Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: OMERI I RI Mon 03 Apr 2023, 19:44 | |
| OMERI I RI Lum e lum per t’lumin Zot Nu’jeme kane e zoti na ka dhane Kur ish’kane nji plak i mocem Mashkull n’voter s’i ka mbete Nji baloz n’mejdan po i del
Edhe ‘i leter po m’i a con Letren plaku po m’a kndon E me lot ai po e loton: -Sot nji jave n’mejdan me m’dale Ka qite cika e i paska thane:
-Pash nji zot, babe, qi t’ka dhane Shka asht letra, qi po e kndon E me lot fort po e loton? -Le, mori cike, ty zoti t’ruejte! Rrezikzi kishem qillue
C’se kam le mos me gezue Mue balozi m’lype mdjdan Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene) Nuk po muj me dale n’bejleg (dyluftim) Ka qite cika e i paksa thane:
-Aspak, babe, ti dert mos ki kur t’dale drita, ajo dalte e bardhe ke m’u vesh, babe, ke m’u mbathe per me ra n’Agaj t’Jutbines Agajt s’t’lane jo me u korite
Kur ka dale drita, dalte e bardhe Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe Per Jutbine heret asht fillue Tridhet Age m’kuvend m’i ka bashkue Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin)
Mue balozi m’lype n’mejdan M’lype n’bejleg me te me u pre Pash’i zot, Agaj, u ka thene Un jam plak e tash jam mbete Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole
As me sy nuk po e shikojne Shum-e paret plaku po jau njehe Nuk ndigjojne me i preke me dore Shpejt ne kambe plaku kenka cue I ka hipe gjokut e a fillue
Ne shpi t’vet kur paska shkue Ka nise cika e po e pevete -Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete? -Bet ne zotin, cike! Si m’ka dhane S’ndigjoi kush paret me i preke
S’ndigjoi kush mejdanin me m’a hjeke -Hajt, bre babe, hic me u ngushtue Per baloz sot m’ke djale mue E s’t’la, babe, un ty me shkue -Le, bre cike, ty zoti t’ruejte!
Sot dy jave nuse vijne me t’marre Po n’mejdan si ke me dale Po n’mejdan si ke me shkue Kryet balozi me t’a shkurtue Dy here marrja mue me m’mlue
Plak pleqnije me u shnjerzue? Po shtrengohem e po shkoj vete: Nuk baj dam edhe me mbete Hic bre cika vesh nuk kish’ marre Shpejt ne kambe ajo kenka cue
Mire ashte veshe edhe shterngue Tu berberi na paksa shkue Sikur djale kryet e ka rrue Sikur djale n’ftyre me t’u duke S’ka mujte baba i vet me u ndale
Ka nise plakur atehre me e sue (mesue) -Permjete drumeit, cike , tuj shkue Burri m’drum te ka qillue Kur te shkojsh n’at katund me ra Aty asht sheher i madh
Njajo kulla, qi asht ma e bardhe E tri katesh bojen e ka E burrit t’yt ajo ka qillue Rueju n’dere, pra, mos me i shkue! M’i ka hipe gjogut ne shpine
T’madhe gjogut i a ka dhane dorin Kur ka ra n’at katundin e ri C’po shikjon cika me turbi M’a ka vu doren ne ball Nate tuj erre, dielli tuj ra
Bet ne zotin cika qi ka ba N’be t’zotit si ish’ betue N’konak burrit per me i shkue I a ule gjogut , burrit i bje n’dere I thrret t’madhe e i trokate nji here
Dikush gjegje e jashte ka dale: -Kush je ti – thote – more djale? -Mysafir a don me t’ardhe? -Ti hoshgjelden – te i ka thane n’podrum gjogun i a ka cue
kan hi n’ode e kan pushue i a pjeke kafen me sheqer i a ka dhena e ne dore e merr kah te pin po e vndon oroe (po e ve re) ne fyt kafen i a shef ka i rrqet
sa fort djali si asht ngushtue paj te nana – tha – paska shkue ka qite nanes Alia e i paska thane: -Bet ne zotin, mori nane Mysafiri, qi na ka ardhe
Paj per seri m’a ka lkuren e bardhe Kah e pin kafen n’fyt i a kam pa Shoqi i tij kurre nder ne s’ka ra Shka i ka thene baxhija e shkrete -N’mos bre femen, bir, do t’jete?
Epja fyellin a thue po i bjen Epja i’ here lahuten n’dore Qitni strugen e unaza lodroni! Mire kan hanger e mire kan’ pi M’a pvete djalin prej kah je
Po m’i thote: Omeri i ri I a ka dhane fyellin n’dore: Mjaft bukur po m’i bjen Shpejt m’i luen gishtat e dores Mire m’ia shjtejn frymen e gojes
I a ka dhane lahuten n’dore: Mjaft bukur po m’i bjen E ma mire me kange po e ndjeke Kan qite strugen e kan lodrue Tri here djalin e paska cue
Sa fort djali qi ashte ngushtue Shpejt te nana – tha – paska shkue Ka nise nanes – tha – me i diftue: Tri here kapuca qi m’ka cue E lahutes mire i ka ra
Edhe fyellit si ma mire nuk ka Probatin – nane , po e xa Sa mire nanan a kujtue Ka marre djalin e m’aka sue: - Hajtni n’ode t’dy per me shtrue
Po n’kjofte femen ka m’u diftue Gjume ne sy nuk ka me i shkue Te dy n’odre kan shkue me ra T’mira teshat m’i kan gjete Se shkoi nata cika kishte fjete. | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: OMERI I RI Mon 03 Apr 2023, 19:44 | |
| Edhe djali tuj na ruejte Po hic cika s’kishte luejte Kur ka ague tha drita e bardhe Tha – te nana djali kishte dale: -Bet ne zotin – tha – mori nanae
Si ka ra njashtu ka ndjehe Ka qite nana e i ka thane: -N’meshteri me dale n’dugaje Me na ble fyellin prej pirinxhit Me na marre furken e praruet
N’dere te dyja me i a vndue Ne kjofte femen mos m’u kujtue Ajo furken ka me shikjue Sa shpejt djali qi a nise N’meshteri – tha – kenka shkue
Fyell e furke - tha – i ka marre Fyell e furke mire i ka pague Ka marre rrugen e asht fillue N’der t’odes Omerit i a paska vndue Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe
Paj ne dere – tha – kah ki’ pa’ dale Shtjelm bre furkes i paska ra M’a kap fyellin n’at dore t’bardhe Kurrsi ciken pisk s’po e xane Kan pi kafen me sheqer
Fjala fjalen mire po e qet Kqyr Alia shka i ka thane; -Probatin, Omer, me t’xane Bet ne zotin Omeri i ka ba -Sot n’merak ty nuk po t’la
Ktij balozit do t’i dal n’mejdan Zoti e din si kam m’u da Per ne kjofte rrezik me m’pre Edhe kryet mue me ma trete Marak ti per mue pse me mbete?
Paj ne kjofte nafake per me pshtue Ksajt kah shpija kam me u diftue Atehere Alia – tha – e la me shkue I ka dhane doren e cika asht fillue Ne shpine te gjogut si i ka ra
I a ka dhane t’madhe dorin Aty mire si ka pushue Ka lute zotin me i ndihmue -Zoti t’vrafte, Omer, - i paska thane – Qi t’ka lane Muja ktu me ardhe
Kenke i ri un sot me t’carte S’tutet burri – tha baloz, me fjale Cili shoqin po e ndjek ma pare? Te dy n’gjoga jane zatete Ik ti djale, balozi te i ka thane
Edhe mprapa ciken poma ndjeke Se sa vrap gjogat m’i kane lshue Se sa rebtas m’topuz kenkan gjue Sa fort cika i a ka ruejte Shpte per shpte atehre kenkan dredhe
Te dy shpatat – tha si i kan ndeshe E balozit dy copesh po kputet Nj’atehere cika shpate po i bjen Dekun n’toke kjo po m’a qet M’i zdrype, gjogut , mbi te kcen
Kurrsi kryet s’po mund i a merr Kaq per serei t’madh qi e kish ‘ pase Athere gjogut m’i bertet” Hajt bre, gjog, zoti ty t’vrafte! N’qerrazhi po due me t’shite
E qymyr me bajte me ty N’mnere qymyrin gjogu e pat N’stom te lugut n’dy gjujt ra: Sa n’tdy gjujt gjogu ka pushue Ngjat balozit cika asht shtrengue
E ka mrrote (e permblodhi) e n’shpine e ka vdue Ka marre rrugen – tha – per me kthye Ka marre rrugen n’shpi me shkeu Bash te i shoqei – tha kish ‘ pushue Qeft po bajne – tha – tu kendue e tuj pi
M’kan shtrue buke edhe jane ngi Kan marre lojne me lodrue Ka nise drita me ague Asht ba gadi cika me u fillue Don Alia – tha – per me e ndalue
-Ku po don, Omer me shkue- Probatina na sot pa u vllaznue? Bet ne zotin – Omeri i paska thane – Kurrnji pare me vedi nuk e kam Besen e zotit – tha me t’a dhane
Se sot nji jave ne darsem kam me t’ardhe Se sot nji jave ne darsem kem m’u pa Probatina atehre na kem m’u ba Njatehere Alia i ka besue Asht fillue cika e n’shpi ka shkue
M’i ka dale plaku – tha – ne dere M’asht gezue baba – tha – nji here Tane Jutbinen – tha – e ka bashkue Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue
‘I qind darzmore Alia i paska cue Mire fejtaret fejve (fyejve) po m’u bijne Mire kalorsit gjogave , po m’u rrijne Kangataret s’po pushojne nji here Pushke tuj qite, dajre tuj ba
Ne konak Alis i paskan ra Njimi vte darzmore bashkue m’i ka Mire me hanger – tha – u kish gatue Rreth e rrotull Alia tuj shikjue Kurrkund porben – tha me sy s’po e shef
Kurrrkund proben – tha nder shok nuk e ndan -Ndalje kangen – tha dajre mos me ba Se’i probatin – tha – mue m’paska deke Sot nji jave tu un – tha – mik m’ka fjete Besen e zotit ai mue m’a ka dhane
N’kjosha gjalle pa t’gzue s’due me t’lane Nder darzmore mue t’parin ke me m’pase Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet Se as me shoqin kurrkush ma s’po flet Shka po i thot nusja vjerres s’vet
-Me m’a thirre Alin ne dere N’dere te odes Alia paska dale I a ka thane nusja nj’a dy tri fjale I a ka thene nusja e i ka ba be N’dac Ali me m’vra e me m’pre
Mik sot nji jave ktu mue m’ke pase -Hajt ty hajrin per me t’a pa! N’ode te miqt Alia paska shkue; -Nisni pijen, shoke, nisni me kndue; Probatini tek m’ka ardhe mue
Kshtu m’kan thane, se atje nuk jam kane. | |
|