Titulli: Biculja (culja dyjare) Thu 14 Jan 2021, 18:09
Bicule:
e.f. Cule e dyfishtë e ndërtuar në një bllok druri të vetëm.
Etim. Nuk jepet ndonjë shpjegim i hollësishëm. Sipas Çabej: Nga një kryqëzim i cule-s me ndonjë tjetër fjalë (daule?) duket të ketë dalë bixaule “fyell i bariut” të Tatzatit të Delvinës. Në anët e Vlorës edhe kompozita culdyjare, univerbim nga cule dyjare, e cila ekziston edhe kjo nëpër dialekte.
Enci. Së pari, në një unazë të shek. XV para erës së re, është gdhendur figura e Panit brinoç me këmbë dhie, duke i rënë një vegle frymore me dy tyta të bigëzuara. Tipi i fyellit të dyfishtë gjithashtu dokumentohet në Shqipërinë Jugperëndimore, në Apolloni, që në shek. VI-V p.e.re dhe në luginën e sipërme të Vjosës në shek. IV-III p.e.re. etj,. Në shumë fshatra të Labërisë, bicula njihet edhe me emrin longar. Bicula ka një përhapje shumë të gjerë në Labëri. Kryesisht njihet si vegël e barinjve labë, por vihet re një ndërfutje e saj edhe si përcjellëse e muzikës polifonike vokale. Si interpretues të shquar në biculë në gjysmën e dytë të shek.XX përmendim: Petref Likaj-Mavrovë,Vlorë; Asllan Nora-Fushëbardhë,Gjirokastër; Arap Çeloleskaj-Vranisht,Vlorë; Ago Beqiraj-Tërbaç,Vlorë; Jakup Gjikondi-Vranisht,Vlorë etj.
Culë dyjare:
e.f., Vegël aerofone e përbërë nga dy cula në një bllok druri të vetëm. Etim: ende e pasqaruar mirë. Enci. Kjo vegël popullore është ndër veglat e vetme polifonike qysh në ndërtim që janë të konceptuara si të tilla në krahasim me të gjitha veglat e tjera popullore. Gjendet e përhapur në Labëri, dhe kryesisht në rrethin e Vlorës dhe të Sarandës. Përdoret si vegël vetmitare por ka dhe raste kur ndërfutet si vegël solistike brenda një formacioni polifonik vokal si në rastin e grupit të Pilurit. Në F.F.K Gjirokastër 2000, muziktari popullor Arap Çeloleskaj interpretoi në një culë dyjare prej guri. Shih zërin: bicule.
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Wed 03 Feb 2021, 18:04, edituar 2 herë gjithsej
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1201 Join date : 17/03/2013
Titulli: Re: Biculja (culja dyjare) Wed 05 Jan 2022, 13:26
Biculja antike dhe e sotme
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1201 Join date : 17/03/2013
Titulli: Re: Biculja (culja dyjare) Wed 05 Jan 2022, 13:29
Jone (melodi) me bicule
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi