FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Llazoret

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:09

Në emën e me urdhën të hyjve të mdhâj e të vërtetë

Llazoret janë një kremtë besëlashtë që i bie në prill, me datë që lëviz. Emri dhe data janë kristiane.

Llazoret quhen edhe E Diela e Luleve; i bien gjithmonë në ditën e diel, dhe duhet parë nëse kjo ka të bëjë me përcaktimin krishten të kremtës, apo ka edhe një kuptim më të hershëm besëlashtë.

Emri E Diela e Luleve nuk përdoret te asnjë popull tjetër, të cilët e quajnë e diela e dafinave.

Për Ditën e Luleve në Pukë (Lam-Lushaj) mbahej panairi vjetor.

Ritet e saj janë besëlashta dhe janë simotra me ritet e Ditës së Pranverës (Dita e Zojës, Vangjelizmoi, Nevruzi), prandaj ka mundësi që të kenë zanafillë nga e njëja kremtë besëlashtë e pranverës.

Llazore quhen edhe vajzat që kremtojnë në këtë ditë. Ato shkonin nga lëmi në lëm nga shtëpia në shtëpi, si përshëndetëse të para këmbëmbara, uronin me këngë llazoresh dhe mblidhnin dhurata në secilën shtëpi: miell, gjalpë, misër, grurë, vezë etj.

Organizoheshin lodra me maska. Përzineshin gjarpërinjtë me rituale. Llazoret e bëjnë edhe një kukull dhe e marrin me vete gjatë vizitave në lëmenj e shtëpia.

Kjo kukull del e ngjashme me todoren e Mesdimnit dhe Dudulen e verës, pra është idhulli i kremtës.

Kangë Llazoresh në Bishan të Vlorës:

Shkoi Çela nëpër ne
As na jep një koqe ve
A të rruashin tre pendë qé
Sa lesh në tre desh
Aq bereqet të kesh
Sa lule në Tomorr
Aq dhen e dhi në oborr
Sa lule në qershi
Aq trima në shtëpi


Dy vajza llazore nga fshati Polenë, fotografuar në ditën e Llazoreve:

Llazoret Llazoret-polene-2017-scaled-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:13

Kjo ceremonia është një ritual pagan me përmbajtje fetare.

Përgatitja fillon ditë më pare ku të rinjtë mblidhen dhe ndajnë rolet në grup me emërtimet sipas rradhës me veshjet përkatëse:

Baba Shehu: Me kandillaf (kapele si e priftit po e bardhë) me çarcaf si pelerinë, bastun, borie.

Kapedani i parë: Me fustanellë, kamxhik, kamë.

Dhëndëri: Me fustanellë, kamzhik të bukur.

Nusja: Me rroba nusërie.

Kapedani i nuses: Me fustanellë, kamë, kobure.

Doktori: Me bluzë të bardhë, çantë, me syza.

Shejtani: Me rroba të zeza, maskë me bri në kokë, me borie.

Curculja: Vajzë, me kapele të gjatë në kokë me shirita të bukur (quhet çurcule)

Plaka: Me veshje të zeza, me shami në kokë, me furkë, me shportë.

Plaku: Me poture, mustaqe, kapele, në brez ka vënë zile e këmborë.

Përdoren maska pothuaj nga të gjithë.

Të shtunën herët nisen për në fshatin më të largët dhe në fund vijnë në fshatin e tyre. Derë më derë këndojnë këngët e zakonit.

Mirëmëngjesi – dita e gëzuar

Mirëse u gjemë- zotërinë tuaj

Urdhëroni që t’u thomi…

Tokun, Tomi krone roto

Jani (Vasil, Gole, Foto…) kanakari,

Qe nisur e stolisur….



Në fund u bien birbilave, borive, tundin zilet e këmborët. Të zotët u urojnë dhe i gostitin me vezë, karamele, para, arrë, fiq të thatë etj.


Kur të zotët e shtëpisë nuk japin gjë, këndojnë:

Foli dhria dhrisë,

Zonjës së shtëpisë.

Të na japë vezën,

Vezën e llazarëve,

Trima pashallarëve.



Nëse përsëri nuk u japin gjë, këndohet:

Ti kako, që s’na jep venë,

Të bëftë bufi folenë.

Në të katërta qoshetë

Pjesa fetare e këngës:


Moj të gjetë Pashkë e Madhe,

Pa qiri e pa lambadhe


Në fund, në sheshin e kishës së fshatit, zhvillohet festë e madhe më gjithë banorët mes këngësh e vallesh. Llazarët zhvishen dhe ndajnë mallin e grumbulluar në prani të njëri tjetrit

Llazoret LLazoret-Polene-2016-scaled
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:15

Llazoret Llazoret1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:15

nga Dr. Jonida Sela


Në mbrëmje, një natë përpara Llazoreve, ndërtohet ‘nuska’ e Llazoreve. ‘Nuska’ është një kukull prej lecke, formuar prej dy shkopinjsh të vendosur në formë kryqi, për të krijuar një formë solide, si një trup i vetëm dhe mbështillet nga disa lecka. Në kokë i vendoset edhe një shami dhe ‘nuska’ duket si një grua e vogël. Ajo quhet ‘Llazore’, ashtu si edhe riti i Llazoreve. Llazore quhet njëkohësisht edhe grupi i vajzave që dalin për të kolëndritur atë ditë. Llazoret trokasin nëpër dyet e shtëpive dhe këndojnë këngë rituale, ku mes lojrave të fjalëve apo urimeve për pjellori thonë: Nga na hyre nga na dole Lejle, lejle moj llazore,/ nëpër bahça fluturove,/ lejle, lejle moj llazore. Kjo këngë këndohet teksa kukulla e ‘Llazores’ mbahet në dorë nga nje vajzë dhe lëvizet në ajër duke krijuar idenë se po fluturon. Këtu Llazorja na shfaqet si një figure mitike, e aftë të fluturojë. Ndaj antropologët e hershëm kanë qenë gjithmonë në kërkim të një miti në brendësi të ritit. Nga të dhënat e mbledhura deri më sot, të përqendruara në zonën e Korçës, riti i Llazoreve ishte nje kujtim i larget, derisa mësuam se në Polenë vazhdojn të praktikojne ende. Nga rit i vajzave, ka kaluar në rit fëmijësh, praktikantet mbeten përsëri vajzat. Kukulla e ‘Llazores’ eshte zëvendësuar me një pellush. Ky rit kremtohet në një datë me Shën Llazarin, që është gjithmonë të shtunën, një javë përpara Pashkës. Polenakët duke qenë ortodoksë, orjentohen me kalendarin e këtij besimi. Përkatësia fetare nuk ka rëndësi për praktikantët. Pavaresisht se institucionet fetare janë munduar ta përfshijnë në ritet e tyre, ky rit në tëresinë e tij, ndan me Shën Llazarin vetëm datën e përbashkët. Gjithë brendia e ritit lidhet me besimet popullore dhe praktika ritualo-magjike për pjellori. Versione të këtij riti njihen dhe në Evropën Juglindore.

https://artkulture.al/hello-world/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:15

Shallazoret ishin karnavalet, të paktën kështu tregon mami im (dhe e ndjera, gjyshja ime) nga kujtimet e saj të fëmijërisë. Ortodoksët e Myzeqesë, vajzat visheshin me fystanë të gjatë, shami me xhufka, me jelekë me urupa, me lule ne duar dilnin nëpër shtëpitë e fqinjëve dhe këndonin me këmborë "Toli tomeli..." etj... dhe gratë, zonjat e shtëpive ju jepnin vezë, pala fiku, gurabie, lekë. Kjo traditë sot është e humbur.

nga:
Enkelejda Mami Gjergjit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:16

