Okarina:
Vegël paramuzikore popullore aerofone solistike.
Etim. Okarina nga it. Ocarina. Vegël muzikore gjatoke.
Enci. Është një vegël paramuzikore unitare përsa i përket përhapjes dhe ndërtimit. Kjo vegël e cila më vonë u quajt okarina për shkak të disa ngjashmërive me këtë vegël të konstatuar edhe në popuj të tjerë është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në Runik të Kosovës rreth 30 vjet më parë. Sipas Munishit: është e punuar prej argjile dhe gjatësia e saj është 6-7cm, gjerësia rreth 5 cm. Okarina Runikut ka 2+1 vrima dhe është më e vogël se sa okarinat e tjera të ngjashme të gjetura në Kinë, Brazil, në Afrikë e gjetiu. Dy vrimat që gjenden përanash kanë nje diametër 8 mm, kurse ajo që gjendet në krye është rreth 10 mm. Ka një lidhje të padukshme të okarinës në ndërtim me veglat e tjera popullore paramuzikore prej balte si shtambushka, bardhashka ose gërçaku të përdorura kryesisht për të nxjerrë efekte si fishkëllima etj.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi