FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rapsodët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1201
Join date : 17/03/2013

Rapsodët Empty
MesazhTitulli: Rapsodët   Rapsodët EmptyThu 14 Jan 2021, 19:14

Rapsod:
Muziktari popullor që këndon dhe njëkohësisht interpreton në veglën muzikore popullore të lahutës.
Enci. Sot kuptimi i fjalës raspod në praktikën muzikore popullore është mjaft më i gjerë. Zakonisht rapsodët janë ajo kategori e muziktarëve popullore të cilët janë të lidhur ngushtë me këngëtimin e “Eposit të Kreshnikëve”, të epikës sonë legjendare në përgjithësi, por edhe më gjerë. Rapsodët mund të krahasohen me aedët e Greqisë së lashtë. Në përgjithësi rapsodët nuk e kanë ushtruar zanatin e tyre me pagesë. Ndër rapsodët e njohur në muzikën tonë popullore përmendim: Sali Bajram Krasniqi (1919-1987-Kosovë, Vad Marashi-Pukë, Prendush Gega, Selim Hasani-Vlorë, Dervish Shaqja-Rrushbull, Mato Hasani-Vlorë, Xhebro Gjika-Vlorë; Zef Avdia-Tropojë, Sokol Arifi-Tropojë, Lefter Çipa-Himaok Haxhia-Pukë, Sali Mani, Azis Ndreu, Fatime Sokoli, Xhelal Daka etj. Shiko fjalën lahutar dhe eposi i kreshnikëve.


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1201
Join date : 17/03/2013

Rapsodët Empty
MesazhTitulli: Re: Rapsodët   Rapsodët EmptyWed 03 Feb 2021, 17:35

Lahutar:

Muziktari popullor qė luan dhe kėndon me lahutė, rėndom e gjejmė edhe me pėrcaktimin aed ose rapsod.
Etim. Sipas Sokolit: emėr i sajuar nga fjala lahutė me sufiksin tar.
Enci. Sipas Gėrcaliut: tėrė rapsodėt e eposit, mjeshtėrinė e ekzekutimit tė kėngėve dhe tė tė rėnit e instrumentit e marrin nė mosha mjaft tė reja. Ka rapsodė qė mbajnė mend dhe interpretojnė deri nė 10-15 mijė vargje nga eposi. Lidhur me rapsodėt mė tė shquar, Pater Anton Harapi nė vitin 1937,  pėrshkruan nė dorėshkrimet e tij qė gjenden pranė A.Q.SH, takimin nė Theth me rapsodin-lahutar shumė tė njohur nė ato vite-Gjergj Pėllumbi. Ndėr muziktarėt e tjerė tė shquar nė kėngėtimin dhe interpretimin nė lahutė tė viteve ’20-‘40 pėrmendim: Pal Buli, Dodė Nikollė Loshi, Palok Ujka,  nė malėsi tė Madhe; Gjergj Pėllumbi, Marash Nikaj nė Dukagjin; Sokol Martini nė Mėrtur; Mirash Gjoni nė Curraj tė Epėr; Rrustem Ademi -Dreshaj (1829-1929)-Kuqishtė, Kosovė; etj. Pas viteve ’40 kemi: Misin Nimani-Sejdaj-Kosovė; Pol Vuksanin-Shkodėr; Gjin Bardhoshin-Nikaj Mėrtur; Prendush Gegėn-Pukė; Sokol Martini-Tropojė; Osman Arifi-Tropojė; Nikoll Sokolaj-Lezhė; Shaban Groshi-Pejė; Gj. Martini-Vermosh, Shkodėr; N.Delia-Totaj-Mėrtur, Tropojė; S. Rushvelaj-Grishė, Shkodėr; Zef Avdia-Curraj, Dukagjin;  Jonuz Delaj-Malėsi e Madhe etj. Kemi edhe femra rapsode me lahutė si: Katrina e Zikut, Dile Gjoni, Frange Curri (1900-1974), Cungė Smajlja, Sabile Fetahu, etj. Nė katundet e Rugovės-Kosovė pėrmendet si femėr lahutare Galė Osmanja-Mujaj. Me lahutarėt mė tė mirė tė vendit, ka pasė qenė organizuar nė qytetin e Lezhės “Takimi kombėtar i lahutarėve”.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Rapsodët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Këndesë besëlashtë-
Kërce tek: