Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: VAJTIMI I AJKUNËS Mon 03 Apr 2023, 19:41 | |
| VAJTIMI I AJKUNËS Drita a dale e drite s’po ban, ka le dielli e nuk po nxeh: ça ka ba Gjeto Basho Muji; Djalin n’dhe Muji e ka shti… A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet; -Mujo, djalin ç’ma ka gjete? N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?… Qyqe vetem rrugen paska marre, kane zane vend yjt’ vajin me e ndie!
Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha, atehere nana hanen ka mallkue: -T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane, qe s’ma çove ate nate nji fjale, n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale
bashke me hy n’nji varr me djale!… Kur ka shkue te varri i djalit, ka pa ahin treqind vjec, ahi ishte rrema-rrema, nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin
Mire po pshtetet per dege t’ahit pikon loti mbi varr te djalit Kane lane kangen zogjte e malit, kane lane kangen me veshtrue! -Po a s’e din se kush ka ardhe,
qe nuk cohesh per m’u fale, more i miri i nanes-o? Amanet, o more bir, dil nji here ksi burgut t’erret, fol me nanen qe t’ka rrite
s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!… More Omer i nanes-o; A thue gjokun me ta prue? Dil nji here per me lodrue bjer nder gurra me u freskue
kerko majat bashke me zana se ty varrin ta ruen nana, mori i miri i nanes-o!… | |
|