Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 206 Join date : 23/04/2013 Age : 44 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Banja me avull Sat 25 Mar 2023, 19:53 | |
| Banjat me avull janë kthina që shërbejnë për m'u la e shpërla me avullin e nxehtë, me të cilin mbushet hapësina e brendshme. Zakonisht kanë një vend zjarrmi që njëkohësisht nxen dhomën dhe avullon ujin. Nga avulli dhe nxehtësia të pranishmit djersiten, dhe kështu dliren edhe brenda trupit duke nxjerrë toksinat e djersën, edhe jashtë mbi lëkurë. Të pranishmit mbajnë veshje minimale, sikur për bregdet. Banja me avull së pari herë përmendet nga Herodoti, në shekullin V p.e.s. kur flet për skythët. - Cito :
- They anoint and wash their heads; as for their bodies, they set up three poles leaning together to a point and cover these over with woollen mats; then, in the place so enclosed to the best of their power, they make a pit in the centre beneath the poles and the mats and throw red-hot stones into it… The Scythians then take the seed of this hemp and, creeping under the mats, they throw it on the red-hot stones; and, being so thrown, it smoulders and sends forth so much steam that no Greek vapour-bath could surpass it. The Scythians howl in their joy at the vapour-bath. This serves them instead of bathing, for they never wash their bodies with water.
(Histories, Book 4) Pra Herodoti nuk përmend përdorimin e ujit për me krijue avullin, por fakti se thotë që e përdorin për m'u la pasi këta nuk lahen me ujë, atëherë tregon që tenda të këtilla janë përdorun në radhë të parë për lamje. Gurët e skuqur poashtu përdoren nëpër banja tradicionale për të vluar ujin. Kanabisi do të jetë përdorur vetëm për të kaluar më mirë kohën dhe do të ketë qenë veçanti e skythëve, duke qenë se lamja në banjë mund të bëhet monotone për shkak të mungesës së aktivitetit. Popujt tjerë kanë përdorun mënyra tjera për me kalue kohën: romakët kremtonin, hanin, pinin, recitonin, këndonin e shoqnoheshin. Moslamja e trupit me ujë haset edhe te dardanët, çka na shtyn të dyshojmë se edhe këta kanë përdorun banja avulli për m'u pastrue. - Cito :
- I am informed that the Dardanians in Illyria wash but thrice in their whole life ; at Birth, at Marriage, and at Death.
ÆLIAN’s, Various History. Banjat ilire të avullit duhet të kenë dalë nga përdorimi duke u zëvendësuar me thermet romake e më pas pjesa e mbetur është zëvendësuar me hamamet turke, ndërsa në vitin 1700 Vatikani ndalon përdorimin e tyre për shkak të akuzave se po e përhapin sifilizin. Nga aty mbijetojnë vetëm në Finlandë ku njihen si sauna dhe në Rusi ku njihen si banja. Pikërisht sauna finlandeze u përhap në kohët moderne, duke mbizotnue me emnin e saj. _________________ PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
| |
|