FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shenjat diakritike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Shenjat diakritike Empty
MesazhTitulli: Shenjat diakritike   Shenjat diakritike EmptyTue 23 Aug 2022, 21:36

Ata që kanë vendosur standardin e kanë paraparë që shqipja nuk paska nevojë për shenja diakritike. Më duhet të numëroj shembuj ku shqipja ka nevojë për shenja diakritike dhe se çështja nuk është zgjidhur nga këta baballarët e gjuhës, por vetëm është injorur dhe injorimi është konsideruar zgjidhje

1. ...tani han dhe (është "han dhé" apo "han dhe..."), disa gjëra nuk i lihen kontekstit

2. shkrebëz, shkemëz, vegëz, nuk dihet ç'mbaresë marrin në të shquar 'a apo i? shkrebëzi apo shkrebëza?pavarësisht se folësi mund të jetë njohës i mirë i shqipes, por kjo nuk mund t'i lihet rastësisë, pra kjo gjë mund të dihet me anë të shenjave diakritike, pasi mashkulloret e kanë E-në e patheksuar, kurse femërorja E-në theksuar

3. dy meshkuj, dy femra, fjala DY dallon në këto dy raste për kah theksi, te meshkuj është DY te femrat është DÝ

4. AI U BË DHE PASI DËGJOI SE E KISHTE LËNË E FEJUARA

Një fjali e tillë ka nevojë të lexohet deri në fund për t'u kupuar konteksti, dhe vetëm më pas e kupton që fjalën 'dhe' e ke lexuar gabimisht si lidhëz "dhe" e jo si "dhé" dhe duhet t'i kthehesh dhenjëherë ta lexosh fjalinë nga fillimi.

Përfytyroni sikur fjali të ndërtuara nmgjashëm jeni duke i lexuar në ndonjë simpozium letrar ose çfarëdo vendi publik?

Ja dhe një shembull nga Fridrih Niçe, se si gjërat nuk duhet t'i lihen kontekstit.

" - sepse unë dua edhe kishat, edhe varrezat e perëndive, kur qielli ndrin i kthjellët përmes fytyrave të tyre të rrënuara; me dëshirë ulem si bari dhe lulëkuqja e purpurt pranë gërmadhave të kishave - "

Tani, në citatin sipër nga Niçe, gjatë leximit nuk kemi si ta dimë nëse duhet të "ulem si bári" apo të "ulem si barí (çoban)". Në fund të fjalisë ne po e kuptojmë që bëhet fjalë për 'bári', por kur përfundon fjalinë është vonë: ju tashmë keni thënë "si barí" në sytë e një publiku të tërë, keni bërë gabim trashanik në skenë ose para kamerave etj.

Prandaj kush është kokëfortë si mushka le të godasë murin se i zbutet koka: nuk na kushton gjë një shenjë diakritike. Mospërdorimi i shenjave diakritike në shqip, nuk është rregull primordial që t'i përmbahemi me aq fanatizëm: është rregull i caktuar konvencionalisht, dhe madje i gabuar (për këtë po dëshmojnë shembujt e sjellur nga unë)

ka plot raste tjera, që ju ftoj t'i grumbullojmë; reaksioni është idiotësi, njerëzit që kanë kërkesa më të mëdha kanë përparësi janë më të rryer me nevojat dhe nuk flasin kot, ata që kundërshtojnë nuk janë provuar pandaj u mjafton ajo qetësia e tyre, dhe nuk shohin nevojë për ndryshim, por kjo nuk e arsyeton qëndrimin e tyre

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shenjat diakritike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gjuhë e gjuhësi-
Kërce tek: