FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Trashëgimi gjenetik i inteligjencës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Trashëgimi gjenetik i inteligjencës Empty
MesazhTitulli: Trashëgimi gjenetik i inteligjencës   Trashëgimi gjenetik i inteligjencës EmptyWed 16 Feb 2022, 23:53

Në historinë e psikologjisë ka ngelur i njohur gjurmimi i Luis Termanit në SHBA, në Kaliforni, i organizuar që nga viti 1921. L. Terman me bashkëpunëtorët e tij bënë testime të inteligjencës në shkallën e revizionit të Stanfordit. Vetë Termani bëri revizionin në shkallën e Bine-Simonit, zgjodhi 1528 veta, kryesisht fëmijë, por edhe të rinj nën moshën 19 vjeçare, të cilët kanë pasur koeficient të inteligjencës mbi 135. Nën përkujdesjen e L. Termanit e pas vdekjes së tij nën përkujdesjen e bashkëpunëtorëve të tij, këta fëmijë dhe të rinj u përcollën gjatë zhvillimit, shkollimit dhe karrierës profesionale të tyre.

Këta gjurmues konstatuan superioritetin e këtyre fëmijëve dhe të rinjve gjatë gjithë jetës e punës së tyre mbi të tjerët me zhvillim normal të inteligjencës. Ndër këta fëmijë dhe të rinj 70% të meshkujve dhe 65% të femrave kryen studimet universitare me sukses të dalluar. Ky nivel i kryerjes së studimeve universitare nga ana e tyre ishte tetë herë më i lartë sesa mesatarja e kryerjes së studimeve universitare në universitete të Kalifornisë. Qysh në moshën fëmijërore u dalluan si udhëheqës të grupeve të moshatarëve të tyre dhe me sukses të lartë jo vetëm gjatë gjithë shkollimit të rregullt prej shkollës fillore deri në studimet universitare, por edhe gjatë karrierës së tyre profesionale dhe shkencore. Edhe fizikisht dalloheshin nga të tjerët; ishin më të gjatë, më të ushqyer, më të mbajtur dhe më të shëndoshë. Madje edhe fëmijët e tyre, të lindur nga martesat e suksesshme të tyre, ishin të ngjashëm me prindërit e tyre - si në pikëpamje fizike ashtu edhe në pikëpamje të inteligjencës. Fëmijët e tyre kishin koeficient të inteligjencës 133.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Trashëgimi gjenetik i inteligjencës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Psikologji-
Kërce tek: