FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kolegiumet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Kolegiumet Empty
MesazhTitulli: Kolegiumet   Kolegiumet EmptyFri 11 Feb 2022, 00:49

Kjo është një gjë që më ngjall kurshtje, më fascinon, qoftë në realitet-histori, qoftë në fiction, organizimi i tyre, suksesi dhe fama që arrijnë janë shumë intresante.
Me siguri jeni familjarizuar me to në filma, si psh ideja Night's Watch në GoTh, Kaer Morhen në "The Witcher", "Mordsith" në "Legend of The seeker", por edhe në realitet të tilla si Kalorësit Templarë, Teutonë, Hospitaljerë, kolegjiumet fetare romake si Vestalet, Pontifikët, më pas në mesjetë Urdhlri i Assasinëve etj

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Kolegiumet Empty
MesazhTitulli: Re: Kolegiumet   Kolegiumet EmptyFri 11 Feb 2022, 00:52

MORD-SITH

Ishin grup i luftëtareve elitare femra, që mbronin perandorin dhe i shërbenin deri në vdekje pa asnjë kusht. Ato rrëmbeheshin si të vogla, së bashku me prindërit, dhe zgjidheshin nga fëmijët më të dashur, dhe që nuk kishin motra apo vëllezër. Ato i nënshtroheshin një torutre të gjatë pastaj kalonin tri teste, ku i pari ishte të dorëzoheshin t'u thyenin personalitetin, së dyti i vrisnin nënën dhe së treti, testi i fundit, ato vrisnin babain e tyre.

Kolegiumet 1642267694900

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Kolegiumet Empty
MesazhTitulli: Re: Kolegiumet   Kolegiumet EmptyFri 11 Feb 2022, 00:54

ROJA E NATËS (Night's Watch)

Ishte një urdhër ushtarak që ruante Murin e Akullt në veri që të mos kalonin Egërsirat dhe Bardhecët në territorin e 7 mbretërive.

Urdhëri kishte 19 kështjella, por vetëm tri prej tyre përdoreshin. Në urdhër futeshin njerëz nga kategori të ndryshme: bij aristokratësh që nuk kishin trashëgimi, bastardë që aristokratët i lindnin me dashnore, kriminelë e përdhunuesë që donin të shpëtonin nga ndëshkimi, dhe njerëz tjerë që vinin për arsye tjera. Ata bënin një betim për të mos u martuar, për të mos pasur fëmijë, për të hequr dorë nga të gjithë titujt dhe pronat familjare.

Anëtarët e Urdhërit ndaheshin në Kuzhinierë, Ndërtimtarë, dhe Patrulluesë.Ata vishen krejtësisht në të zeza, prej nga u ka mbetur emërtimi "korba" dhe për atë arsye edhe e mbajnë korbin në emblemë.

Kolegiumet 1642530537153

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Kolegiumet Empty
MesazhTitulli: Re: Kolegiumet   Kolegiumet EmptyFri 11 Feb 2022, 00:56

LEBENSBORN

Institucion nazist i themeluar në Gjermani me nismën e SS-it, që kishte për qëllim përmirësimin e racës. Ky institucion ishte si një deus ex machina, për zgjidhjen e problemit të humanizmit në çështjen e eugenikës. Kjo pasi përmirësimi i racës kërkonte ose mbytje njerëzish, ose sterilizim ose në rastin më të mirë dikujt t'i ndalohej numri i madh i fëmijëve. Për t'a realizuar eugenikën në mënyrë më demokratike u shpik Lebensborni.

Lebensborn vje nga gjermanishtja që do të thotë burim i jetës. Veprimtaria në të funksiononte në këtë mënyrë: femrat që nuk donin martesë, ose që për çfarëdo arsyesh nuk mund të martoheshin vendoseshin të jetonin në Lebensborn (d.m.th. ndërtesat e institucionit) ku çiftoheshin me pjesëtarë të SS-it që siç dihet të tillët nga ana racore gjithnjë i kanë plotësuar kriteret. Rezultati ishte që nga aty dilnin fëmijë të zgjedhur sipas kritereve naziste.

Ishte matematikë e thjeshtë: në një popullatë të zakonshme veçoritë racore mbajnë pak a shumë të njëhjtën përqindje, ndërsa në prani të Lebensbornit, popullata do të furnizohej vazhdimisht me persona të rinj të një tipi ose pigmenti të caktuar dhe kështu do të rriste në vazhdimësi përqindjen e atij tipi antropologjik. Nënat që lindnin fëmiun më të pastër, dekoroheshin me Kryqin e Nderit të Nënës Gjermane.

Lebensborn kishte një numër të madh ndërtesash, nga të cilat:
Gjermani 10
Austri 3
Poloni 6
Norvegji 9
Danimarkë 2
Francë 1
Beneluks, tri shtetet nga një

Lebensborn me gjithë vështirësitë dhe problemet arriti një sukses të konsiderueshëm: afro 20.000 fëmijë u lindën në këto institucione, të cilët dalloheshin për talentin e tyre. Ndër to është edhe e famshmja Anni-Frid Lyngstad, këngëtare e grupit ABBA, që kishte nënën norvegjeze dhe babain zyrtar gjerman në Wehrmacht.

Lebensborn ofronte strehim dhe jetesë jo vetëm për këto femra të pamartuara por edhe adoptonte fëmijë jetimë që pastaj rriteshin nëpër këto institucione duke u edukuar në frymën naziste.

Për këtë institucion ka pasur edhe ankesa se po inkurajon shtimin e imoralitetit mes femrave të reja siç shihet nga letërkëmbimet mes zyrtarëve të lartë gjemanë.

Kolegiumet 1643065769360

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Kolegiumet Empty
MesazhTitulli: Re: Kolegiumet   Kolegiumet EmptyFri 11 Feb 2022, 00:58

URDHËRI I ASASINËVE

Urdhër fetar-ushtarak islamik i sektit ismailit (degë e shiave) gjatë shekujve XII dhe XIII. Themeluar nga Hasani Sabah, sekti me qendër në Allamut (diku mes Teheranit dhe Liqenit Kaspik), arriti të posedojë një rrjet kështjellash nëpër Siri e Iran, dhe de fakto kishin krijuar një shtet. Ka mendime të ndryshme për origjinën e emrit të tyre, se rrjedh nga hashashi (hashashin > asasin), pastaj një tjetër se rrjedh nga emri i themeluesit, Hasan-sin d.t.th. njerëzit e Hasanit.
Asasinët ndikonin politikën e asaj kohe përmes sulmesh terroriste mbi politikanët dhe ushtarakët e palës armike (jo në popullatë civile). Asasinët ishin fetarë të mëdhenj, të bindur plotësisht ndaj urdhërave të kreut të tyre Hasani Sabahut. Ata dërgoheshin në vendin ku qëndronte targeti, maskoheshin si murgj, tregtarë, dervishë a çkado tjetër, mjaft sa për të qëndruar aty. Vlerësonin situatën, dhe ishin në gjendje të duronin për disa muaj derisa vinte momenti i përshtatshëm për sulm. Vrasjet si rregull i bënin me thikë dhe në publik, që t'i shihte e gjithë bota. Tregohet se edhe gjenrali i famshëm Salahudin i cili njihet për luftën kundër kryqtarëve, njëherë kur u zgjua në mëngjes gjeti në tendën e tij një letër kërcënuese, me kërkesën që të tërhiqet nga sulmi mbi asasinët, përndryshe do të vritej, dhe letra ishte e ngjitur me një thikë tipike asasine e lyer me helm.

Njëherë erdhën te Hasani Sabahu disa ambasadorë të kryqtarëve. Pasi biseduan një copë herë, ambasadorët pyetën se çfarë përgjigje t'u kthenin. Kreu i asasinëve i mori me vete në shëtitje përgjatë kështjellës, dhe gjatë shëtitjes urdhëroi një asasin që të therrte veten me thikë, gjë që e bëri menjëherë. Tjetrit i tha hidhu nga bedenat e kështjellës, dhe ai u hodh menjëherë. "Ja pra cila është përgjigja ime - tha Hasani - unë kam qindra mijëra njerëz që më binden kaq verbërisht, kjo është fuqia jonë".

Hasani Sabah ishte i bindur plotësisht në kauzën e vet, sa vrau të dy bijtë e vet për shkak të tradhëtisë së tyre. Ai vetë kishte dalë nga kështjella e Allamutit vetëm dy herë gjatë veprimtarisë së tij, pasiqë gjithë kohën qëndronte brenda duke lexuar, shkruar dhe duke bërë plane. Ai udhëhiqte shtetin nga dhomat ku jetonte.

Përdornin dhe një taktikë tjetër: një asasini të ri i jepnin alkool ose drogë derisa të humbte vetëdijen, pastaj e dërgonin në një pallat sekret dhe të mbyllur, ku i kishte të gjitha të mirat, ushqime luksoze, pije, femra të bukura, shërbyese dhe i thuhej se gjendet në parajsë. Gjatë atyre 3-4 ditëve sa qëndronte aty vinte edhe një njeri që paraqitej si hazreti Aliu dhe e këshillonte që të mbante rrugën e drejtë, rrugën e asasinëve dhe t'i bindej Hasani Sabahut sepse në këtë mënyrë do të fitonte parajsën përgjithmonë. Pastaj sërish e drogonin dhe e nxirrnin nga aty, për ta kthyer tek shokët, ku u tregonte gjithçka që kishte parë e dëgjuar në "parajsë". Të tjerët e besonin dhe bindeshin edhe më shumë.

Kolegiumet 1643552167800

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kolegiumet Empty
MesazhTitulli: Re: Kolegiumet   Kolegiumet Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kolegiumet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Argëtim :: Shllime-
Kërce tek: