FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prodhimi tradicional i sapunit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1205
Join date : 17/03/2013

Prodhimi tradicional i sapunit Empty
MesazhTitulli: Prodhimi tradicional i sapunit   Prodhimi tradicional i sapunit EmptyThu 23 Mar 2023, 12:22

Sapuni ma i vjetër i përdorun nndër shqiptarë ka qenë huma. Huma âsht një lloj argjile e cila shkumëzon dhe lan sendet njësoj sikurse sapunat e prodhuem nga njeriu.

Më vonë me shtimin e kërkesave, âsht prodhue sapuni nga finja dhe vajnat. Finja bahet prej hinit të drunit.

Në prodhimin artizanal si bazë përdoret finja, tretësira e KOH që del nga tretja e hirit në ujë, ose NaOH (sodë kaustike) e blerë.

Hapat e prodhimit të sapunit në shtëpi:


Kujdes! Gjatë prodhimit të sapunit duhet të ruajmë lëkurën, sytë, sepse finja është GËRRYESE, DJEG. Nëse bëhemi pisë me finjë duhet të shpëlahemi menjëherë me ujë, dhe mundësisht me uthull (kjo neutralizon bazën).

Enët e rekomanduara për përgatitjen e sapunit janë prej materiali që nuk gërryhet si psh. xhami, çeliku, enameli, guri, qeramikë.

Përgatitja e finjës: përdoret hi i pastër, pa blozë. Që hiri të jetë sa më i bardhë drutë digjen në zjarr të fortë. Hiri i pemëve me fara të zhveshura (pa lule) si pishat, bredhat, dëllinjat, selvitë nuk është i përshtatshëm për të bërë finjë, sepse ka rrëshirë. Për çdo 2 pjesë hi përdorim ~1 pjesë ujë. Ky raport është orientues, fortësia e finjës do të provohet gjithsesi përpara përdorimit dhe mund ti shtohet ujë ose ti hiqet sipas nevojës. Sa hi na duhet për të bërë sapun? Shumë receta të vjetra përmendin një raport 36 litra hi për 2 kg dhjam.

Marrim një vazo lulesh qeramike me vrimë në fund, apo një ene plastike/barrele druri dhe i bëjmë një vrimë në fund ose anash afër fundit.

Në fund të vazos vendosim një shtresë zhavorri. Mbi këtë vendosim një shtresë kashte apo gjethe pishe. Zhavorri dhe kashta pengojnë daljen e hirit bashkë me finjën. Mbi këtë shtresë ngjeshim hirin e ftohur. Sipërfaqen e hirit e bëjmë me pak pjerrësi drejt qendrës që drejtimi i ujit të ndihmohet drejt qendrës. Lëmë ~5-10 cm hapësirë të lirë në kovë për ujin që do hedhim.
E vendosim vazon mbi mbështetje, poshtë vazos vëmë një enë ku do të rrjedhë finja.

Uji për bërjen e finjës nuk duhet të jetë i fortë (me përqëndrim të lartë kripërash). Uji i shiut është më i miri, se nuk ka minerale dhe klor. Në mungesë të tij, përdorim ujë burimi oligomineral. Në mungesë të tij përdorim ujë të zakonshëm (ujë lumi, pusi) por këtë e provojmë për fortësinë përpara përdorimit, duke shkumosur një sapun në të. Nëse sapuni shkumos mirë, uji është i mirë. Nëse sapuni shkumos me vështirësi, i shtojmë ujit pak sodë buke, e tresim sodën dhe bëjmë prapë testin e shkumës, këtë test mund ta përsërisim derisa sapuni të shkumosë mirë.

E nxehim ujin deri në zierje dhe e derdhim në vazon me hi. Finja pas ca kohësh do fillojë të rrjedhë dalëngadalë nga fundi i vazos. Dalja e gjithë finjës mund të kërkojë orë deri në ditë.

Si ta kuptojmë se finja është e fortësisë së duhur për ta përdorur për prodhimin e sapunit?

Mënyra e parë: Marrim një pendë pule a rose dhe e fusim në finjë. Nëse penda fillon të shkrijë finja është e fortë sa duhet.

Mënyra e dytë: Marrim një vezë të freskët, të pagatuar dhe e zhysim në finjë. Nëse zhytet plotësisht, finja nuk është e fortë sa duhet, prandaj ajo duhet forcuar. Për këtë e ziejmë që të avullojë ose e kalojmë finjën përsëri në hi.

Nëse veza pluskon dhe del me një ovale me gjatësi 2-3 cm sipër ujit, atëhere finja është e fortësisë së duhur.

Nëse veza pluskon pothuaj plotësisht mbi ujë, atëhere finja është shumë e fortë dhe duhet ti hedhim pak ujë dhe ta bëjmë prapë provën e vezës.

Finja mund të lihet të thahet në diell, e tharë ruhet më mirë.

Për ta pastruar më tej dhjamin, i shtojmë ujë, e vëmë të ziejë, pastaj e lëmë në vend të freskët që të ngrijë prapë. Dhjami i ngrirë ri sipër ujit, e heqim nga uji dhe i heqim papastërtitë që mund të ketë.

3. Raporti finjë: yndyrë:

Meqë sapuni prodhohet nga reaksioni i yndyrës me finjën, raporti i këtyre duhet të jetë i tillë që të mos mbetet finjë apo yndyrë e pasaponifikuar. Sapuni me finjë të lirë djeg lëkurën, kurse ai me yndyrë të lirë prishet më shpejt.

Sot prodhuesit e sapunit në shtëpi masin saktësisht në peshë sasinë e yndyrës, të sodës kaustike apo potasit kaustik dhe të ujit që do të përdorin, duke i llogaritur sasitë me formula të gatshme.

Qëllimi i këtij artikulli është të tregojë si prodhohet sapuni me mjete të thjeshta, prandaj po supozoj që nuk kemi peshore dhe nuk e dimë saktësisht çfarë përqëndrimi ka finja (por me provën e vezës e dimë se ka përqëndrim të mjaftueshëm për të saponifikuar yndyrën). Raporti i duhur yndyrë-finjë ndryshon në varësi të llojit të yndyrës së përdorur dhe fortësisë së finjës së lëngshme (fortësia e finjës varet nga lloji i drurit, nga raporti ujë-hi, mënyra e prodhimit etj.). Raporti i përafërt është: 3 pjesë yndyrë përzihen me 1 pjesë finjë, në peshë. Raporti rregullohet gjatë prodhimit të sapunit nëse vihet re se mbetet finjë ose yndyrë e lirë.

Saponifikimi:

Kur finja përzihet me yndyrën ndodh saponifikimi. Temperatura e përzierjes mbahet në 38 oC-100 oC derisa të ndodhë saponifikimi.

Kur përzierja bëhet në temperaturë të ulët (38-48 oC), pas saponifikimit fillestar sapuni lihet të thahet disa javë, kohë gjatë së cilës saponifikimi vazhdon. Kur përzierja finjë-yndyrë bëhet në temperaturë zierjeje, saponifikimi ndodh i plotë gjatë zierjes dhe nuk ka nevojë për tharje disa javëshe.

Ngadalë, me curril, derdhim finjën e ngrohur në yndyrën e lëngët të ngrohur, duke trazuar me lëvizje të shpejta në formë 8. Gjithmonë hedhim finjën tek yndyra dhe jo yndyrën tek finja. Për sasi të mëdha sapuni mirë është të jenë 2 njerëz dhe sasitë e finjës dhe të vajit shtohen pjesë-pjesë gjatë përzierjes.

Finja dhe yndyra përzihen derisa përzierja të bëhet viskoze, të trashet si puding

Sasia e finjës dhe yndyrës rregullohet gjatë trashjes: nëse pas trashjes mbi përzierje formohet një shtresë yndyre apo në prekje duket e yndyrshme atëhere duhet të hedhim më shumë finjë; nëse përzierja nuk trashet atëhere duhet të hedhim më shumë yndyrë. Për sapunët e trupit ka rëndësi që të mos mbetet finjë e pasaponifikuar sepse kjo e djeg lëkurën.

Përzierja merr trashësinë e mjaltit të lëngshëm apo pudingut kur është gati. Nëse kur kalojmë një lugë nëpër përzierje, luga lë gjurmë për disa sekonda atëhere sapuni është gati; ose kur lëshojmë pika mbi përzierje dhe këto mbeten sipër përzierjes për disa sekonda atëhere sapuni është gati për kallëp. Koha e trashjes varet nga temperatura, lagështia e dhomës dhe shpejtësia e trazimit. Nëse trashja nuk ndodh 15 minutat e para atëhere trazojmë 15 minutat e para, pastaj trazojmë për 5 minuta çdo 15 minuta.

Sapuni i bërë me finjë hiri del më i butë se sapuni industrial që bëhet me sodë kaustike, prandaj ka qenë zakon që pas saponifikimit i shtohej kripë, nën efektin e kripës sapuni precipitonte nga uji, uji derdhej. Për të forcuar sapunin e bërë me finjë shtohet gjysëm luge gjelle kripë për çdo ½ kg yndyrë

Përfundimin e saponifikimit mund ta përcaktojmë dhe duke e shijuar përzierjen/sapunin me majën e gjuhës: nëse ka finjë të pasaponifikuar gjuha na djeg. Disa e krahasojnë me djegjen që ndjejmë kur prekim me gjuhë polin e një baterie 9 voltshe. Nëse nuk jemi të sigurtë nëse na djeg apo jo atëhere mund të shijojmë një sapun të blerë dhe sapunin që kemi bërë vetë, dhe ti krahasojmë. Sapuni i bërë vetë nuk duhet të djegë më shumë se sapuni i blerë.

Kur sapuni prodhohet në temperaturë të ulët provën e shijes e bëjmë pasi e lëmë disa javë të thahet (saponifikimi vazhdon gjatë tharjes).

5. Pasi sapuni është trashur mund ti shtojmë ngjyruesa, bimë aromatike, mjekësore. Pas kësaj e derdhim sapunin në kallëp. E lyejmë kallëpin me yndyrë përpara derdhjes së sapunit që ky të hiqet lehtë nga kallëpi.

Si kallëp mund të përdoret çdo enë, kuti, kontenier që nuk është prej kallaji, alumini, bakri, tefloni sepse reagojnë me finjën.
E mbulojmë kallëpin me batanije që të qëndrojë ngrohtë dhe të vazhdojë saponifikimi. E lëmë të rrijë 1-3 ditë.

Pasi 1-3 ditëve e nxjerrim sapunin nga kallëpi. Gjatë kësaj kohe sapuni është forcuar, saponifikimi ka vazhduar. E presim sapunin me thikë në madhësinë e dëshiruar.
Copat e sapunit i lëmë në një vend të freskët, të errët, të thatë për 3-6 javë që të thahen.

Prodhimi tradicional i sapunit Sapun


Probleme në prodhimin e sapunit

Përzierja finjë-yndyrë nuk trashet: Kjo mund të vijë për shkak se: temperatura është e ulët, përzierja është shumë e ngadaltë, ose raporti finjë-yndyrë nuk është i duhuri .

Përzierja është me kokrriza. Temperatura ka qenë shumë e lartë, ose shumë e ulët, ose përzierja nuk ka qenë e shpejtë dhe e njëtrajtshme sa duhet.

Në sapun formohen njolla të verdha:

Kur sapuni ka yndyrë të lirë të pasaponifikuar (sepse kemi përdorur më shumë seç duhet apo nuk kemi trazuar mjaftueshëm) kjo yndyrë me kalimin e kohë acidifikohet dhe në sapun duken njolla yndyre.

Gjithashtu sapuni ka yndyrë të pasaponifikuar kur në fërkim me dorën lë yndyrë. Për të korrigjuar gabimin e grijmë sapunin, e shkrijmë në pak ujë, i shtojmë finjë dhe e trazojmë derisa yndyra të saponifikohet.

Sapuni ka finjë të pasaponifikuar:

Ose në kallëpin ku është sapuni krijohet lëng, ose në sipërfaqe të tij ka kristale të ndritshme finje. Kjo tregon se ka finjë të pasaponifikuar, sepse nuk kemi trazuar mirë, gjatë ose kemi hedhur shumë finjë. Njësoj si në rastin kur ka shumë yndyrë, gabimi rregullohet duke e ribërë sapunin: e grijmë, e shkrijmw në pak ujë, i shtojmë yndyrë dhe e trazojmë derisa finja të saponifikohet.

Sapuni thyhet kur hiqet nga kallëpi ose kur pritet. Mund të kemi shtuar shumë aditivë të thatë (bimë mjekësore psh.), ose mund ta kemi trazuar më gjatë seç duhet pasi është trashur.

Sapuni ka një shtresë të hollë bardhësie në sipërfaqe. Sapuni ka reaguar me oksigjenin në ajër. Ky është vetëm problem estetik.

Sapuni ka bulëza ajri. Mund ta kemi trazuar shumë shpejt, ose shumë gjatë.

Sapuni është më transparent në qendër se anash: Kur saponifikimi ndodh në temperaturë të lartë sapuni kalon në një fazë që quhet xhelifikim, gjatë së cilës merr ngjyrë më transparente. Kur xhelifikimi ndodh vetëm në brendësi të sapunit, atëhere pjesa e brendshme e sapunit ka ngjyrë më transparente se ajo e jashtme. Ky është vetëm problem estetik.

burime

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Prodhimi tradicional i sapunit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushqimi Tradicional
» Prodhimi i qelqit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Higjiena-
Kërce tek: