- Për ambëlsues nuk ka nevojë. As për sheqer jo. Në gatimin besëlashtë për me i gatue ambëlsinat përdoren ose mjalta ose langu i rrushit, herë herë edhe pemët e zieme ose të thata. Vetë natyra e ka krijuar bletën si diçka të rrallë, poashtu edhe mjalti si prodhim i saj ka qenë dhe mbetet i rrallë. Sheqeri asht një produkt modern me të cilin njeriu nuk asht mësue. Ne nuk kemi evolvue me sheqerin industrial. Duke qenë i huaj për trupin e njeriut, sheqeri shkakton sëm,undjet ma të randa të shekullit tonë si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe gjakut, diabetin etj.
- Vaji industrial bimor (lulediell, kikirik, etj.) poashtu asht i damshëm, e sidomos vaji i palmës. Ivetmi vaj bimor i shëndetshëm asht vaji i ullinit. Vajrat mund të zavendësohen ose me vaj ullini ose me gjalp (tlyen) të bagëtive. Tlyeni nuk ka pse të përdoret shumë, mjafton për me i lye enët e pjekjes kur duem me pjekun diçka.
- Soja nuk duhet me u përdorun. Bimët e familjes së sojës, janë një zavendësim i mirë, mbasi që edhe janë përdorun nga ilirët që në kohnat e lashta.
- Konservansët janë të panevojshëm. Besëlashtët përdorin mënyra tradicionale të ruajtjes së ushqimit: mbajtja në të ftohtë, fermentimi, thamja etj.
- Ngjyruesit - shërbejnë vetëm për interesat financiare të industrialistëve, të cilët me ngjyrues stolisin ushqimet e ndyta, që të na duken ma të shijshme. Në gatimet e shtëpisë nuk ka nevojë për ngjyrues, sepse përderisa i gatuajmë vetë, ne e dimë se çka po hamë.
- Mishnat e përpunum në mënyrë industriale si sallami, pashteta industriale, janë ushqime "mbeturinë". Besëlashtët ruajnë dhe përpunojnë mishin vetëm në mënyrat tradicionale siç janë sallami i shtëpisë (kole, llukanik apo suxhuk), pashteta e shtëpisë, mishi i thatë, etj.
- Pijet e gazueme, janë helme të vërteta. Janë të mbushuna me sheqer, acide helmuese jo-organike. Njeriu nuk ka nevojë as për të ashtuquejtunat pije energjike. Ne duhet të përdorim pijet tradicionale: uji i ftohtë i pusit, i kroit, ose uji i tharptë, shllina e laknave, dhalla (kos e ujë e krypë), kumështi, parabija siç quhej boza e ilirëve të lashtë, langu i rrushit të malit (boronicë), langu i limonit, etj. Këto pije na e rregullojnë sistemin e tretjes, na japin vitamina, na freskojnë gjatë verës dhe në asnjë rast nuk janë të damshme.
- Ushqimet e fritezës nuk duhet me u ngranë. Vaji stërpërdoret dhe grimcat e vogla të djeguna që tejkalojnë filtrat, mbrrijnë në barkun tonë dhe bahen burim kanceri. Besëlashtë parapëlqejnë ushqimet e zieme, p.sh. "mish e lakna",
- Akulloret poashtu nuk duhet me u përdorun. Ato nuk heqin etjen siç pritet por vetëm sa e shtojnë atë edhe ma shumë. Në vend të akulloreve duhet me u përdorun pijet tradicionale siç i përmendëm ma nalt.