LLAZORET

[16]Llazorja është kelte, rrënjët e së cilës janë me origjinë pagane. Njihet edhe me emrin SAMIHIN – festë e të korrave. Pas një kohe, kjo festë u kristianizua, dhe u shënrrua në festën “DITA E TË GJITHË TË SHENJTËRVE”, dhe festohet me 31 tetor. Poashtu, njihet si Festa e një Trinie të Festave që shtrihet në dy data: 1 dhe 2 Nëntor. Këto data tregojnë Të vdekurit, Të Shenjtët dhe Martirët. Shumë festa të tilla nëpër botë, festohen me ceremoni të ndryshme si: Meshë, Vizitë në varreza, Ndezja e qirinjëve për të vdekurit etj. Karakteristikë e kësaj feste janë: Trokitjet në dyer të shtëpive, Veshka me rroba, Maska, Aktivitete të parapëlqyera për Halloëeen, Gdhendja e kungujve në fenerë, Rrengjet, Vizita e atraksione të nemuna ku jetojnë fantazmat, Rrëfimi i historive të ndryshme, Ndjekja e filmave horror etj. Njihet si Festa e Gjithë Shenjtërve,. Festohet me datë 31 tetor., që njihet ndryshe edhe si Festa e Trinisë. Zakonisht kjo festë, organizohet me datë 1 dhe 2 tetor, ku përkujtohen Të shejtët, Të vdekurit dhe Martirët e krishterë. Nëpër botë, në nderëtë kësaj feste organizohen Meshë, ndizen qirinjë në varret e të vdekurve, bëhen lutje etj. Vlen tëpërmendet që, këto Festa nuk kanë traditë vendase. Thjeshtë është komercializëm i pastër. Në traditën shqiptare, vend të veçantë kanë këto festime. [17]Nëse tek të krishterët, rast unik është ringjallja e Krishtit, në folklorin tonë, besohet ringjallja në forca të ndryshme natyrore. Poashtu, edhe folklori luan një rol të rëndësishën, sikurse edhe historia orale. Një histori e tillë na tregon kështu: Fëmijët të maskuar me shportë në duar, trokasin derë më derë, duke pyetur TRICK OR TREAT (Rreng ose Ëmbëlsirë). Të gjitha këto janë histori gojore popullore, në festën e Halloëeen. Këtë festë e gjithë bota e feston me datë 31 tetor. [18]Ndryshe Llazoret quhen KALIMERJA E LAXARIT. Është një motiv më shumë, dhe një element biblik që është përdorur në këngët popullore në Shqipëri. Të gjitha këto njiheshin në Greqi, Itali. Llazoret, janë ato festime, që në kalendarin e festave u njohën si KARNEVALEVE. Vlen të përmendet që kemi Festa për shpirtat, që karakterizon Halloëen, me kunguj e me maska. Janë karnevalet që janë të ngjashme me Llazoret. Por këto Festa nuk kanë të bëjnë asgjë mes vete, sepse janë në data të ndryshme dhe të caktuara në vetëvete, në kalendar . Është me rëndësi të thuhet që, në gadishullin Ballkanik, në kohën para Otomane, në kohën Otomane, dhe pas Otomane, Llazoret nuk janë festuar asnjëherë. Thjeshtë, nuk kishte traditë në festoheshin këto festa. Llazorja apo ringjallja e Shën Lazrit, kremtojnë shpirtat e të vdekurve.

Me maska dhe kostume që bën njerëzit mos të dalloheshin mes vete. [19]Më vonë, kjo festë u kristianizua. Llazoret festohet në dy data:

25 prill është Dita e Shën Lazrit (Sipas Krishtërimit Katolik), që këndohet edhe Kënga e Llazarit dhe 31 Tetor (nata e të vdekurve) dhe 1 Nëntor (Dita e të vdekurve).

[20]Llazoret janë festë apo kremte pranverore. Festohet në të dielën e parë të muajit prill. Ndryshe quhet edhe Festa e Luleve. Historikisht, LLAZORJA ishte festë me origjinë pagane, më vonë është huazuar nga Krshtërimi. Në përgjithësi, ritet e kësaj feste janë simotra mes paganizmit dhe krishtërimt, sepse ritet janë të gërshetuara njëra me tjetrën. Si rrjedhojë e kësaj ka marrë dhe emrin LLAZORE.Po me të njëjtin emër, quhen edhe vajzat që shkojnë në kremte nga lëma në lëme, nga shtëpia në shtëpi, si përshëndetëse kamba kambës etj. Karakteristikë e kësaj feste është mbledhja e dhuratave të ndryshme si miell, gjalpë, misër, grurë, vezë. Të gjitha këto dhurata, i ndanin mes vete, ose me organizatorët. Pas kësa, bëhet edhe një gosti për të gjithë. MOTI I MADH – është element historik dhe me rëndësi të madhe në trashëgiminë kulturore dhe Fetare Arbëreshe. Moti I Madh, pasqyron pasurinë tonë shumëshekullore dhe kulturore. Permes këtij riti, tregohen gëzimet e ndryshme familjare si: Lindja e femijeve, Martesa, Këngë dhe Valle. Kostumet (veshjet) kombëtare janë identifikimi më I mirë, më i drejtë që pasqyron Kulturën, Traditat, Vlerat, Cilësitë, identitetin tonë si popull mijëravjeçar. [21]Një rol të rëndësishën e kanë luajtur edhe letërsia arbëreshe, dhe zejet e ndryshme, që kanë dhënë një ngjyrim multikulturor në jetën njerezore. Origjinalitet i kësaj feste e kanë ruajtur me fanatizëm Arbëreshët e Italisë. 50 komunitete të arbëreshëve jetojnë në 7 komuna të gadishullit Italian si: Molise, Abruzzo, Campania, Puglia, Calabria, Sicilia etj. [22]Këngët popullore, legjendat, përrallat, proverbat, janë pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore arbëreshe. Të gjitha këto, përbëjnë një solidaritet etnik, në komuniteti arbëresh. Tash e 600 vite me rradhë, në këto pjesë arbërore, festohen të gjitha festat Fetare në përgjithësi, dhe llazorja në veçanti. [23]Në këtë festë, këndohen këngë të ringjalljes, (që I kushtohet ringjalljes së parë të Shën Lazrit), që janë të lidhura edhe me fillimin e vitit. Poashtu, këto këngë sot janë pjesë e liturgjisë kishtare, që këndohen në kohën e Pashkës, në festën e Rrëshajave, në festën e Shën Gjergjit. Përveç kësaj, Llazorja njihet edhe si festë e luleve.

Burimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:16

Llazoret, këngët e të ringjallurit të parë Shën Lazrit​
Akademik Shaban Sinani, paraqiti punën që ka bërë skuadra shqiptare për plotësimin e dosjes “Moti i madh”. Me një fashikull nga trashëgimia e ngjashme në Shqipëri, duke theksuar ciklet kryesore.

Si llazoret (këngët e të ringjallurit të parë Shën Lazrit), kullanat (dikur të lidhura me fillimin e vitit, sot kryesisht këngë të Pashkëve), evangjelizmoi (edhe këto këngë të ringjalljes), rrushajet (këngë të “ditës së luleve” – rosaliae diem), karnevalet, këngët e Shën Gjergjit etj.

Ka një simetri të plotë mes këtyre cikleve dhe atyre që janë mbledhur e dëshmohen edhe sot tek arbëreshët. Sinani theksoi se pjesa më e madhe e tyre janë desakralizuar dhe madje një pjesë janë kënduar edhe në skena, duke përfshirë periudhën komuniste, si këngë lodra apo ushtrime vjershërimi e kujtese.

On. Mario Brunetti, një figurë emblematike e botës arbëreshe, nismëtar i projektligjit italian që i njeh arbërishtes, theksoi se mbështetja e Akademisë së Shkencave është një dukuri e re shumë pozitive.

E përforcuar kjo, me mbështetjen administrative dhe diplomatike të shtetit shqiptar e të Kosovës, rrit besimin tonë që “Moti i Madh” të fitojë statusin që i takon si trashëgimi e njerëzimit. Dhe ky është një nga rastet që kultura e pakicës rrit vlerat e asaj të shumicës.

Në konferencë ishin të pranishme dhe përshëndetën Meri Kumbe, zëvendësministre e kulturës; Anila Bitri, ambasadore e Shqipërisë në Itali; Lendita Haxhitasim, ambasadore e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:18

Kulaçi arbëresh, (cugliaccio) është një nga elementet e përfshirë në kandidaturën e Motit të Madh, riteve dhe trashëgimisë arbëreshe për në UNESCO.​


Por cila është karakteristikë e tij?​


Cugliaccio (në arbërisht Kulaç) është një ëmbëlsirë tipike e traditës gastronomike arbëreshe të San Costantino Albanese.

Që nga shekulli i 16-të, përgatitja e kësaj buke ka qenë e lidhur me dasma dhe festat e Pashkëve.

Dhe karakterizohet nga një simbolikë e fortë fetare, e cila vepron në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kultures Arbëreshè.

Llazoret Kuli-1-696x446

E pasur me vezë, ajo përgatitet me përbërës të thjeshtë (miell gruri i butë, bollgur i bluar, vaj, sallo, maja natyrore, maja birre dhe kopër e egër).

Bëhet për të përmirësuar jetën dhe Ringjalljen. Duke kujtuar shpërndarjen tradicionale të vezëve të ziera të ngjyrosura, gjatë së Dielës së Pashkëve.

Ishte e ndaluar të hahej vezë, ushqim me origjinë shtazore

Në Mesjetë, në fakt, ishte e ndaluar të hahej vezë, ushqim me origjinë shtazore. Gjatë kërkesave shumë të rrepta të agjërimit të Kreshmës.

Vezët e pjekura nga pulat në ato gjashtë javë duhej të hidheshin shpejt.
Kështu që ato u bekuan në kishë gjatë meshës së të Dielës së Pashkëve dhe më pas u dhuruan.
Të konfirmuara, për miqtë dhe të afërmit, si një dëshirë për pjellori.

kulaci-arberseh2.jpg
Me rastin e dasmave, Kulac përgatitet dhe paketohet nga të afërmit e dhëndrit, të enjten para dasmës.

E cila në San Costantino Albanese drejtohet me ritin Greko-Bizantin. Në këtë rast ajo ka një brumë rrethor, me një ndërthurje që formon katër krahë.
Që dëshiron të përfaqësojë pazgjidhshmërinë e martesës.

Sipërfaqja e saj dekorohet me simbole të bëra me brumë: një fole, dy zogj dhe dy gjarpërinj.

Foleja, në qendër të tortës, përfaqëson familjen e re dhe shtëpinë e saj. Vezët në të janë gjithmonë të çuditshme, si një shenjë e fatit të mirë dhe pjellorisë.

Zogjtë fillimisht përfaqësojnë vjehrrat; nga ana tjetër, gjarpërinjtë përshkruajnë bashkëshortët, të cilët me keqardhje shikojnë prindërit e lënë.
Më vonë, zogjtë shndërrohen në çift të ri dhe gjarpërinjtë përfaqësojnë të keqen.

Sipas traditës, duhet të përgatiten dy “cugliaccio” për secilën ceremoni. Njëra e zbukuruar dhe tjetra e thjeshtë.

E thjeshta vihej nën tjetrën, meqenëse gjatë meshës, e dekoruara ofrohej nga prifti, pasi ishte lagur me verë.
Dhe i jepej fillimisht nuses dhe më pas dhëndrit, si shenjë e përkatësisë së ndërsjellë.

Gërshetat e kulaçit


Ajo e kulaçit, siç e shohim, nuk është thjesht një recetë e kuzhinës. Por një simbolikë dhe përfaqësim i botës arbëreshe, e cila tregon një histori dhe shënon një ndryshim.

Ky rit i kalimit ka të bëjë me ndryshimin që, me kremtimin e martesës, do të ndodhë brenda bashkësisë së vogël. Fqinjësisë, familjeve të përfshira dhe veçanërisht jetën e bashkëshortëve.

Por mbi të gjitha “cugliaccio” është paraqitja e ndryshimit brenda jetës së dy të rinjve./Diaspora Shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret EmptySun 07 May 2023, 01:19

Po nxjerrim esencën e kremtës nga ajo që mblodhëm deri këtu:

- Kremta e Llazoreve i kushtohet një hyjneshe, pra entitet femëror. Kjo shihet së pari në faktin që kukulla ose idhulli i kremtës mban emër femëror Llazorja. Së dyti kjo vlen edhe për kremtën që ka emrin femëror, në shumë, Llazoret. Emri i shenjtorit kristian Lazërit është asimiluar në emër të hyjneshës. Së treti pjesëmarrëset kryesore, më aktive janë vajza.

- Kremta ka një idhull të vetin, ngjashëm si kremtat tjera besëlashta. Idhulli është qendra, fokusi i një kremte. Është përfaqësues material i hyjnisë a hyjneshës për të cilën mbahet kremta. Në buzëm kemi drurin e buzmit, në mesdimër kemi Todoren apo Logetën, në kremtën e dordolecave kemi Ronën, Dudulen apo Dordolecin, etj.

- Kremta ka një procesionn në trajtë karnavalesh, me maska.

- Kremta u kushtohet luleve, që shihet tek emri "E diela e Luleve". Ky element është vendor sepse nuk e kanë popujt tjerë.

- Vajzat, marrin bukën dhe ushqimet nëpër shtëpi edhe i dërgojnë t'i hanë nëpër lëmenj. Ky ritual rikthen plotninë në burimin e saj si shenjë falënderimi.

- Ngjashëm si në Ditën e Pranverës edhe këtu dëbohen gjapërinjtë me zile, këmborë, teneqe etj. duke kërcitur sa më shumë. Nga këtu rrjedh ideja se mund të ketë qenë në zanafillë e njëjta kremtë me Pranverën, por më vonë e përvetësuar nga Kisha, mbeti e ndarë si kremtë më vete.

- Fakti që arbëreshët e quajnë Moti i Madh e përforcon mendimin se kemi të bëjmë me një kremtë të madhe, që d.m.th. njëra nga tetë kremtet e radhitura nga Rrok Zojzi, dhe kjo mund të jetë vetëm Pranvera.

- Kulaçi ritual ashtu siç e bëjnë arbëreshët, është gatesa tradicionale e kësaj kremte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Llazoret Empty
MesazhTitulli: Re: Llazoret   Llazoret Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Llazoret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Kremtet besëlashta-
Kërce tek: