Monoteizmi, gabimisht kuptohet si mënyrë besimi e krejt botës, anipse nga karakteri etno-kulturor u takon vetëm çifutëve pasi ata janë të vetmit që e shpikën dhe nuk e morën nga ndokush. Krishterimi është vetëm një vazhdimësi e judaizmit, kurse islamizmi është një kombinim i këtyre dyjave me paganizëm arab dhe ca religjione tjera.
Pra ai diversiteti i lashtë, ajo gjendje origjinale, ku secili popull kishte fenë e vet etnike, u zhduk si pasojë e ekspanzionit judeo-kristiano-islamik.
Njerëzimi duhet t'i kthehet origjinalitetit. Një etni jo-hebreje nuk ka obligim t'i nënshtrohet një hyjnie hebraike. Një gjë e tillë është turp për atë etni që e bën këtë akt.
Gjendja origjinale (default) është politeizmi.
Sot nuk ka dallim mes iranianit që shikon një film me Jusufin dhe anglezit që shikon njuë film me Jozefin. Jusufi dhe Jozefi janë e njëjta figurë mitike-fetare. Iranishtja dhe anglishtja janë që të dyja gjuhë indoevropiane. Prandaj nuk gjë më të shpifur ses a ruajtja e "vlerave evropiane" kur me këtë nënkuptohet një formë më e hershme e Islamizmit siç është Krishterimi.
Natyrisht që edhe çifutët kanë qenë politeistë, por meqë ata e shpikën vet monoteizmin, le ta mbajnë. Por të tjerët duhet të kenë turp, se si i gjunjëzohen, luten, nënshtrohen e falen një hyjnie të huaj.
Zoti dhe Allahu nuk janë e njëjta hyjni! Zoti do të thotë Zeusi, Zojsi, Zojzi, pra hyjnie ilire e rrufeve, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar besim ekskluziv në të, anipse ka qenë i pari dhe kryesori. Kurse Allahu është hyjnia arabe supreme, por që nuk i mjaftoi kjo dhe kërkoi ekskluzivitet, se ky na qenka i vetmi hy, dhe se ky qenka krijuesi i gjithësisë. Përfytyroni çfarë çmenduri qesharake. Hyjnia e një populli lakuriq, që ushqehet me qumësht gamilleje, e jeton nëpër shatora, na qenka Krijuesi i Gjithësisë.
Meqë jemi te Krijuesi, edhe kjo si ide është false. Nuk ekziston Krijuesi. As nuk ka ekzistuar Krijimi i menjëhershëm në "Fillim".
Krijimi nuk ndodh në fillim, por ndodh vazhdimisht, ne edhe sot krijojmë që të gjithë, si njëri si tjetri, edhe njrëzit, edhe bletët, edhe çdo gjë e gjallë ose e vdekur merr pjesë në krijim. Një yll shuhet, një tjetër krijohet, për çdo të mijtën e sekondit.
Një hyjni që pretendon se është e vetmja në Gjithësi, nuk mund të pranojë se qenka lindur nga hyjni tjera të mëparshme, siç u lind Zeusi nga Rea e Kroni, apo Kroni nga Urani e Gea, apo Urani nga Gea e Kaosi etj. Si i tillë, duhet të jetë i pari, para të gjithëve e rrjedhimisht krijues i çdo gjëje. Theogonitë e lashta vetëm u edituan, çdo gjë që deri atëherë besohej se u krijua vetë apo e krijoi dikush tjetër tanimë besohet se e krijoi Jehova apo Allahu.
Ne si shqiptarë duhet t'i kthehemi hyjnive tona të Lashta. Vetëm ato na ndihmojnë. Shikojeni historinë sa territorin e kishim nën sundim kur ishim Besëlashtë në të kaluarën e largët, dhe sa shumë humbëm kur u kthyem në të krishtenë: menjëherë vërshuan sllavët nëpër trojet tona. Jo pse hyjnitë tona nuk na duan, por pse kur ne u kthejmë shpinën atyre atëherë edhe ato na kthejnë shpinën neve. Por tani ata po na mëshirojnë, po na e falin gabimin dhe po na e japin një shancë tjetër, dhe ne nuk duhet të tregohemi budallenj, sepse ajo është familja jonë e madhe. Në këtë botë ke lirinë të bësh gjithë të këqijat, por mos haroni se ne erdhëm nga ato hyjni dhe te ato do të kthehemi. Ata na kanë dërguar në këtë jetë për një qëllim dhe atë qëllim duhet të përmbushim dhe për këtë do të japim përgjegjësi para hyjnive tona, sepse ata na kanë dhënë këtë jetë pikërisht për ato qëllime dhe për asgjë tjetër.
_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.