Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Empirizmi dhe racionalizmi Mon 29 Aug 2022, 19:29 | |
| Empirizmi dhe racionalizmi janë dy rryma të kundërta me njëra-tjetrën. Empirizmi merr si burim të njohurive, përvojën duke lënë anash përgjithësimet dhe abstraksionet shkencore. Nga ana tjetër racionalizmi merr si burim të të njohurit, arsyen, logjikën.
Me empirizmin janë të ngjashëm edhe pragmatizmi dhe pozitivizmi.
E vërteta është se racionalizmi ka rëndësi parësore për të njohur të vërtetën. Ndërkaq empirizmi mund të ketë vlerë vetëm për të evolvuar mendimin shkencore duke e përballur teorinë me fakte të reja, por jo duke e vënë në rend të parë.
Empirizmin si doktrinë të gabuar e përdorin "sociologët" që pohojnë se 'kombi u krijua në shek. 19'. Këta mbështeten tërësisht në përvojë (eksperiencë), në këtë rast përvojë kolektive njerëzore, por u mungojnë abstraksionet shkencore, siç është p.sh. një koncept që përmbledh grupin etnik, popullin dhe kombin, si dhe një term që përshkruan atë koncept.
Në përgjithësi rrymat e idealizmit subjektiv në ditët e sotme përdoren nga majtistët libertardë. | |
|