Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Shkrimi "Lusona" Mon 14 Feb 2022, 14:33 | |
| Nga të gjitha shkrimet nëpër Afrikën sabsaharane, shkrimi Lusona është i vetmi që më ka bërë përshtypje. Ndonëse ky i përket një niveli piktografik mjaft primitiv, por nga ana tjetër është mjaft praktik për nevojat e atyre njerëzve. Ky shkrim nuk përbëhet nga gerrma, as sillabe, madje as nga hieroglife që shënojnë fjalë, por shërben si mjet përkujtimi (mnemonic device) për llojet e kafshëve e bimëve që gjuhen apo mblidhen, për legjendat, lojrat e fëmijëve, proverbat, gjëegjëzat etj. Pra shërbente që fëmijët t'i mësonin më lehtë dhe t'i mbanin mend gjërat më praktike që u nevojiteshin. Një vizatim paraqet një legjendë, respektivisht bimë, kafshë etj. Vizatimi më poshtë tregon për krijimin e botës: https://en.wikipedia.org/wiki/Lusona _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|