FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PRAKTIKA E KARNAVALIT NË POLENË (fragmente)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 692
Join date : 17/03/2013

PRAKTIKA E KARNAVALIT NË POLENË (fragmente) Empty
MesazhTitulli: PRAKTIKA E KARNAVALIT NË POLENË (fragmente)   PRAKTIKA E KARNAVALIT NË POLENË (fragmente) EmptyWed 27 Aug 2014, 20:37

PRAKTIKA E KARNAVALIT NË POLENË (fragmente)

Agron Xhagolli
Yllka Selimi

Edhe emërtimet mund t’i gjejmë të ndryshme, si psh. Rrogeçë a syrretë në Korçë e Gjirokastër, ojmamë në Zymb (Kosovë), karnavalet në Shkodër etj.

Në Shqipëri dhe vende tjera praktika e karnavalit është mjaft e lashtë, ka të bëjë me peirudha kur imitimi i kafshëve nga njerëzit përbënte një dukuri tipike, apo kur rrëmbimi i vajzave ishte karakterisitikë e kohës.

Shumica e subjekteve u shprehën se karnavali në Polenë mbahet më 6 janar. Ndonjë fshatar i bindur në ato që thoshte, pohonte se kohë më parë karnavalet mbaheshin një ditë pas kësaj që mbahen tani. Kjo gjë sipas tij ka ndodhur ngaqë Dita e Ujit të bekuar ka qenë ditë pushimi për të krishterët e Korçës.

Kështu në karnavalin e festuar në vitin 1995, u ndeshëm edhe me një parullë të tillë: “Drejt Evropës nga Arabia”. Ajo ishte vendosur te deveja mbi të cilën kishte hipur hoxha.

Nëpërmjet maskave është synuar të realizohet procesi i metamorfizimit të njeriut në kafshë. Përdorimi i maskave, që na çon në periudha të hershme të shoqërisë njerëzore, realizonte shëndrrimin apo transformimin e njeriut në përbindësh, hyjni etj., pra kishte të bënte me inicimin.

Ideja bazë e ritualit ishte që pas një dite çrregullimi, largimi i forcave të këqija dhe jeta e purifikuar magjike do të rridhnin përsëri në dekursin e rregullt të rivitalizuara dhe të forta.

Maskat mund t’i shohim në dy grupime. Së pari, janë maskat autentike të kafshëve të ndryshme, të egra apo shtëpiake. Në kohën e duhur merren masa që lëkurët e kafshëve të ndryshme të pastrohen, të dezinfektohen e të thahen në mënyrë që në ditën e karnavalit të jenë gati për t’u përdorur. Kafshët që imitohen më tepër si personazhe në karnavalet e Polenës janë: ariu, derri i egër, ujku, kau, dhia, delja, macja etj.

Si gjatë ditës së 5 janarit, edhe të nesërmen në mëngjes, një detyrë e rëndësishme e organizatorëve të festës ishte përgatitja e shesheve apo, siç quheshin në Polenë, lëmenjve, ku do të zhvillohej veprimtaria. Ata pastroheshin, hiqeshin gurët. Nëse kishte rënë dëborë, kjo largohej nga sheshi.

...Të gjithë shkonin tek Lëmi i Madh. Atje është dhe çezma e fshatit. Zhvillohej praktika fetare, që mbyllej me bekimin e ujit nga prifit dhe spërkatjen me ujë të bekuar të të gjithë të pranishmëve. Pas këtij momenti, vinin karnavalet. Atyre u paraprinin disa arapë të tjerë i qarkonin për t’i ruajtur sa më mirë.

...Ata qëndronin në lëmenjtë të vegjël, si: Lëmi i Stafit, Guri i Thimit, Oborri i Donçes. Në k’ëto vende pjesëtarët e karnavalit hidhnin valle të ndryshme.

Hijemadh i frikshëm, por njëherazi dhe gaztor, futet në lëmë ariu, i gjatë, me katër putra të trasha. Në qafë ka një litar, të cilin e tërheq një kurbat. Ariu kalon nëpër arenë hijerëndë. Arixhiu shoqërues fton njerëzit të afrohen, të shtrihen në tokë, sepse, po të jenë të sëmurë nga kockat, i shtyp ariu dhe i shëron menjëherë. Më tej i zoti i ariut shton: “Është shumë i egër, largohuni se kafshon”.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
PRAKTIKA E KARNAVALIT NË POLENË (fragmente)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BESIME E RITE RRETH MJESHTRISE SE ENDJES - punim (fragmente)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Kremtet besëlashta-
Kërce tek: