Tetratoni:
Shkallë muzikore me katër tinguj me anë të së cilës organizohen meloditë në folklorin muzikor të Shqipërisë së Jugut.
Etim: nga greqishtja “tetra”=katër tone.
Enci: Katër tinguj nga seria të mbivendosur në tre kuinta do të jepnin tetratoninë. Intervali karakteristik për tetratoninë është seksta. Në rastet kur në shkallën tetratonike mungon ndonjë notë e saj, tetratoni quhet tetraton i gjymtë. Kur flasim për mungesë note, nuk nënkuptojmë kurrësesi notat që përbëjnë sekstën (6) e cila përcakton edhe shkallën tetratonike.
Llojet e tetratoneve:
I c-d-g-a 1 2 5 6
II d-g-a-c 2 5 6 1
III g-a-c-d 5 6 1 2
IV a-c-d-g 6 1 2 5
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi