Ajka

Numri i postimeve : 19 Join date : 19/03/2013 Age : 36 Location : Tirane
 | Titulli: Kullanat ose Kolendrat (kuleçë për Buzëm) Sat 28 Mar 2015, 15:48 | |
| Përbërësit: 500 g miell 50 g sheqer Një majë luge kripë 5 g majë (brumë i thartë) 250 ml qumësht i vakët 1 vezë 80 g gjalpë Për lyerjen e petës: Kakao Sheqer 1 lugë gjalpë arra të shtypura mirë Përgatitja: Përziejmë përbërësit e brumit, përveç miellit të cilin e shtojmë pasi të përziejmë të tjerat. Miellin e situr e shtojmë pak ngapak, deri sa të bëhet brumi, aq i trashë sa të mos na ngjitet në duar. Mbulojmë brumin me pecetë dhe e lëmë në frigorifer për 3 orë. Pas tri orëve hapim brumin, dhe bëjmë petë të madhe, 1cm të trashë, e lyejmë me gjalpë, hedhim sheqerin, kakaon dhe arrat, e mbledhim si rollo dhe i presim me thikë me trashësinë e gishtit, shtrojmë letër furre në tepsi, vendosim kiolendrat me radhë, i pjekim në 200 gradë C për 25 minuta. Kullanat (geg.) apo Kolendrat (tosk.), janë kuleçët që gatuhen për festën e Buzmit prandaj për neve si besëlashtë është shumë e rëndësishme të dimë këtë recetë prandaj e solla ta ndaj me ju. Kakao është një shtesë e re në këtë specialitet siç e shihni, pasi e bën më të shijshëm, por në të kaluarën bëhej me farë lulëkuqje.  | |
|
nikolla

Numri i postimeve : 9 Join date : 23/03/2013
 | Titulli: Re: Kullanat ose Kolendrat (kuleçë për Buzëm) Sat 28 Mar 2015, 15:57 | |
| Kolendrat janë kulace ose kulacka ne forma dhe madhesi te ndryshme. Pergatiten me rastin e festave të mëdha si Buzmi, Pranvera etj. Zakonisht keto qe behen per Buzëm jane te embla kurse ato per pranverë kane veze te ziere te kuqe ne mes te kulaçit. Gjithashtu kolendra behen edhe me rastin e dites se veres, ne kete rast shoqerohen me fiq te thate. Tradita e do qe kur shkon dere me dere per te kerkuar kolendra duhet te shpiesh nje dore me shkarpa per mbaresi e që nenkupton shtim te bagetise/shpendeve. Besoj te kem qene i qarte... | |
|