Biskota ekonomike
Rrahim mirë 5 vezë me 1 filxhan çaji sheqer, shtojmë 1 lugë sodë amoniakore, rrahim përsëri, pastaj përzierjen e lëmë të pushojë 2 orë.
Shtojmë 1 filxhan kafeje gjalp të shkrirë dhe miell, aq sa brumi të dalë me fortësi mesatare. E ndajmë brumin në 4-5 pjesë, secilën pjesë e hapim petë, me trashësinë e petkave dhe i presim me formë. Biskotat i vëmë në tavën e lyer, pjesën e sipërme të të cilave e shpojmë me pirun dhe i pjekim në furrë të mesme, deri në ngjyrë trëndafili të zbehtë.
_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai