Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Urat Mon 21 Feb 2022, 13:17 | |
| Ura e Brarit mbi lumin e Tiranës në fshatin Brrar Ura e Brarit mbi lumin e Tiranës ndodhet nën fshatin Brrar. Nga pikëpamja tipologjike përfaqëson urën me qemer rrethor. Kjo urë përfaqëson një urë guri me një qemer rrethor me dy faza ndërtimi. Në fazën e parë, ajo e fillim shek. XVIII, kalldrëmi i urës ka qenë më i pjerrët, pastaj kjo pjerrësi u zbut duke shtuar muret nga të dy anët. Ura e Brarit ka lidhur fshatin Brrar me Tiranën dhe me rrugën e karvaneve Tiranë – Dibër, e cila kalonte nëpër fshatin Tujan. Ura e Brarit është monument kulture i kategorisë së I. Urat e gurit me një qemer janë urat më të thjeshta në ndërtim dhe ngriheshin kryesisht nëpër përrenj dhe lumenj të vegjël. Duke qenë të vogla dhe jo me vështirësi teknike nga pikpamja e ndërtimit, urat me një qemer hasen jo vetëm në rrugët e rëndësishme të kohës, por edhe nëpër fshatra dhe zona të izoluara. Ura përbëhet nga një hark i vetëm gjysëm rrethor i dekoruar nga një brez me gurë të skuadruar. Teknika e përdorur në ndërtimin e saj është bazuar në përpunimin pjesor dhe të thjeshtë të gurëve dhe në lidhje me llaç gëlqere. Duke u fokusuar tek teknika e ndërtimit të urës së Brarit, duhet të përmendim një hollësi teknike, që janë themelet e saj. Themelet e urës janë elementi bazë me anën e të cilëve realizohej kontakti i objektit me terrenin, duke pasur një rëndësi të veçantë për qëndrueshmërinë e tij. Kështu, për të përballuar ngarkesat e mëdha horizontale dhe vertikale që jep qemeri i urës, ndërtuesit synonin ta vendosin urën në brigje solide shkëmbore për të evituar çedimin e mbështetjeve që do të lindnin sforcime suplementare në qemer, të cilat japin çarje të tij. Në varësi të lartësisë së grykës së lumit, ura e Brarit klasifikohet si urë me një qemer, me mbështetje të qemerit në brigje shkëmbore, ku themrat ishin mjaft lart nga niveli i shtratit të lumit. | |
|
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1207 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Urat Sat 14 Sep 2024, 15:37 | |
| Haxhi MEHMETAJ Ura antike e Rogovës së Gjakovës Ura i takon antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit dhe radhitet nder urat më të mëdha e me të vjetra të drurit në Gadishullit Ilir. Toponimi Sakrarnica më origjinë latine (latinisht sacer, shqip i/e shenjtë), është dëshmi bukur e sigurt për rrënjët e legjendës së flijimeve njerëzore që nga antikiteti dhe mbijetesën e saj deri ne ditët e sotme përmes Urës së Fshejtë, në afërsi të fshatit Fshejt, sikurse edhe origjinës se lashtë të emrit të këtij fshati. Rreth 1 km në periferinë juglindore të fshatit Rogovë të komunës së Gjakovës, mbi shtratin e lumit të Drinit të Bardhë, në toponimin Sakranica, në një degëzim të rrugës antike Lissus – Naissus dhe të rrugës mesjetare Via De Zenta janë zbuluar gjurmët e një ure të vjetër. Arkitektura e urës përbehej nga guri dhe druri. Dyshemeja ka qenë e ngritur prej konstruksionit të drurit dhe mbështetej në katër këmbë të gurit, të ngritura mbi shtratin e lumit dhe në të dyja anët mbi dy masive bregoresh të mureve prej guri. Ruhen ende mirë masivet e bregoreve të anës së djathtë të lumit, të vendosura paralel njëra me tjetrën në një distancë 8.10m. Njëri mur ruhet në lartësi 1.90m,gjatësi 3.00m dhe gjerësi 2.90m, kurse tjetri me lartësi 2.50m,gjatësi 3.10 dhe gjerësi 2.70m. Muret e bregoreve të urës kanë qenë të ngritura më gurë mesatar dhe blloqe gurësh përmasash 30 x 60cm, të lidhur më llaç gëlqereje cilësore të ngjyrës së bardhë, në alternacion më tre deri në katër breza gurësh në përngjasim të teknikës opus mixtum, ku në vend të rreshtave të tullave janë venë në përdorim rrasat e gurëve. Ndërsa bërthama e murit është mbushur në trajtë të betonit romak. Në të dyja muret kanë mbetur vrimat e trarëve të drurit përmasash 15 x 18cm, të cilat përshkonin terë gjatësinë e murit. Sipas distancës së skajeve të mureve të bregoreve dhe distancës së mesit të mureve rezulton qe ura ka qenë e gjatë 71m dhe e gjerë 8.10m. Ura i takon antikitetit të hershëm të shekujve I – III pas Krishtit dhe radhitet nder urat më të mëdha e me të vjetra të drurit në Gadishullit Ilir. Toponimi Sakrarnica më origjinë latine ( latinisht sacer, shqip i (e) shenjtë),është dëshmi bukur e sigurt për rrënjët e legjendës së flijimeve njerëzore që nga antikiteti dhe mbijetesën e saj deri ne ditët e sotme përmes Urës së Fshejtë, në afërsi të fshatit Fshej, , sikurse edhe origjinës se lashtë të emrit të këtij fshati. Pranë urës ndodheshin gjurmët e një vendbanimi dhe të një stacioni rrugor poashtu të periudhës antike. (Nga libri: H. Mehmetaj, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Gjakovës, Prishtinë 2019, 38-39,fig.37-39.). Ura antike e Rogovës (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|