Mirmidonët u krijuan nga fuqia e Zeusit. Kur ishulli Egina u godit nga një murtajë, e cila e zhduku tërë popullatën, mbreti i ujdhesës Eaku, iu lut Zeusit që t’a ripopullonte ujdhesën me njerëz. Atëherë Zeusi i shndërroi tërë milingonat e ishullit në njerëz. Ata ndonëse u bënë njerëz ruajtën shumë veçori të veta: ndarja në kasta shoqërore, bashkëpunimi në nivel të lartë, dëshira për punë,vendosmëria në luftë, ndërtimet e thella nëntokësore etj.
Ata njohën Eakun si mbret, ndërsa për vete u ndanë në kasta si dijetarë, priftërinj, ushtarë, punëtorë etj.
Atëherë filluan luftërat pushtuese në çdo cep të botës së atëhershme të njohur, duke ricikluar çdo gjë që u delte përpara: tokë, male, shtëpi, kafshë njerëz etj.
NDËRTIMET NËNTOKËSORE
Mirmidonët ishin të fascinuar me ndërtimet nëntokësore. Nga njëra anë origjina e tyre formike, nga ana tjetër dashuria ndaj ambientit e kushtëzonte këtë lloj ndërtimi. Në vendin e tyre nuk kishte asnjë hekurudhë mbi tokë: poshtë ishte metroja ndërsa sipër bujku mbillte misër. Edhe autostradat, rrugët e tjera, qytetet ishin nëntokësore. Qytetet e tyre nën tokë arrinin deri në 20 mijë banorë. Por mbi qytet kishte fusha të gjelbëra.
Pamje nga një qytet i Bebrykëve Mirmidonë

PLAÇKITJA
Mirmidonët plaçkisnin çdo gjë që gjenin. Ushtarët nuk kishin të drejtë të fusnin asgjë në xhep, me përjashtim të ndonjë trofeu të vogël për çka merrnin leje nga komanda (për këto trofe flasim më vonë në kapitull të veçantë).
Pas fitimit të luftës, mirmidonët çdo gjë e konsideronin të veten: tokën dhe nëntokën, ujërat dhe ajrin, shtëpitë, pyjet, rrugët, qytetet, kafshët deri edhe vetë njerëzit.
Bagëtinë nuk e merrte ushtria për vete, se nuk ka ç’i duhet pasi janë ushtarë e jo blegtorë, as nuk i therrte, por me autorizimin e mbretit ua shpërndante kolonëve blegtorë që vendoseshin në territorin e ri të pushtuar.
Shtëpitë, pallatet, ndërtesat, kishat e xhamitë, gurët e mermerit në varrezat, të gjitha përdoreshin për ndërtime të reja, në stilinm arkitektonik mirmidon. Tullat, tjegullat, thërrmoheshin, përziheshin me çimento, për të ngritur qytetërimin e ri mirmidon
Rrobet e popullit të pushtuar, letrat, fletoret, dokumentet ricikloheshin në fabrikë të letrës, për të prodhuar letër toaleti me to
Veturat e popullit të pushtuar u shpërndaheshin mirmidonëve: ushtrisë e milicisë, familjeve me shumë fëmijë, aristokracisë,
Armatimi ushtarak që kapej nëpër depo të ushtrisë, shërbente për shtim ushtarësh në radhët e ushtrisë mirmidone
Vegla e makina bujqësore, u shpërndaheshin familje bujqësore mirmidone që kolonizonin territorin e ri nëpër fushat pjellore
Ari e sermi që u kapej argjentarëve, bankave dhe rezervave të shtetit të pushtuar, shkrihej i tëri: bëheshin monedha ari e sermi, bëheshin stoli e medaljone që u jepeshin si trofe trimave, sportistëve dhe shkencëtarëve, dhe pjesa më e madhe derdhej në formë tullash, për t’u ruajtur si rezervë
Artikujt ushqimorë të kapur armikut, mirmidonët kishin frikë se mos janë të helmuar prandaj përdoreshin vetëm për të mbajtur gjallë robërit e luftës, ndërsa për vete nuk i hanin
Megjithatë kishte gjëra për të cilat mirmidonët kishin respekt, siç ishin shortet e bukura të pemëve, të cilat vazhdonin t’i kultivonin bujqtë mirmidonë edhe pas pushtimit dhe vendosjes në vend, si dhe lloja të caktuara kafshësh shtëpiake që i ishin përshtatur klimës vendëse për shekuj me radhë. Mirmidonët nuk sulmonin kafshët e egra as nuk i gjuanin, as gjatë luftës e as pas luftës.
Mirmidonët nuk digjnin asnjë libër nga bibliotekat e vendësve, përkundrazi gjatë marrjes së një qyteti gjëa e parë që bënin ishte një njësit ushtarak të vendosej te biblioteka dhe të mos lejonte as hyrje as dalje. Pas luftës ato përktheheshin në mirmidonisht për nevoja studimi.
SHKALBALTËT
Shkalbaltët ndaheshin në dy lloje: mashkullorë dhe femërorë
Shkalbaltët mashkullorë përdoreshin për pesë funksione:
Punë fizike – bujqësi, ndërtime të mëdha publike (kështjella, piramida tetëkëndëshe, pallate, labirinte, faltore, rrugë, hekurudha dhe qytete nëntokësore), xeherore, gurthyes etj.
Rekrutë – mish për top, u jepnin të pinin lëngje herbale që u humbnin kujtesën pastaj i flisnin te veshi “ti je mirmidon flijohu për ne” dhe kështu bëheshin batalione të tëra të bindurish nga këta shkalbaltë
Gladiatorë – shkalbalti ishte thjesht një formë e avancuar e kafshës shtëpiake prandaj përdorej edhe si gladiator: në vend të gjelave që kacafyten këtu kemi dy shkalbaltë që luftojnë mes vete me shpata ose me ndonjë armë tjetër, për argëtimin e mirmidonëve
Blatim – u blatoheshin zotave, në shenjë falënderimi
Ushqim për bisha – p.sh. në kopshte zoologjike, luajve, krokodilave etj
Shkalbaltet femërore kishin përdorime tjera dhe më diverse:
Gra – që në momentin e përfundimit të luftës këto bëheshin gra për vejanët mirmidonë, këto zakonisht ishin të virgjëra
Konkubina për aristokracinë mirmidone
Gjidhanse për fëmijtë e grave mirmidone – në rastet kur gratë mirmidone kishin shumë fëmijë e nuk i ngopnin dot; gjidhënia zgjaste deri në moshën 5-vjeçare
Masazhere të cilat ndahen në dy lloje: masazhë relaksuese dhe fizioterapeute, ndërsa sipas kastës që i shërbenin ndaheshin në masazhere të aristokracisë, të ushtrisë dhe të puntorëve
Valltare – që ndaheshin në tri lloj: valltare baleti, që tani duhej ti përshtateshin opusit të ri të baletit mirmidon, valltare popullore për dasma e festivale mirmidone, dhe valltare private për mbrëmje për aristokracinë
Këngëtare – ato që kishin zë të bukur, u mësohej mirmidonishtja dhe këndonin këngë mirmidone dhe u ndalohej gjuha e vet.
Shërbyese – vajza të reja, të bukura, shërbenin për të mbushur brinat me venë mjalti, të sillnin ujë, shërbenin ushqimin etj.
Robëresha intelektuale – këto shërbenin vetëm në lëndët matematike-natyrore që nuk ndërlidheshin me politikë, si mësuese, shkencëtare etj
Pastruese
PLAÇKITJA NË MEGIDO
Kur pushtuan Megidon mirmidonët përfituan një plaçkë të pasur:
34.000 shkalbaltë
924 karroca luftarake
2238 kuaj e pela
2140 gjedhe
22.500 dhen
113 mijë bukë
200 pajisje luftarake të plota
210 kg, ar, serm dhe gurë të çmuar
TROFETË
Trofé është ai lloj plaçke që ka vlerë simbolike që përkujton krenarinë dhe fitoren.
Trofetë në të kaluarën e largët merreshin edhe në gjueti si p.sh. koka e kafshës, lëkura e regjur, brinat, dhëmbi i ujkut a i derrit, ose edhe vetë kafsha e balsamuar ishte një trofe, por që nga sundimi i mbretëreshës Artamite, gjuetia u ndalua rrptësisht përveç rasteve të vetë-mbrojtjes prandaj bashkë me të u zhdukën edhe trofetë e këtij lloji.
Vetë flamuri i mirmidonëve ishte një kulshedër e improvizuar e ngulur në hu, që shërbente si trofe i zotit të tyre Kalorësit në luftë kundër Kulshedrës.
Në dyluftimet me grusht që bënin dy luftëtarë mirmidonë, pranë tyre vendosej mbi një platformë, një armë e caktuar si trofe: shpatë, thikë e stolisur, etj., dhe fituesi i përleshjes e fitonte trofeun.
Në luftë ushtarët ndonjëherë mund të mirrnin si trofe ndonjë gjë të vogël, nga plaçka e armikut. si pushkë, orë dore, robëreshë, flamur i armikut, cigarishte të çleibarta, pishtole etj.
Në pronësi të ushtrisë kalonin këto trofe: topat, tankset, ndonjë flamur etj.
Pas luftës në Megido, mbreti i mirmidonëve mori si trofe: armaturën dhe armët tjera personale të mbreti të mposhtur, karrocën e tij mbretërore dhe tendën e tij mbretërore.
Mirmidonët kur vranë mbretin çifut Saulin, trupin e tij e varën në gozhda në muret e faltores së Dagonit, ndërsa armët e tij u varën në muret e faltores së Astartes
Por trofeu më i lavdishëm ishte vetë Froni i Hekurt i cili u punua i tëri me armët e kapura armikut, kryesisht AK47, por edhe një pakicë me lloje tjera. Të gjitha pjesët e hekurta (tytat etj.) u farkuan mes vet me një hekur të shkrirë, ndërsa kondakët e drunjtë shërbyen për t’i punuar ulësen dhe mbështetësen e drunjtë për shpinë.

Trofej të ndryshëm dërgoheshin si dhurata nëpër faltore dhe orakuj
Trofej ishin edhe pjesë trupi që kërkoheshin në gjueti armiqsh, për të dëshmuar numrin e armiqve të vrarë: hundë, veshë, koka, kur lufta merrte përmasa të mëdha në të kaluarën.
Në lojërat e Nymfeut dhe Naas, trofe ishte një kurorë dafine
Edhe Skenderbeu kur fitoi luftën mbi frëngët në mbrojtjen e Napolit, mori si dhuratë nga plaçka e luftës:
Qytetin e Tranit
Dy kështjella në pozicion strategjik dhe mirë të fortifikuara
Dhurata, ushtarake, armë, kuaj me pancira, ar dhe serm
Në këto vendbanime u vendosën shumë mirmidonë që ishin baza për kolonizimin e mëtejmë, ku e ruajtën gjuhën për shumë shekuj
ÇAJRAT HERBALË
Mirmidonët njihnin mirë bimët me llojet e ndryshme të tyre si mjaltëse, helmuese, mjekësore, vdekjeprurëse, narkotike etj. Pjesët e ndryshme të këtyre bimëve, rrënjë, kërcenj, lëvore, gjethe, lule, frute, fara, shërbenin për të pordhuar lëngje, shurupe, çajra, alkoole, uthulla të llojllojshme, që u shërbenin për qëllime të ndryshme. Ata njihnin edhe të gjitha llojet e helmeve të insekteve, gjarpërinjve, shkorpionëve dhe pikëloreve, dhe kombinimet mes tyre dhe e dinin se çfarë efekti arritej me secilin prej tyre.
Siç e përmendëm më parë njihnin lëngun herbal për të shpërlarë trurin e shkalbaltëve por njihnin edhe lëngje tjera herbale: për të forcuar plakun sa të jetë i aftë të bëjë luftë si djalë i ri, shurup kamomili për gjumë të qetë, çajra që kthenin pjellorinë te njerëzit sterilë, çajra bimorë në përzierje me qumësht blete për zhvillim të shpejtë sidomos për bilderët, përzierje çajrash për ngritje të aktivitetit trunor, përzierje opiumi e helmarine kundër dhembjeve etj.
PUSHIMORET
Mirmidonët ndiqnin disa lloj pushimesh mjekësore:
Rrezitja në bjeshkë që mbante shëndetin për 3 muaj
Larja në banja termale që mbante shëndetin për 6 muaj
Rrezitja në ranishte (plazhë) që mbante shëndetin një vit
Banjat ishin të llojllojshme:
Ujërat e tharpta, ndërtoheshin si kroje me dy qepa: njëri për fshatarët aty pranë dhe tjetri për fabrikën që mbushte shishet dhe e shiste.
Uji i nxehtë, ndahej në kategori sipas temperaturës, nga 36° deri në 68°, dhe secila kategori shëronte sëmundje të caktuara. Territori bërthamë i mirmidonëve ishte i pasur me ujëra të nxehtë, ku shpesh qëndronin për strehim gjithë dimrin në raste luftërash.
Ujërat radioaktivë, që bëheshin të tillë si pasojë e kobaltit radioaktiv nëntokësor, kjo nuk e dëmtonte aspak njeriun përkundrazi është vërejtur se njeriu duke u larë në këto ujëra fiton imunitet ndaj radioaktivitetit, prandaj mirmidonët janë të vetmit që futen në Çernobil pa kurrfarë veshjesh mbrojtëse.
Avuj nëntokësorë kryesisht për sëmundje të frymëmarrjes dhe mushkërive
Baltë, për lëkurë ose për sëmundje të eshtrave
Me gjithë këtë pasuri mirmidonët nuk zhvillonin turizmin. Konsideronin se këto janë pasuri që zotat i kanë krijuar vetëm për ta dhe kështu jeta ishte më e mirë.
USHTRIA
Ushtarët mirmidonë gjatë gjithë kohës së luftimeve duhej të ishin të dëlirë, në mënyrë që ta fitonin luftën. Ndalohej mbajtja e konkubinave nëpër shatore. Kjo shihet edhe në ditët e sotme ku mirmidonët dalin fitues në çdo sport luftarak si boksi, xhudo etj., por nëse të huajt duan të fitojnë garën atëherë rivalit mirmidon ia dërgojnë si dhuratë një konkubinë një natë para garës, dhe duke qenë kështu i shterrur nga fuqitë e veta të nesërmen nuk mund të bëjë luftë.
Ushtarët ishin tri lloje:
Ushtria e rregullt, që pak a shumë ishte ekuivalente me kastën ushtarake (Kshatriya apo Kalorësit), kjo ishte bërthama e Ushtrisë. Këta caktoheshin si ushtarë në rini, në bazë të aftësive dhe prirjeve të tyre që çmoheshin, si fuqia fizike, trimëria, shkathtësitë e ndryshme fizike dhe të përdorimit të armëve. Ushtari i takonte për jetë kastës së tij.
Ushtria e pleqve, konsiderohej si më pak e dëmshme të rrezikohej se sa djemtë e rinj. Nuk shikohej mosha se sa fakti nëse djali i tij të ketë arritur moshën 20 vjeç. Kjo bëhej me qëllim që djemtë e rinj të mos vdisnin pa lënë pasardhës, burrat të mos linin fëmijë jetima, ndërkohë që këta që i kishin fëmijët e rritur, kishin kryer ciklin e vet jetësor, dhe vdekja e tyre nuk linte keq njerëzit ashtu siç ndodhte me vdekjen e një të riu. Është llogaritur që një popullatë ka afër 15% të njerëzve, meshkuj mbi 40 vjeç. Ky numër e kompenzon edhe ndonjë dobësi për shkak të moshës sepse është numër i madh.
Rekrutët e rinj gjatë shërbimit ushtarak, kjo bëhej në moshën 19-20 vjeç, dhe ishte shërbim ushtarak intensiv. Këta nuk luftonin se ishin të rinj, por shërbenin si roje në njësitet e vrojtimit dhe alarmimit, ndërsa në kohë lufte edhe në prapavijë ku nuk kishte rrezik vdekjeje.