Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: MUJI VRET PAUN HARAMBASHIN Mon 03 Apr 2023, 19:42 | |
| MUJI VRET PAUN HARAMBASHIN Herët çohet Paun Harambashi e shtrëngojke at'gjokun e zi mirë ia vjerreke topuzin n'telqi duel për dere, bjeshkën e ka msy Trimijë berre ai në bjeshkë po i qet
tridhetë qenë ai prapa po jua ngjet i ka marrë me to tridhetë çobanë edhe i merrka plot tridhetë sejmenë nji çardak për vete p'e mbaron bjeshkve dhentë sa mirë po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngranë mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron! digjo ç'bani Paun Harambashi -Pse nuk çohem, - tha, - me u veshë e me u mbathë me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke at’Mujin e zatet n’mujsha pushke hajnisht une me ia dhane ia la vetes, po, edhe nji nam Veshet shpejt Pauni u shtrengua per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane shume ish’ qene Pauni trim me nam Si vetima te kroni po shkon fsheke vracin ne pyllin e zi edhe vet n’zhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua pritke shkjaku Mujin per me shkua Ngjoni shkoke aty c’ka asht mbarua tridhete cika ne kambe ishin cua shkuen te kroni t’shkretat uje me marre
c’po u prijke Ajkuna e Bardhe I lane fjalet te kroni po shkojne me e mbushe kanatata po fillojne dhe kanatat sa plot i kane mbushe Duel Pauni bash sikur arushe
Shih Pauni cikave u bertet me kamxhik ka nise e po i prek permbi tesha gjakun po jau qet bash si kingjat po i fillon perpjet te cardaku horri po i qet
Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe ish hajvani, po, si shpend i bardhe Prej zhavarri Pauni kish dale edhe plakut gjokun ia kish ndale e rrxoi plakun, krej e ka llomite
i ra cizme e ia then brinjte e la plakun, gjokun ia kish marr Shih, nji leter Pauni mbaroi n’Jutbine Mujit letren, po, ia coi po ne leter Pauni c’po thote?
-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte! Nam te madh dynjaja per ty ban nuk ka krajl haraci qe ta pa Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane
pa travnine une ty po t’i lshoj gjane A s’te vjen marre, o Muje - i kish thane Sa tue qeshe ai Muji qenka cua po i bertet asaj te lumes grua -Kafe t’zeze e duhan me m’gatua
Cohet Muji kadale asht shtrengua e p’e merrke at’gjokun e bardhe e i hipi Muji atit ne shale Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre sa p’e rrehke, po, fushen me kambe
sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame te cardaku ushtima po shkon Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane - Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam kurre per t’kthjellet nuk kam ndie gjame!
-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane – tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe – Kah cardaku gjokun Muji e con i dripi gjokut e pushim p’e ban ish zhegite e gjoksin p’e zbulon
Prej cardakut Pauni shikon nis Ajkunes ai e i ka thane: -Qysh m’u vesh Muji n’ngiq t’zi?- Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti? – Shih sa gaz Ajkuna ka perpi
-Po t’rrejne syte, Paun, e s’je kah di Baci Muje s’asht vesh n’ngiq te zi asht i leshtun gjoksit bytevi asht i leshtun ne gjoks e ne krah si asllani qe del neper mal
A ia sheh, Paun, vetlla e mustake? Shihja syte, Paun, si i jane pergjake! -Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane – Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq Kollaj asht, - tha, - cika me grabite
Kollaj asht – tha, - pleq ne llom me qite Del mejdanin me nda me kreshnike! A po cohesh mejdanin ta ndajme? – i tha Muji e hipi n’gjok te bardhe - Ndiqem prapa, Paun! – I kish thane
Nisi gjokun lendines Muji me ike shih, permbas Pauni ia ka nise Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe? Si shpend me krahe vrapin e kish marre Kur e ngjoi Pauni me gjilit
ishte gjoku sa fort i shperdhite n’te dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike
fort p’e gjuejke Muji me gjilit bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite po kish ndeshe gjiliti ne celik Qatehere trimat shpatat i kane qite qafa-qafa atllaret kane afrua
t’madhe Muji sa iu ka gerrmua - Sjell perpara, Paun, c’je tmerrua?!- Shume i djathte kish qene, po, Muji vete me shpate shpaten sa mire po ia prêt! Jane thye shpatat edhe jane coptua
prej atllareve t’dy n’lendin jane gjua gjoks per gjoks, po trimat jane zatete tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe prishe e kane ate mejdanin krejt thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
N’kokerr t’shpines Muji e ka gjua e lendines zharg shkaun p’e ngrehka me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka Kshtu m’kane thane, atje une nuk jam kane s’asht cudi, se trimat gjithcka bajne. | |
|