FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Optimizmi dhe pesimizmi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 836
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Optimizmi dhe pesimizmi Empty
MesazhTitulli: Optimizmi dhe pesimizmi   Optimizmi dhe pesimizmi EmptyWed 12 Apr 2023, 21:07

Optimizmi âsht primje për me i shikue gjanat nga ana e mirë, qëndrim me plot gjallni e gëzim për jetën, dhe me besim në të ardhmen.
E kundërta, pesimizmi, âsht vështrim i zymtë i jetës, a i një çashtje të caktueme, bindje ose primje për me e pa vetëm të keqen dhe humbjen.

Me gjithë që në shikim të parë duke diçka e mirë, optimizmi ka vlerë në vetëm dy lloj rrethanash.

Rrethana e parë âsht ajo kur njeriu nuk ka zgjidhje tjetër, pasi e kundërta, pra pesimizmi, do ta sillte thjesht vdekjen apo humbjen. Kështu optimizmi do të kishte vlerë me rastin e vaksinimeve të detyrueshme, kur njerëzit kanë humbun shpresën se mund të gjejnë punë diku tjetër e të vazhdojnë jetën e rregullt; optimizmi u vlen ushtarëve të rrethuar nga armiku kur nuk kanë asnjë shpresë tjetër. Natyrisht ky lloj optimizmi vlen duke shpresue në gjânë e duhun, në fitore e mbijetesë.

Rrethana e dytë kur vlen optimizmi âsht ajo kur një veprim i caktuem mundet me sjellë fitore ose një përfundim tjetër të dëshiruem. Vendime të këtilla në jetë merren bie fjala në rast investimi në treg.

Optimizmi âsht i damshëm kur nuk mbështetet në njohuni të sakta, në dituni paraprake etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Optimizmi dhe pesimizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Urtësi-
Kërce tek: