FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? Empty
MesazhTitulli: PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU?   PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? EmptySun 06 Feb 2022, 15:42

Njëherë e një kohë, në mote të lashta, cinxamiu ka qenë shpend gjigant dhe i caktuar nga Zisi mbret i shpendëve. Ai ishte shpendi i preferuar i Zisit, para se të bëhej shqiponja.
Cinxamiut njëherë iu rrit mendja, dhe mendoi të ndalonte atë që Të Mirat e kishin caktuar si fat. Të Mirat rrinin te rrënjët e Lisit të Botëve ku thurnin pëlhurën e fatit të të gjitha gjallesave. Ato caktojnë fatin e çdokujt, kur do të lindë, të martohet e të vdesë, për fatin që do ta ndjekë në jetë, me kë do të martohet, dhe krejt këtë jo sipas tekave por sipas një diturie të thellë që mbahet te numrat dhe te dituria mistike hyjnore.
Ato i kishin caktuar fatin të martoheshin dy fëmijëve, një djalë e një vajzë që duheshin shumë dhe loznin mes vete. Kur të rriteshin do të martoheshin. Cinxamiu vendosi të bëjë çmos që të zhbëjë këtë fat.
Një ditë ai me kthetrat e tij gjigante rrëmbeu vajzën e vogël, dhe e dërgoi në çerdhen e vet në një degë të Lisit të Botëve, ku e rriste vet dhe i silte ushqim. Kaluan vite dhe djali e vajza e harruan njëri tjetrin. Djali tashmë i rritur një ditë teksa po kremtonte Ditën e Maleve, po i lutej diellit, erdhi një prift i Dodonës dhe i tha se nuk po lutej siç duhet. "Unë të mësoj" - i tha. Dhe e mësoi djalin që të lutej siç duhet sipas lutjeve që i kishin shkruar profetët në Dodonë në kohëra të lashta, dhe iku drejt bregut të detit e hipi në anije për t'u kthyer në vendin e vet. Djali përsëri harroi lutjet dhe ngarendi për të zënë edhe njëherë priftin t'i tregonte të gjitha nga fillimi. Por anija kishte ikur larg, andaj ky preu një dash dhe filloi të lundronte mbi lëkurën e dashit. Sa më larg që shkonte ky, edhe tri herë më larg shkonte anija, derisa u zhduk krejt, dhe në detin e hapur mbeti vetëm djali me lëkurën e dashit. Valët e shtynë e shtynë derisa e hodhën te Lisi i Botëve që gjendej mes detit të paanë. Kur u ndal të pushojë aty nën hijen e tij, vajza erdhi nga lart edhe e ftoi të qëndronte me të, ndonëse e mbajti të fshehtë nga cinxamiu. E porositi cinxamiun që t'i sillte bukë për dy vetë sepse i është lëshuar haja. Gjysmën e ushqimit ia ndante djalit që qëndronte i fshehur. Kur kaluan ca muaj dhe cinxamiu e pa vajzën shtatzënë, atëherë e kuptoi menjëherë se çka ka ndodhur.
Atëherë ndërhyri Zisi që ta ndëshkojë cinxamiun sepse ky kishte ndërhyrë në punën e Të Mirave për të parandaluar fatin e premë.
Unë të mallkoj ty o cinxami, sepse ti deshte të ndalosh fatin e premë prej Të Mirave, atë fat që nuk e ndaloj as unë vetë. Ke qenë mbret i shpendëve, kurse tani do të jesh i vogël sa një zog mali, do të qëndrosh nëpër ferra e gardhiqe të ruash gjarpërinjtë se mos bëhen kulshedra. Vendin tand do ta zen shqiponja. Dhe askush mos të mundohet të ndalojë fatin që e kanë pre Të Mirat, por le ta pranojë ashtu siç i vje.
Që nga atëherë thuhet se kur cinxamiu e vështron një gjarpën, ai gjarpën e humb aftësinë për t'u shëndrruar në kulshedër.

Ndër malet veriore të Shqipërisë, me numrin më të madh të cinxamive shpjegohej numri i rrallë i kuçedrave.

PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? Cicm

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 206
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? Empty
MesazhTitulli: Re: PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU?   PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? EmptySun 06 Feb 2022, 15:46

PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? 1a
PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? 2a
PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU? 3a

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cinxamiu
» Përse Besëlashtët nuk besojnë në Zotin Krijues?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Krijimtaria gojore-
Kërce tek: