Tri shoshat e Sokratit
1. Shosha e së Vërtetës
2. Shosha e së Mirës
3. Shosha e Vlerës
Një i njohur i Sokratit erdhi një ditë te ky dhe po i thotë: "A e din çka dëgjova tani për një shok tëndin?"
"Prit një minutë - u përgjigj Sokrati - para se të më tregosh mua për shokun tim, do të ishte ide e mirë të ndalemi një çast e të shoshisim atë që do të thuash. Prandaj e quaj "Shosha e trefishtë". Shosha e parë është e Vërteta. A je plotësisht i sigurtë se ajo që do të thuash është e vërtetë?"
"Paj, jo - tha ai - unë vetëm dëgjova kështu..."
"Në rregull - tha Sokrati - pra në të vërtetë ti nuk e din a është e vërtetë a jo. Le të provojmë shohën e dytë, shoshën e së Mirës. Kjo gjë që do të më thuash për shokun tim a është diçka e mirë?"
"Ëëëë, jo, përkundrazi..."
"Pra - Sokrati vazhdoi - ju doni të më thoni për shokun tim diçka të keqe, por nuk jeni të sigurtë a është e vërtetë. Megjithatë mund ta kalosh testin, pasi na ka mbetur edhe shosha e Vlerës. A ka vlerë përdorimi për mua kjo që do të më tregosh për shokun tim?
"Jo, në të vërtetë nuk ka!"
"Mirë - erdhi në përfundim Sokrati - nëse kjo që do të më tregosh nuk është as e vërtetë, as e mirë dhe as e vlefshme, atëherë përse po më tregon pra?