Dr. Milan Shufflay, "Histori e shqiptarëve të veriut (studim sociologjik)"
Sipas rrëfimeve të Muzakës, aristokracia shqiptare mbante flokët deri në supe, thurur në një gërshet të lirë. Sipas kësaj, një paraardhës i tij Todori I (jetoi rreth vitit 1319) mori epitetin "Chischetisi" (vuol di trezze). Këtë zakon të vjetër dhe popullor shqiptar, që u ruajt edhe te Kelmendasit e Sremit (fshati Nikitnici) deri më 1860, e përvetësoi edhe fisi serb i Mërkojeviqëve pranë Ulqinit (1570, portano capilli longissimi). Madje kjo ishte në modë edhe te boshnjakët dhe sipas saj shtëpia e hercegut Sandala (1435) e fitoi nofkën "Kosaçi".
_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi