Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Nxjerrja e kripës Wed 16 Mar 2022, 15:18 | |
| MINIERAT E KRIPËS E vetmja gjë që dimë për minierat e kripës është ajo që shkruan autorët antikë. Straboni, në veprën e tij interesante "Geographica" (VII, 5, 11) shkroi se autariatët ishin në konflikt të përhershëm me ardiejt fqinj për shkak të burimeve të kripës që gjendeshin në kufirin midis këtyre dy fiseve. Sipas Strabonit uji i njelmët merrej në pranverë dhe lihej pesë ditë që të kristalizohej kripa. Apiani (Illyrica, 3) dhe Pseudo -Aristoteli (De mirabilibus auscultationibus, 138) i përmendin gjithashtu këto burime të rëndësishme të ujit të njelmët dhe konfliktet për shkak të tyre, mirëpo prej përshkrimeve të tyre nuk mund të vërtetohet saktësisht se ku gjendeshin këto burime. Supozohet se burimet e përmendura gjendeshin në Orahovicë të Konjicës në bregun emajtë tëNeretvës, kuedhe sot gjenden burimetë ujittënjelmët.34Prodhimi i kripës duhet të ketë qenë mjaft i zhvilluar edhe pranë bregdetit, mirëpo për këtë aktivitet nuk kemi kurrfarë faktesh.
| |
|