FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Objektivat e forumit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1182
Join date : 17/03/2013

Objektivat e forumit Empty
MesazhTitulli: Objektivat e forumit   Objektivat e forumit EmptySat 19 Jul 2014, 12:08

Forumi Besëlashtë Shqiptar është forumi i parë pagan i shqiptarëve në internet (pagan në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, religjioz). Ky forum është për fenë tonë Besa e Lashtë apo Besëlashta dhe për komunitetin tonë besëlashtë.

Tek dega e parë ka thjesht gjëra të jetës së përditshme si biseda, shoqërime, njoftime, përshëndetje etj. Por këtu përmbushet një objektiv mjaft i rëndësishëm, që ne besëlashtët të shoqërohemi mes vete, dhe të mbajmë të fortë komunitetin tonë.

Në degën e dytë, Besa e Lashtë, studiohet feja pellazge me gjithë degët e ndryshme të saj. Këtu nuk është qëllim primar as të ruhet folklori, as të studiohen gjërat nga ana shkencore si historianë, etnologë ose antropologë, e as të merremi me gjëra “paranormale”. Qëllimi primar është studimi teologjik i dogmave të fesë pellazgjike dhe derivateve të saj. Për një pasqyrë të qartë se çka mund të përfshihet në fenë pellazgjike dhe se çka do të studiohet:
1) Fetë tradicionale ( ilire, thrake, dake, pellazgo-jugore)
2) Fetë filozofike (Platonizmi, Pitagorjanizmi)
3) Fetë e mistereve, si p.sh. orfike, të Dionisit, Zalmoksit, Kabirëve, Eleusinës, Kalorësve, etj
4) Mitologjia e paganizmi shqiptar i mbijetuar nga paraardhësit, dhe i krijuar më vonë
5) Mbetje të fesë pellazgjike nëpër fe tjera sidomos në krishterim dhe bektashizëm.
6) Ideja e Shqiptarisë, nga koha e Rilindjes

Dega e tretë “Tokat tona” është ekspansioniste për kah karakteri dhe ideologjia, ashtu siç pret nga ne Lartmadhëria e Tij, Zeusi . Ato janë tokat tona të humbura gjatë luftërave kundër forcave të errëta, dhe tani dita ditës po mbushen me shqiptarë, falë Perëndive, dhe së shpejti do të jenë sërish tonat. Ndarja është bërë në rajone gjeopolitike, për nevoja praktike. Çka do të shkruhet në degën e tretë? Lajme nga rajoni përkatës, histori e rajonit përkatës, prezenca e shqiptarëve dhe veprimtaria e shqiptarëve në atë rajon, në të kaluarën dhe tash.

Dega e katërt është për shqiptarët në Mërgatë (Diasporë), dhe shërben për lajme të ndryshme nga mërgata, dh shoqërim mes vete.

Degët tjera shërbejnë për gjëra më të rëndësishme në jetën tonë të përditshme, ku shkëmbejmë lajme, përvoja etj. si psh. nga Natyra, Kultura, Kuzhina, Edukimi fizik, Argëtimi, etj.

Në nënforumin anglisht, promovohet feja jonë Besëlashta në gjuhën angleze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1182
Join date : 17/03/2013

Objektivat e forumit Empty
MesazhTitulli: Re: Objektivat e forumit   Objektivat e forumit EmptySat 25 Mar 2023, 21:22

Përditësim:

Në Forumin Besëlashtë Shqiptar janë hapur nënforume të ndryshme sipas tematikave të ndryshme që trajtojnë:
Besa e Lashtë - trajton besimin pagan iliro-shqiptar
Adhurime - të gjitha llojet e veprimeve rituale, për lindjen e fëmiut, për martesë, ritet e vdekjes, lutjet, blatimet e kafshëve, etj.
Kulte - të gjitha kultet si ato të natyrës, të familjes, kombit etj.
Vende të shenjta - të gjitha vendet e shenjta pagane nëpër trojet shqiptare, nëse ka ndonjë në fshatin a qytetin tuaj, futuni në forum dhe postojeni
Mite - mitet. mitologjia e lashtë, dhe ajo e sotme, legjenda të ndryshme, kuptimi i tyre, poenta morale
Besarë - llojet e priftërinjve besëlashtë, si orakuj, sibylla, pirftërinj,. priftëresha, shtriga, shtriganë, ganecë, tenecë, stenecë, klerikë të lashtë e modernë etj
Dituni mistike - misticizmi besëlashtë, dituri të ndryshme që na dalin nga ky misticizëm
Urtësi - thjesht filozofia e kahershme, filozofí klasike, filozofí shqiptare
Doktrinë - doktrinë fetare e besëlashtëve, ideologji, filozofi e natyrës
Logjikë - llojet e ndryshme të logjikës, logjika formale, nocionet, gjykimet, konkluzionet
Etikë - shkenca mbi moralin, bazat e saj, si ta ndajmë të mirën nga e keqja
Estetikë - estetika besëlashtë, ideali i së bukurës, si të bëjmë diçka të bukur, hjeshia që shihet dhe hjeshia e ideve
Psikologji - shkenca mbi mendjen, inteligjencën, emocionet, gjumin, andrrat etj.; psikologjia nga këndvështrimi i interesit tonë si besëlashtë
Gatimi besëlashtë - kuzhina iliro-thrake, kuzhina shqiptare minus ndikimet e huaja nga lindja e perëndimi, gatesat për kremte besëlashtë si kullanat apo kolendrat, ballakumet, flijat, etj.
Bulki - bujqësia, metodat, teknikat; ndani përvojat tuaja; bujqësia ilire-thrake, bujqësia tradicionale shqiptare; mbjellja në lartësi (kacavarëse, fasule etj.), mbjellja biointensive, mbjellja ekologjike, etj. Farat shqiptare të bimëve, racat shqiptare të kafshëve.
Zeje - zeje shqiptare, zeje të lashta ilire,
Arkitekturë - ndërtimet tona tradicionale, kështjella, faltore, shtëpi, puse të ujit, mullinj etj.
Arte të bukura - vizatimi, thyezimi, shtatoret, etj.
Gjuhë e gjuhësi - gjuha standarde besëlashtë, studimi praktik i shqipes për nevojat e komunitetit tonë
Krijimtaria gojore - krijimtaria poetike si kangë të motmotit, të dasmës, legjendare, kreshnike, historike, dhe prozë si përralla, legjenda, përrallëza (p.sh. të Ezopit), anekdota, etj.
Muzikë besëlashtë - ritëm, melodi, valle tradicionale, veglat muzikore të lashta, përgatitja dhe planifikimi i muzikës për kremtet besëlashta
Kremtet besëlashta - pamje nga kremtet tona, përgatitja e kremteve, studimi i tyre etj.
Maskim - maska të kremteve, ngjyrosje e fytyrës, tatuazhe iliro-shqiptare, modele flokësh, modele mjekrrash, stoli të ndryshme me model ilir-arbnor
Veshmbathje - veshmbathjet burimore iliro-shqiptare, veshjet fetare të besëlashtëve
Higjienë - koncepti i pastërtisë, mjetet e pastrimit, mënyrat e pastrimit, etika e higjienës, hyjnitë e pastrimit
Drejtësia - bazat e së drejtës tonë, dallimi i saj nga e drejta romake,- islamike etj. Çka është e drejtë e çka jo?
Ligji i Maleve - gjithçka mbi kanunet, të drejtën zakonore
Dituni shoqnie - sociologjia në tërësi, por në kandvështrimin e interesit besëlashtë
Familja - familja besëlashtë, rregullat, idealet,
Pedagogjia - mënyra e arsimimit të fëmijëve e të të rinjve besëlashtë, qëndrimi ynë ndaj shkollës
Fiset shqiptare - fiset shqiptare kudo, në veri jug, në gadishullin tonë, në Itali, në mërgatë, gjenealogjitë e tyre, rregullimi i brendshëm dhe veçanti tjera
Atdheu Pellazgjik - të reja ng Atdheu Pellazgjik
Mërgata shqiptare - të reja nga Mërgata shqiptare
Antropologji fizike & gjenetikë & demografi - raca shqiptare, gjenetika, haplogrupet, grupet e gjakut, pigmentet, shtimi i popullësisë shqiptare, problemi i hemorragjisë demografike
Bimësi - bimët në trojet shqiptare një për një
Frymorë - kafshët në trojet shqiptare një për një
Gjelbërim - nënforumi mbi ambientalizmin, ekologjinë,
Mjekësia besëlashtë - mjekësai e lashtë ilire, mjekësai popullore shqiptare, mjekësia alternative,
Dheshkronjë - gjeografi e trojeve shqiptare,
Çashtje historike - Çashtje që diksutohen brenda kornizave të historisë, që zgjojnë interes për neve si besëlashtë
Urrlajt - kështu quheshin të parët tanë, në kohëra shumët vjetra, madje para ilirëve
Ilirjanët - historia e periudhës ilire
Arbnorët - historia mesjetare, kur populli ynë njihej me emrin arbnor
Shqiptarët - historia moderne e popullit tonë nga pashallëqet e tutje deri më sot
Politikë - politika jonë, studimi i politikës nga prizme të ndryshme,
Ekonomi - politikat ekonomike, paraja, inflacioni, papunësia, etj.
Përpikni - shkencat ekzakte: matematikë, gjeometri, fizikë, astronomi
Inxhenjeria - zbatim i njohunive matematike e fizike në praktikë, ndërtim i makinave, rrugëve, hekurudhave,
Kimi - alkimia, kimia popullore, biokimia, kimi praktike
Gjimnastikë & Atletikë - ushtrime për nxehje dhe formim trupi, ushtrime standarde,
Lojna popullore - lojna me të cilat të parët taë argëtoheshin, si loja kapuças, kaladibrançe, etj.
Lojna dimnore - skijim, saja, e lojna tjera të stinës së dimnit
Bjeshkatari - hiking, shëtitje nëpër bjeshkë, vende të mira, përgatitje, pamje nga hikingu
Çiklizëm - përgatitje për ekspedita çiklizmi, pamje nga ekspeditat tona, njohuni për biçikletat, mënyra e mirëmbajtjes etj.
Lojna ujore - noti, shytja, etj.
Lojna me top - tenis, golf, top-kambë
Lojna luftarake - mundje, grushtim, shkelmim, skermë
Arti ushtarak - strategjia, taktikat, armatimi, luftërat, arti ushtarak i Skenderbeut
Humor - skeqe besëlashta,
Lojna mendore & kompjuterike - shahu, letrat, cic-mici, zaret etj.
Shllime - në shqip, shllim d.m.th. ide. Ky nënforum shërben për postimin e temave që i përkasin domenit të imagjinatësm, hipotezave, por edhe artit që nuk lështë besëlashtë, por që e shohim të arsyeshme t'a postojmë.
Albanian Pagan Forum in English - shkrime tonat në anglisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Objektivat e forumit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqnia jonë-
Kërce tek: