Gjëmë:
Fatkeqësi, mënxyrë; lajm i vdekjes, thirrja e vajit e burrave,mandatë; bubullimë, gjëmim”; geg. Gjamë f. “gjëmim, ushtim; vaj, vajtim; gjëmë, mynxyrë”; gjëmon “ushton, bubullin; “ gjëmim m. “ushtimë, jehonë, bubullimë”; kal. Gjëmor “që ushton” (popullore?).
Etim: Çabej: fjalë e gjuhës mbarë. Po sipas Çabejt: në burimet e vjetra ruhet një domethënie më e afër me atë të lat. Gemere. Khs M y fshanjemë, tue gjimuom e tue klanë mbë këtë shekullë plot me lot e gjamënë e atyne qi për kambësh hiqishnjinë n. lidhunë, te Buzuku ( XIV5, XVII/2, Psalm 107, 21); Budi (DC 36, 215) fort gjëmoj ndë zëmërë të vet e Idhunë tue gjëmuam.
Enci. Në përgjithësi gjëma interpretohet nga burrat në perëndim të diellit. Gjëma fillon me një minimum prej 10-15 burrash. Ka raste kur marrin pjesë deri në 80-100 veta. Sipas Zojzit: një të vdekuri i bëhen deri në 7-8 gjëmë dhe më së paku 2. Hil Mosi ka shkruar poezinë “Gjama e Tomorrit”. Britma karakteristike është hoj-hoj-hoj. Tek vepra e I.Kadaresë e gjejmë të përdorur edhe në trajtën “e gjëmëshme”. Shiko dhe fjalën vaj. Në Kelmend njihet dhe gjama e bariut, e cila shoqërohet me tingujt e zileve dhe këmborëve.
Gjamatar: Këngëtar i gjëmës në Veri të Shqipërisë.
Etim. Sipas Çabej: gjamatar m. “ai që bën vaje në një mort”, me gjamue me i ba gjamën” te FR 163.
Enci. Gjamatarët janë këngëtarët popullorë që hapin gjëmën dhe që rrahin gjoksin , çjerrin fytyrën si dhe rrahin tokën me duar përgjatë ceremonisë së gjëmës. Me këtë emër i gjejmë në Veri të Shqipërisë dhe në Kosovë. Në veprën letrare të I.Kadaresë i gjejmë edhe në formën gjëmëmtarët. Në Kosovë si gjamatar i njohur përmendet Demë Ahmeti, që jetoi deri në vitet ’30 të shek. XX.
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi