizojme qe kufijte e saj, te jene synimi yne e sa me te hapur jane kufijte e saj aq me te ndricuar behemi. Synimet tona shkojne perhere e me larg ne hapesire e kohe, kufijte e hyjnores zgjerohen perhere e me teper ne hapesire e kohe.
Ne do deshtojme perhere ne perkufizim, por do perparojme ne rrugen e drites e cdo deshtim do jete njekohesisht nje arritje e madhe. Nepermjet dickaje irracionale, arrijme te permiresohemi.
Pavaresisht irracionalitetit qe perkufizimi i hyjnores permban, ne duhet ta perkufizojme Ate, eshte nevoja jone, eshte e dobishme per ne.
Pika e referimit drejt se lartes, fisnikes, hyjnores, nuk mund te jete asgje tjeter pervec idese se Zotit.
Nese besojme tek e larta, fisnikja , hyjnorja atehere besojme tek ideja e Zotit. Pastaj ne kohe e te ndryshme ideja e Zotit ka sjelle edhe hyjni te ndryshme.
Edhe sot besohet tek ideja e Zotit... edhe materialistet kane Zotin e tyre, te cilin e kane perkufizuar ashtu si cdo besimtar ka nevoje te perkufizoje Zotin e vet. Ndryshojne emrat, por perderisa edhe paraja te jep fisnkikerine e lartine, dmth edhe paraja besohet si Zot, atehere emrat e Zotit skane asnje rendesi. Zot do te thote besim, fe do thote besim e aty ku besojme gjejme edhe Zotin tone.
http://hyllin.blogspot.com/