Tomor ADMIN

Numri i postimeve : 984 Join date : 17/03/2013
 | Titulli: Shtëpia e drurit Sun 17 Mar 2013, 21:58 | |
| Shtëpia e drurit
Në vendin ku ndërtohej shtëpia viheshin katër gurë të mëdhenj mbi të cilët vendoseshin katër lanë (lëndë) më të trasha, e të cilat pastaj lidheshin përmes gojëve që ua bënte mjeshtri dhe vendoseshin direkët vertikalë. Direkëve, në pjesën e poshtme dhe të sipërme, u bëhej nga një thin. Thini i poshtëm hynte në të hapurën (gojën) e "podvallës", ndërsa i epërmi, në gojën e "ostenikut". Në të dyja anët e direkëve vihej nga një mbajtës, "qystek". Pos katër direkëve kryesorë, në katër anët e shtëpisë viheshin edhe direkë tjerë, varësisht nga gjatësia dhe gjerësia e shtëpisë.
Zakonisht, anët e shtëpisë bëheshin me çatma ose me thupra frashëri, në formë të trinave, e pastaj lyheshin brenda dhe jashtë me llaç të përzier me byk të kashtës. Në anën e sipërme viheshin trarët, e mbi ta viheshin kulmarët me gjatësi të barabartë, bëhej veku i kulmit, mërtekët, pjesët e sipërme të të cilave puqeshin, kurse pjesët e poshtme mbështeteshin në lanët horizontale të kulmit. Këto shtëpi mbuloheshin me kashtë thekre.
Varësisht nga madhësia e këtyre shtëpive, ato ndaheshin në disa pjesë tjera, në dhoma, ndërsa mes tyre ndodhej hajati (korridori). Dhoma me dimensione më të mëdha quhej "shpi" ku përgatitej ushqimi për tërë familjen dhe ku anëtarët e familjes e kalonin pjesën më të madhe të kohës, sidomos gratë dhe fëmijët. Dhomat tjera ishin dhoma të fjetjes për çiftet dhe fëmijët e tyre.
Edituar për herë të fundit nga Tomor në Thu 12 Mar 2015, 22:55, edituar 1 herë gjithsej | |
|