FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1197
Join date : 17/03/2013

Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane Empty
MesazhTitulli: Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane   Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane EmptyMon 06 Mar 2017, 20:27

E rrallë: Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane

Ky organizim bën të ditur se përmes ngjitjesh në bjeshkë, lojërash popullore e traditash të ndryshme kanë vendosur t’i ringjallin kultet e moçme pagane

Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane 1-2-696x522

(konica.al) – 573 vjet më parë, princërit nga dyert fisnike të Arbërisë bashkë me Gjergj Kastriotin krijuan një Besëlidhje që do t’i bënte ballë sulmeve të Perandorisë më të fortë të kohës.

Nëse kjo datë gjendet mes librash e përmendet në rrethe të ngushta studiuesish, një grup të rinjsh nga Prishtina kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë të përkujtimit të saj.

Një organizatë rinore që e quan vetën ‘Bashkësia Besëlashtë’ e ka shënuar me një të kremte interesante një nga ngjarjet më dramatike të historisë mesjetare shqiptare.

“Bashkësia Besëlashtë, në vazhdën e dendësimit të aktiviteteve të saj, ka organizuar një kremte për nder të 573-vjetorit të Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, aty ku u farkëtua bashkimi i princave arbërorë në luftën anti-osmane. Pasues të Bashkësisë Besëlashtë kryen ritet e përshpirtshme në shënim të këtij përvjetori të veçantë”, thuhet në komunikatën që ka arritur në redaksinë e konica.al

Më tej, ky organizim sqaron se përmes ngjitjeve në bjeshkë, lojërash popullore e traditash të ndryshme kanë vendosur t’i ringjallin kultet e moçme pagane.

“Ndër qëllimet fundamentale rreth të cilës vërtitet boshti i Bashkësisë Besëlashtë, është ringjallja e besës së lashtë shqiptare duke u ngjitur në rrënjët e religjiozitetit ilir e arbëror”, thuhet në vazhdim të kumtesës.

Gjithnjë sipas kumtesës, kjo organizatë i ka vënë vetës për qëllim “rikrijimin e altarit shpirtëror autokton”.

“Së këndejmi, besëlashtët, të rinj e të reja nga mbarë Kosova, kanë organizuar e do të organizojnë të kremte të tilla në përputhje me traditat e qëmoçme iliro-shqiptare, të ruajtura në kalendarin autokton bukolik”, përfundon kumtesa e nënshkruar nga ‘Bashkësia Besëlashtë’.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës shënohet me kremte pagane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lulefytyrat (ngjyrosja e fytyrës për kremte)
» Përvjetori i ngritjes së flamurit në Deçiç
» Filma paganë
» ÇFAR NDRYSHIMESH VERENE TE VETJA PREJ SE JENI KONVERTUAR NE PAGANE?
» Revista pagane "Buzmi"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqnia jonë-
Kërce tek: